BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Opinion / Editorial

LANÇ dhe çlirimi i plotë i Shqipërisë, epopeja më e ndritur e popullit shqiptar

LANÇ dhe çlirimi i plotë i Shqipërisë, epopeja

Tashmë është bërë traditë që me rastin e 28-29 nëntorit, festës së pavarësisë dhe asaj të çlirimit të vendit, krahas festimit që u bën populli këtyre ditëve të shënuara, nga ana tjetër fillojnë të mobilizohen nëpër podiumet gjithë sfungjer dhe tryezat e kristalta jo vetëm në “Mass media” dy kampe të mëdha me opinionistë të çakërdisur për të analizuar pikërisht këto dy ngjarje të mëdha me rëndësi të jashtëzakonshme, për historinë e kombit tonë. Disa prej tyre me pamje dhe qëndrime prej filozofësh, të cilët na paskan dekada që rrinë mendueshëm krijojë alibira të tilla saqë jo vetëm insinuojnë për I.Qemalin dhe pavarësinë e Shqipërisë, madje për tu bërë dhe më tërheqës me “çudirat e tyre” fillojnë dhe anatemojnë luftën e madhe Antifashiste e Nacional- Çlirimtare të popullit shqiptar. Natyrisht për të qenë më bindës ulërijnë duke çjerrë faqet e shkulur flokët para ekraneve se nuk na qenkësh 29 nëntori ditë e madhe e çlirimit, por data 28, se gjermani i fundit doli nga Shkodra pikërisht atë datë, duke mohuar kështu dhe dokumentet e vetë pushtuesve. Por kjo s’ka shumë rëndësi sepse dhe nëse nuk do të ishte data 29, mundet të ishte një datë tjetër.

Për të minimizuar rolin dhe udhëheqjen e PKSH-së në luftë, duke përfituar nga urrejtja që populli shqiptar ka pasur dhe ka ndaj shovinisteve (në rastin konkret atyre të Serbisë), këta krijojnë insinuata të tilla se që prej formimit të PKSH-se e gjithë veprimtarinë e saj dhe formacioneve partizane na paskan qenë të dirigjuara nga Titua. Mjeranët, harrojnë se pikërisht PKSH-ja gjatë gjithë rolit të saj drejtues në periudhën e luftës së madhe antifashiste, u ndesh dhëmbë për dhëmbë me tradhtinë titiste që po i bëhej idealit komunist. Natyrisht që në fillesat e para të marrëdhënieve ne besonim që me qenien në krye të LKJ (Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë) do të zhdukeshin një herë e përgjithmonë lakmitë shoviniste dhe armiqësitë shekullore sepse vëllazërimi i popujve është një ndër tiparet e komunizmit dhe ne shpresonim shumë, por ja që nuk ndodhi ashtu. Titoja, vazhdoi rrugën e krajlëve të arratisur, rrugë kjo e maskuar me frazeologji komuniste. Pikërisht, falsifikatorët dhe manipuluesit e historisë, armiqtë më të egër nën maskën e urrejtjes që kanë ndaj komunizmit bëjnë aleancë dhe me djallin, vetëm e vetëm për t’i dëshmuar botës se fatkeqësia e këtij kombi na paska qenë PKSH-ja dhe Enver Hoxha, qoftë ky si komandant i përgjithshëm ashtu dhe më vonë në krye të partisë për rindërtimin e vendit. Këtij kori anti-kombëtar, që është dirigjuar jo vetëm nga reaksioni i brendshëm dhe ai i jashtëm i janë bashkangjitur sot të gjitha organizatat e vjetra tradhtare të “Ballit Kombëtar” dhe “Legalitetit” duke u hequr si triumfatorë madje shkojnë deri në atë pikë sa të bardhën ta bëjnë të zezë. Tashmë kanë kaluar 76 vjet nga Çlirimi i Shqipërisë, por historia... duan apo nuk duan kolaboracionistët, duan apo s’duan anti-komunistët, duan apo s’duan demokratët apo dhe anti-demokratët. Ajo është e do të ngelet një histori e shkruar me gjakun e dëshmorëve të atdheut dhe të bijve e bijave tona partizane, të cilat me guxim e trimëri me një mision të qartë dhe me ideale të pastra, luftuan deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Lufta jonë Nacional- Çlirimtare e popullit shqiptar e udhëhequr nga PKSH-ja dhe komandanti i saj Enver Hoxha, është e njohur nga aleatët e mëdhenj të koalicionit antifashist si Anglia, Amerika dhe vet URSS, luftë kjo ,e cila kaloi nëpër shtigjet e sakrificave të mëdha të popullit tonë. Populli shqiptar gjatë kësaj periudhe historike të lavdishme, ”votën” ja dhe çlirimtares dhe jo atyre organizatave të cilat kur ne sapo u pushtuam, ata rendën me vrap t’i dhuronin “Kurorën e Skënderbeut”, mbretit të Italisë. Pati shërbëtorë si Shevqet Verlaci, që udhëtonin me makinë bulevardeve të Tiranës, por pati dhe Vasil Laç që shtiu me kobure kundër Perandorisë, pati Mujo Ulqinakër , Vojo Kushë, Misto Mame, Kajo Karafil, Margaritë Tutulani e Bule Naipi, etj, sikurse pati dhe Ali Këlcyrë, Mithat Frashër, Rrem Bajraktarë e Abaz Kupër, etj, të cilët e mbushën kupën me tradhtitë e tyre pa anë e pa fund u lidhen kryekëput me fashizmin dhe nazizmin. Lufta e madhe Antifashiste Nacional Çlirimtare e radhiti popullin tonë në kahun e duhur të popujve përparimtare të atyre popujve që dolën fitimtarë mbi armikun dhe ky popull e derdhi gjakun me okë duke rënë për lirinë e tij e për të mos vdekur kurrë 28 mijë dëshmorë bijtë e tij më të mirë. Shtrohet pyetja përse tonin e luftës nuk mundi t’ia jepte “Balli” i Mithat Frashërit që Rama e rehabilitoi apo dhe “Legaliteti” i Abaz Kupit? A nuk ishin dhe këta shqiptarë të cilët u betuan se do e luftonin armikun? Po dhe këta u betuan dhe ishin shqiptarë, por ishin të tillë që e ndanë fjalën nga vepra. Atdhetar jo komunist ishte Myslim Peza, i tillë ishte dhe Haxhi Lleshi në çetën e Dibrës, apo dhe Riza Kodheli i cili me luftën dhe shembullin e tij u bë frymëzim mobilizimi për krahinën e Skraparit, por këta atdhetarë edhe pse vinin dhe kishin dalë nga dyer të mëdha nuk ju bashkuan atyre dyerve që u hapën për interesa te fashizmit. Nuk është aspak i rastësishëm qëndrimi i ballistëve dhe lidhja e tyre me fashizmin, po kështu dhe qëndrimi i legalistëve. Legalistët në fakt e urrenin Duçen, sepse ky u “turpëroi” mbretin i cili edhe pse ishte betuar se ... “kishte me mbath opejgat e me dal në mal me luftu” kundër armikut. Ai de facto mbathi këpucët lustra fine dhe u arratis së bashku me oborrtarët e tij dhe suitën që e shoqëronte me floririn e vjedhur. Në pikën e luftës kundër fashizmit “legalistët” deri në një farë kohe e mbështetën luftën të paktën me fjalë, por kur ata e panë se lufta Nacional-Çlirimtare e partizanëve, jo që nuk do i linte të paprekura pronat dhe bajraqet e tyre; por për më tepër Këshilli i luftës Nacional-Çlirimtare e ndaloi përfundimisht ardhjen e mbretit Zog në Shqipëri si person i cili në ditët më të errëta të pushtimit e tradhtoi popullin e vet. Fenomeni i zhvillimit të situatës luftarake prej vitit 1939 e deri në ditën e çlirimit më 29 nëntor 1944 ,tregoi qartazi dhe pa as më të voglën mëdyshje se kjo luftë e cila filloi me formacionet me te vogla të çetave partizane erdhi gradualisht duke u zgjeruar në të gjithë territorin shqiptar dhe kaloi nga formacionet më të vogla në ato më të zgjeruara duke kaluar në batalione dhe brigada partizane, teksa “Balli i Kombit” sa vinte dhe e humbiste privilegjin e “Baballarëve” për dy arsye: Arsyeja kryesore ishte se masa e gjerë e popullit kërkonte lirinë e vërtetë me luftë kundër okupatorit dhe se në përfundim të kësaj lufte partizanët kishin premtuar jo vetëm lirinë, pavarësinë dhe çlirimin e vendit nga okupatori, por dhe një Shqipëri të lirë e demokratike dhe që formën e regjimit do ta vendoste vet populli. Këto mesazhe ishin dhënë qysh në Konferencën e Pezës në shtator të vitit 1942, ku Partia Komuniste e cila mori përsipër peshën e fateve të atdheut vendosi frontin e gjerë të këshillave nacional- çlirimtare të dala nga gjiri i popullit. Thirrja që të bashkohej i gjithë populli në një front të vetëm (pa dallim feje, krahine,ideje), e të luftohej armiku ishte njëkohësisht dhe thirrje e fuqive aleate, thirrje kjo qe ju bashkuan shumë popuj të Evropës dhe më gjerë. Këtë gjë “Balli s’mund ta bënte dot sepse ai u lidh direkt me fashizmin (kujtojmë këtu Protokollin Dalmazzo-Këlcyra) sikurse dhe qarkoren e Mithat Frashërit në tetor të vitit 1943 i cili udhëzonte strukturat e ballit të mos e prisnin ushtrinë naziste me luftë... deri në një urdhër të dytë, urdhër ky që asnjëherë nuk doli prej ballistëve.

Arsye tjetër po kaq e rëndësishme ishte fakti se ballistët në shumë operacione luftimi qe organizonin njësitë gjermane u bënë palë me pushtuesin. Janë aq të panumërta tradhtitë e tyre, sa që habia më e madhe është se si arriti E.Rama të rehabilitonte një krye tradhtar i cili ja mbathi bashkë me makinat e gjermanit. Masakra të tilla si pjesëmarrja në reprezalje ndaj popullsisë si në Vranisht të Vlorës, në Hekal të Mallakastrës , rreshtimi përkrah gjermaneve në operacionin e dimrit ( fundi i vitit 1943 dhe fillimi 1944) dhe atë të qershorit 1944, ishin e ngelen bashkëpunim nga më të turpshmit që në shekuj për ta nuk do të gjendet detersiv që ti lajë duart e zhytura në gjak. Le të nxjerrin libra e le të këndojnë himne e marshe është e drejta e tyre, por populli shqiptar e di mirë se ato ishin këngë pranë sofrave me pula dhe marshe përkrah okupatorëve. Regjimi aktual e ka humbur dinjitetin e të qenit shqiptar kryelartë dhe nën maskën e pajtimit kombëtar, për të fituar letrat kredenciale të Evropës dhe Amerikës hesht deri në pështirosje, teksa armiqtë kolaboracionistë janë hedhur në sulm frontal total njërës prej arritjeve më të mëdha të popullit shqiptar atë të Epopesë së Luftës Nacional-Çlirimtare dhe fitores mbi nazi-fashizmin dhe sikur të mos mjaftonte kjo, komandantët tanë të formacioneve luftarake, gjeneralët e luftës i akuzojnë si kriminelë. Dhe për të justifikuar praktikisht këtë vepër të turpshme, ata nuk ngurojnë tu ngrenë përmendore krimineleve si Mithat Frashëri, Ahmet Zogut duke përgatitur terrenin dhe për ish-banditë si Prek Cali, diversantë të tipit Hamit Matjani, Llesh Marashi disa priftërinjve katolikë si Pater Anton Harapi të cilët janë e do të ngelen njollë e zezë në historinë e këtij kombi. Luftën tonë e madhe antifashiste Nacional–Çlirimtare dhe ndarjen e qëllimshme që i bëjnë për ta shkëputur atë prej udhëheqjes së saj, janë jo vetëm orovajtje prej mjeranësh, por dhe një paturpësi e madhe, më saktë një tjetër tradhti që ngushëllon sadopak ata të reaksionit të brendshëm,i ambalazhuar ky në opinion... nën lëvozhgën e krimbur të demokracisë të shkapërthyer shqiptare. Por a do të mundin dot vallë? Kurrë se si jo, sepse është populli zemra pulsi dhe shpirti i tij i cili jo vetëm se di të vlerësojë aktet dhe veprimtarinë me rëndësi kombëtare te bijve te vet, por di dhe t’i ruajë ato në kujtesën e tij duke i trasmentuar ato brez-pas brezi. Kështu që në kuadrin e 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë tonë Kombëtare , (pavarësisht se atë de facto e kemi humbur) dhe në 76 vjetorin e Çlirimit të Atdheut nga okupatorët nazi-fashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre, të gjitha ato organizma përparimtare njerëz të mirë e të ndershëm të rinj e të reja punëtorë e fshatarë intelektualë e studentë përulen me respekt përpara këtyre dy veprave madhështore me karakter epokal të popullit shqiptar.

Rroftë e qoftë Pavarësia e vërtetë e Shqipërisë!

Lavdi Epopesë së Luftës Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar!

Rroftë 29 nëntori, dita e çlirimit nga okupatorët nazi-fashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre!