
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës


Nuk e di, sa e vërtetë mund të jetë kjo gjë, por kur u pyet Hitleri, se cilët ishin për atë njerëzit më të këqinj, që kishte njohur në jetë, ai iu përgjigj lakonisht: “Njerëzit më të këqinj, që kam njohur, janë ata që më kanë ndihmuar mua për të pushtuar vendet e tyre”. Gjatë kësaj kohe kam lexuar shumë artikuj lidhur me periudhën e LANÇ-it, ku disa përpiqeshin ta ulnin reputacionin dhe famën e saj dhe ngjarjeve të saj historike dhe vinin në dyshim rëndësinë e saj për historiografinë tonë shqiptare. Pra, ata vinin në diskutim LANÇ-in dhe epopenë e saj të lavdishme. Kishte dhe disa të tjerë, që përmes fakteve tregonin realitetin e vërtetë të kësaj periudhe, të papranueshme për pjesën tjetër. Më bënë shumë përshtypje. Më duket, se këta kundërshtarë të kësaj periudhe kanë shpërdoruar në mënyrën më të keqe bojën dhe letrën. Seç m`u kujtua një aforizëm mjaft e goditur: “Sa më e madhe është gënjeshtra, aq më shumë njerëz e ndjekin pas atë”. Gjithsesi ata duhet të kujtojnë faktin shumë të rëndësishëm, që kjo luftë e rreshtoi Shqipërinë tone në anën e aleatëve dhe të boshtit të fitimtarëve dhe jo në krahun e bashkëpunëtorëve dhe kolaboracionistëve të nazifashistëve. Le të kujtojmë, se çfarë ndodhi në të famshmin Gjyqin e Nürnbergut, ku u ndalua me ligj ekzistenca e mëtejshme e partive fashiste, naziste dhe atyre kolaboracioniste, të cilat bënë kërdinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mendimet, që themi dhe shkruajmë. Kur po lexoja këto artikuj, po shikoja, se me sa pathos po e nxirrosnin këtë pjesë të lavdishme të historisë sonë, se me sa zell të paparë po i shtrembëronin faktet duke e nxjerrë Qemal Stafën si „vegël“ të italianëve. Pse? – Sepse ai paskësh botuar vjersha në gazetën „Fashizmi“ apo se ai paskësh shkuar me studime në Italinë fashiste me lejen e qeverisë fashiste të Tiranës. Apo „Balli Kombëtar“ duhet ngritur në piedestal të luftës. Ku arrin vulgariteti dhe mediokriteti i këtyre „historianëve“ të veckël dhe meskin, që ndyjnë ujin e kristaltë dhe duan të mbulojnë diellin me shoshë? Si mund të thuash, që ata qindra e mijëra shqiptarë, që u ngritën në këmbë për të mbrojtur atdheun dhe familjet e tyre, ishin disa banda kriminelësh apo krahu ushtarak i PKSH-së. Kjo është historia e dhjetra e dhjetrave familjeve shqiptare, që u bashkuan dhe ndihmuan lëvizjen LANÇ apo edhe këto familje ishin pjesë e këtyre „bandave kriminale“. Apo edhe paraardhësit tanë, që luftuan gjatë luftës, edhe ata ishin pjesë e këtyre bandave kriminale? A ka ndonjë kufi marrëzia dhe çmenduria e njerëzve të papërgjegjshëm, që don të njollosë këtë faqe shumë të rëndësishme të historisë shqiptare? Si mund të thuash, që Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte një luftë civile apo një luftë vëllavrasëse?