BREAKING NEWS

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90
x
BREAKING NEWS

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë
x
BREAKING NEWS

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria
x
BREAKING NEWS

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i
x
BREAKING NEWS

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën
x
BREAKING NEWS

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk
x
BREAKING NEWS

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë
x

Opinion / Editorial

Lapidarët e Shqipërisë

Lapidarët e Shqipërisë

Në periudhën e viteve 1945-1990 në historinë e Shqipërisë, u ngritën dhe morën jetë mjaft lapidarë në kujtim dhe në shenjë të heroizmit masiv të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore. Për t’u mbajtur e gjallë epopeja e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në çdo cep të Shqipërisë, ku ishin zhvilluar luftime, kryer beteja dhe rënë dëshmorë u ngritën lapidarë për të treguar historinë e heroizmin masiv dhe gjakun e derdhur në këtë luftë për çlirimin e Atdheut. Kështu në vitet e socilalizmit u bënë botime kushtuar monumentalizmit shqiptar në tërësi, dhe konkretisht u botuan “Përmendore të heroizmit shqiptar” në vitin 1973, të përgatitur nga KujtimBuza, Kleanth Dedi, Dhimitraq Trebicka, publikime të Valter Gjoni, “Gjurmime historike në parkun e madh të Tiranës” dhe të Bardhyl Ylli“Simbole të heroizmit në Skrapar”.Lapidarët përkujtojnë partizanë të rënë dhe beteja të zhvilluar gjatë viteve të luftës në Shqipëri kundër pushtuesit nazi-fashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Por gjenden dhe lapidarë që përkujtojnë betejat e Skënderbeut, të Rilindjes Kombëtare, të Kryengritjeve masive të viteve 1011-1912, të pavarësisë, të luftës me andratët grekë, të Luftës së Vlorës, Dibrës dhe Koplikut 1920, për të ardhur tek Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare. Libri “Lapidarët” në tre vëllime (“Albanian Lapidar Survey”) i Departamentit të Shqiponjave i botuar në 2014, ka si qëllim të ofrojë një pasqyrë fillestare e të përgjithshme të monumentalizmit shqiptar të periudhës 1945-1990.Vëllimi i parë i librit paraqet materiale dhe re?ektime mbi trashëgiminë monumentale të Shqipërisë gjatë periudhës 1945-1990. Përfshihen dy tekste nga Arkivi Shtetëror, artikull gazete i Kujtim Buzës dhe Kleanth Dedit i vitit 1970 dhe një kontribut nga Muharrem Xhafa, që japin kontekst historik të monumenteve në socializëm. Jepen dhe kontribute të historianëve të artit Gëzim Qëndro dhe Raino Isto, të historianëve Kostandinos Giakoumis dhe Chris Lockëood, që trajtojnë monumente të veçanta, si Varrezat e Dëshmorëve në Përmet dhe kompleksin skulpturor Shokët të Odhise Paskalit, Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë dhe lapidarin kushtuar Brigadës së Parë Sulmuese në Pishkash. Ndërsa gjeograf Mathias Bickert, sociologu Julian Bejko dhe gjuhëtari Ardian Vehbiu pasqyrojnë monumentet në kuadrin e peizazhit kulturore, prodhimin kulturor dhe aktet gjuhësore.Vëllimi i parë përfshin dhe një pasqyrë të përgjithshme të të gjitha monumenteve, të dokumentuara edhe në vëllimin e dytë dhe të tretë, si dhe një indeks të plotë të emrave, vendeve, datave dhe njësive ushtarake të bazuar në Historinë e Lufës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar.Vëllimi i dytë e i tretë përmbajnë fotograf të 651 vendndodhjeve, nga Dragobia në veri dhe deri në Konispoli në jug.

Lapidarë të harruar, të zhdukur dhe pa indentitet

Në vitet e socilaizmit mjaft lapidarë u planifkuan, u ndërtuan, u restauruan ose rinovuan. Në tërësi lapidarët janë një formë përfaqësuese e heroizmit shqiptar të ndërtuar gjatë viteve 1945-1990. Në vitet e socilaizmit tregohej kujdes për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre nga pushteti vendor si dhe ai qendror.Lapidartë ishin në gjendje të mirë, shkrimet të kuptueshme, të miratuar, si nga arqitektura e ndërtimit, territori që zinte, nga pozicioni që ishte vendosur, kishte gjelbërim dhe në shumë vende edhe ndriçim. Arkivat e shtetit shqiptar i kanë të gjitha planimetritë e tyre. Ndaj pushteti vendor duhet që t’i ketë pronë të tyre, dhe jo si në shumë raste lapidar të janë rrethuar dhe zhdukur gradualisht nga pronarë legjitim apo të rremë. Shembujt janë të shumtë në të gjithë Shqipërinë, por konkretisht në Tiranë, zhdukja e lapidarit të Mistom Mames, zvogëlimi i lapidarit në Pazarin e Ri, pak shenja kanë ngelur nga monumenti i Qemal Stafës, s’ka monument për Masakrën e 4 shkurtit 1944 në Tiranë, etj. Ndërsa po të marrim në analizë pllakatat që janë shenja të veprimtarisë luftarake të mjaft njësiteve dhe aksioneve të bëra kundër fashizmit, apo të shtëpive që strehuan dhe mbajtën ilegalët, janë drejt zhdukjes.Bashkitë dhe çdo njësi administrative, edhe pse e kanë me ligj ruajtjen dhe mirëmbajtjen e këtyre simboleve të luftës, tregojnë pak kujdes për vlerat dhe rëndësinë e kësaj historie. Është për të qarë dhe qeshur kur shkohet pranë tyre, dhe shkronjat janë të rëna apo nuk lexohen, dhe drejtuesit e tyre vendosin kurorë dhe nuk shikojnë që pllakat janë thyer dhe bari ka mbuluar vendin e mirëmbajtje nuk ka. Këtë vit janë përkujtuar mjaft ngjarje historike dhe 80 vjetorë të njësive dhe formacioneve luftarake, por dhe të dëshmorëve, por kur shkohet pranë lapidarëve gjendja është jo e mirë. Janë bërë përpjekje nga disa bashki dhe individë t’i ruajnë këto simbole, si në rastin e batalionit partizan “Misto Mame”, në Stegopull, ku lapidarit ju shtuan dhe emrat e dëshmorë të rënë, apo edhe t’i ngrenë nga fillimi si lapidari i batalionit partizan “Baba Abaz” në Kalivaç të Memaliajt, etj. Edhe pse në vijimësi janë bërë përpjekje për t’i ruajtur dhe mirëmbajtur lapidarët, përsëri arkivat ekzistuese tregojnë se nuk janë të plota, lapidarët nuk mbrohen me ligje dhe shumë prej tyre janë dëmtuar, shkatërruar, zhvendosur dhe zhdukur. Ndërsa për lapidarët e ndërtuar para vitit 1990, ata janë restauruar, rinovuar ose zhvendosur pas ndryshimit të regjimit. Pavarësisht se gjatë procesit të rinovuar ose zhvendosur ata kanë humbur formën e tyre origjinale ose u janë ndryshuar mbishkrimet, si për shembull në rastin e dëshmorëve të Lufës Antifashiste Nacionalçlirimtare që në disa vende cilësohen si “dëshmorë të rënë pas vitit 1939”.

Ka ligj, por nuk zbatohet

Në Shqipëri parlamenti shqiptar ka miratuar Ligj nr.109/2018 “Për Statusin e Dëshmorit të Atdheut”, ku organizata e dëshmorëve të atdheut, organet e pushtetit qendror e të njësive të vetëqeverisjes vendore, janë të ngarkuara të ndjekjen zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji. Po sa ndiqen këto detyrime? Në nderim të dëshmorëve të atdheut, me vendime të këshillit të qarkut/këshillit bashkiak/prefektit ose me urdhër të ministrit, brenda territoreve nën juridiksionin e tyre ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen, sipas përgjegjësisë përkatëse lapidare, pllaka përkujtimore, përmendore si dhe emërtohen mjedise e institucione publike, thuhet në ligj. Edhe për zhvendosje të përmendoreve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, si dhe e objekteve të tjera, që kanë lidhje me dëshmorët e atdheut, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur këtë e kërkojnë interesi publik dhe me vendim/urdhër të autoritetit që i ka ngritur ato. Por në shumë raste të ndodhura këto vitet e fundit, nga bashkitë apo autoritetet përkatëse ka ndodhur e kundërta, që nuk janë pyetur dhe kur u kërkohet shpjegime, thuhet kështu është vendosur. Në shumë raste edhe për heqjen e merit të shkollës dhe të rrugës që mbante të dëshmorit të Atdheut, familjarët dhe organizata e dëshmorëve nuk janë pyetur, po kështu dhe familjarët e tyre. Tashmë në këtë kohë organizata e dëshmorëve në vijimësi ka kërkuar që për zhvendosjen e përmendoreve, të lapidarëve, të pllakave përkujtimore, si dhe të objekteve të tjera, që kanë lidhje me dëshmorët e atdheut, të ngritura nga organe shtetërore, të cilat nuk ekzistojnë më, bëhet me vendim të këshillit bashkiak, në juridiksionin territorial të të cilit ndodhen këto objekte, ose me urdhër të ministrit, në rastet kur këto objekte ndodhen në pronat e paluajtshme në përgjegjësi administrimi të ministrisë përkatëse, të merret dhe mendimi i tyre. Në bazë të këtij ligji familjet e dëshmorëve të atdheut gëzojnë nderim e përkrahje të veçantë nga shteti, por shikohet se ato nuk përfillen, nuk ju krijohen kushte që për të afërmit e tyre të rënë për Atdhe, të tregohet kujdes dhe afrim nga bashkitë dhe personat e ngarkuar me këto probleme. Ligji thekson se shteti mbështet dhe nxit veprimtaritë e organizatave që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre dëshmorët e atdheut. Por në shumë raste organet e qeverisjes qendrore dhe vendore edhe pse e kanë për detyrë dhe ligj, nuk bashkëpunojnë me organizatat e dëshmorëve të atdheut për organizimin dhe zhvillimin e aktivitete në kuadër të festave kombëtare e vendore, si dhe të aktiviteteve që organizohen në kujtim të veprës së dëshmorëve të atdheut.Që ky problem të marrë jetë dhe të qartësohet mirë se organizata e dëshmorëve të Atdheut, duhet të vlerësohet dhe të çmohet në çdo ditë të veprimtarisë të saj dhe jo në rastet kur ka festa kombëtare dhe afrohet për të vendosur një kurorë, por ndjekje dhe mbështetje të veprimtarisë së saj në interes të kombit. Sikur bashkia e Tiranës dhe të gjitha bashkitë të tregojnë interes për këto vepra artistike të kohës socialiste, të ruheshin dhe të mirëmbaheshin, turistë dhe vizitorë të shumtë do t’i tërhiqte gjendja e bukur dhe me kulturë, ndriçimi, flamuri kombëtar, lulet rreth tyre, do të çmohej gjaku dhe kontributi i tyre, do të edukonim një rini që t’i nderonte dhe respektonte të rënë për Atdhe. Fatmirësisht pjesa më e madhe e lapidarëve kushtuar dëshmorëve dhe ngjarjeve historike gjenden pranë rrugëve kryesore të Atdheut. Kujdesi ndaj tyre sidomos në vitin 2024 që është dhe 80 vjetori i çlirimit të Atdheut, bashkitë në bashkëpunim me organizatën e dëshmorëve mund dhe duhet të tregojnë një kujdes të madhe për rregullimin dhe përmirësimin e tyre. Solla në fillin librin “Lapidari” në tre vëllime, për të parë gjendjen ku jemi dhe edukimin që i bëjmë brezit të ri, për ruajtjen dhe trasmentimin e këtyre vlerave jetësore historike të vendit.