- TURP, TURP, TURP. A u bashkëpunuan forcat e Ballit të Hysni Lepenicës dhe Skënder Muços me „kriminelët komunistë“ në betejën e Gjormit në janar të vitit 1943? A bashkëpunuan ballistët të drejtuar nga Abaz Kupi me „bandat kriminele“ (forcat partizane) në 4 – 5 gusht të vitit 1943 në Qaf – Shtamë kundër forcave italiane? Apo varja këtyre fakteve. Ka pasur edhe beteja të ndërmarra në mënyrë personale nga komandantët ballistë kundër italianëve, por gjithsesi kanë qënë raste sporadike, të cilat nuk mund të përgjithsojnë qëllimin e vërtetë të Ballit Kombëtar. Shkodranët kanë një shprehje të bukur: Këtyre njerëzve nuk iu vjen marre fare. Kjo është për të qarë dhe për të qeshur. A e njohin këta „historianë“ faktin e rëndësishëm historik, që tre ministrat e jashtëm të SHBA-së, BS-së dhe Britanisë së Madhe: Cordell Hull, Vjaçesllav Molotov dhe Antony Eden në dhjetor të vitit 1942 deklaruan, se e vlerësonin shumë rezistencën e armatosur të shqiptarëve dhe e njihnin pavarësinë kombëtare të Shqipërisë. Dokumentat arkivore nxjerrin në pah dhe në dritë bashkëpunimin e plotë dhe të vërtetë të Ballit Kombëtar me Shtabin Qëndror të Ushtrisë Italiane për të luftuar kundër LANÇ-it dhe komunistëve. Ka shumë dokumenta, që e vërtetojnë këtë bashkëpunim. Le të përmendim disa prej tyre të njohura dhe të panjohura në mediat e sotme shqiptare online dhe të shkruara. Në shkresën e komandës së milicisë fashiste drejtuar mëkëmbësit të mbretit me numër 129 /13 /6 të datës 16 janar 1943, krerët e Ballit Kombëtar i kishin siguruar autoritetet italiane, se gjithë qëllimi i veprimtarisë së tyre qe lufta dhe shkatërrimi totalisht i “komunistëve” dhe veçanërisht i “çetave komuniste” dhe „vendosja e qetësisë në mbretëri“. Të mos harrojmë „Protokollin e nderit“ apo Protokollin Dalmaco – Këlcyra të nënshkruar më 15 mars 1943 nga Ali Këlcyra e Nuredin Vlora, në emër të Komiteti Qëndror të Ballit Kombëtar dhe nga Lorenco Dalmaco në emër të komandës kryesore të trupave pushtuese italiane. „Me anë të tij Balli Kombëtar zotohej të siguronte, duke marrë çdo përgjegjësi, se «asnjë lëvizje kryengritëse me karakter të përgjithshëm nuk do të ngjajë në Shqipërinë Jugore…», të përdorte «gjithë ndikimin për të ndaluar sulmet dhe aktet e sabotimit që mund të kryheshin eventualisht nga elementë armiq»; të zhvillonte «propagandën e duhur për të ndaluar dezertimet e reja të ushtarakëve, për të inkurajuar rekrutime të reja në ushtri dhe për të siguruar që dezertorët të kthehen sa më shpejt ndër repartet operative». Apo edhe këtë duan ta mohojnë ballistët e sotëm. Të shumta janë dokumentat arkivore, që tregojnë bashkëpunimin haptazi të Ballit me fashistët italianë në zonën e Pogradecit, të Fierit, të Mallakastrës, etj. Në një nga dokumentat historikë italianë të marra nga Arkivi Shtetëror Italian dhe të botuar në veprën “Shënime për Shqipërinë, dokumente historike italiane nga prill-korrik 1943” të përgatitur nga Bejtullah Destani dhe Ethem Çeku theksohet fakti, që Balli Kombëtar ishte një organizatë me një program në thelb antikomunist dhe nacionalist dhe Balli mund të mbështetej dhe në tolerancën e heshtur të autoriteteve italiane të pushtimit. Aty theksohej gjithashtu, që propaganda nacionaliste e Ballit nuk binte ndesh me qëllimet e politikës italiane, ndërsa antikomunizmi i tij u shërbente shumë mirë interesave të pushtuesit. Kështu në këtë mënyrë autoritetet e pushtimit toleronin aktivitetin propagandues të Ali Këlcyrës, Safet Butkës, Abaz Ermenjit dhe eksponentëve të tjerë të Ballit (këta sipas italianëve ishin filoitalianë), për sa kohë që ai nuk binte ndesh me autoritetet italiane. (Vijon në numrin tjetër.)
Më të lexuarat


Të lumtë Albin Kurti !

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike
