BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Largimi i të rinjve një pseudo-argument i opozitës për të dëmtuar Shqipërinë dhe qeverisjen përballë BE

Largimi i të rinjve një pseudo-argument i opozitës për

Fenomeni i largimit të popullatës është një fenomen i njohur në Sistemet e Demokracive Perëndimore sidomos në terrenin e Globalizmit dhe të tregut ndërkombëtar të punës. Dihet se emigrimi ka disa shkaqe thelbësore dhe këto janë: Pagat e vogla në Shqipëri, e rëndësishme janë pagat e ultë në axhendat private, gjë që detyron njerëzit të kërkojnë të punojnë në administratë, polici, roje; Sistemi i shërbimit të kujdesit shëndetësor publik i dëmtuar rëndë, i korruptuar dhe mitëmarrës, pra kërkohet një reformë shëndetësore në sistemin publik shëndetësor; Sistemi agro-blegtoral i dëmtuar rëndë pa reformat ë qenësishme, mungesa e parakontratave pr shitje të siguruar për prodhimin bujqësor-blegtoral; Mungesa në buxhetet bashkiake të një fondi të caktuar  financiar për specialistët  që kërkojnë dhe mungesa e para kontratave të favorshme për specialistët; Dëmtimi nga Politika i Meritokracisë dhe i zinxhirit profesional  të cilët duhej të drejtonin superstrukturën, por në vend të saj militantët, miqtë, amatorët, po drejtojnë pushtetin lokal dhe qendror; Mungesa e një ligji për këshilltarët e ministrave, qeverisjes lokale të cilët duhet të jenë profesionist të fushës përkatesë; Mungesa e dëshirës pr të punuar punë të rëndomta në vend, por jashtë vendit emigrantët i bëjnë këto punë; Mungesa e rritjes se GDP dhe e Reformave për Shëndetësinë, Arsimin dhe Bujqësinë. Problemi në Shqipëri qëndron se Opozita e përçarë po përdor një fenomen 32 vjeçar për të akuzuar para Evropianëve perëndimore qeverisjen e sotme. Këto akuza të amplifikuara nga disa analistë totalisht të kapur e të paguar nga dy persona non grata  të cilët drejtojnë dy parti opozitare , kërkojnë ta faturojnë emigrimin  32 vjeçar si një dështim të politikave të së majtës. Këto objektiva të opozitës së përçarë sigurisht janë një mënyrë të për ç’fajësuar vehten e tyre dhe të të krijuar një argument për të bindur shqiptarët se gjendja 32 vjeçare e krijuar nuk është për faj të tyre, dhe objektivi i dytë i dy non-gratave është ngritjen e një tymnaje destabiliteti në Shqipëri duke përdorur të gjitha  burimet e tyre financiare e njerëzorë, si dhe kryesisht nëpërmjet mediave për ti bërë të gjithë të pakënaqur. Qëllimi është i qartë për ata që njohin realitetin; të shpëtojnë vehten nga shkeljet  ligjore që ata kanë bërë ndër vite. Nuk është rastësi që SHBA DHE Anglia e kanë bërë non-grata një person ish komunist dhe ish-bashkëpunëtor i sigurimit i cili ka drejtuar pa e ditur shqiptarët (me urdhër të Ramiz Alisë) Shqipërinë dhe opozitën gjatë 32 viteve në poste të ndryshme dhe ka shkaktuar shumë dëme në Shqipëri. Objektivi i fundit që i ka vënë vehtes ky njeri së bashku me non-gratën tjetër ( non-grata e dhënë nga opinion shqiptar), është të protestojë me 6 dhjetor , ditën e takimit me Presidenten e BE dhe të përfaqësuesve të tjerë të K.E, me qëllim që tu thotë atyre se `mua më do populli`. Objektivi i dytë është presioni që kërkon ti bëje gjykatës së Apelit e cila po me 6 dhjetor do të japë vendim se kujt nga drejtuesve të Opozitës së përçarë do ti jepet e drejta ligjore për të drejtuar PD. Për të sqaruar situatën e emigracionit po jap disa të dhëna të INSTAT që tregojnë se emigracioni ka qenë konstant gjatë 32 viteve.  Aktualisht Popullsia në Shqipëri është 2.793.592 banorë-1 Janar 2022, Shkalla e punësimit 55,1 % prill 2022. 2011-2019, ka emigruar jashtë 13% e popullsisë ose mbi 360 mijë persona. Tirana, me emigrimin më të madh të familjeve, ndërsa Shkodra, Fieri, Durrësi.  Emigracioni pësoi një ulje gjatë viteve 1992-1996. Arsyeja ishte atribut i përmirësimit të stabilitetit politik dhe situatës social-ekonomike. Në fund të vitit 1996 numri i shtetasve shqiptarë që jetonin jashtë vendit arriti në 350 mijë vetë. Rreth 150 mijë shqiptarë emigruan pas rënies së piramidave gjatë viteve 1997-1998. Sipas regjistrimit të popullsisë kryer nga ISTAT, në vitin 2001 popullsia shqiptare është 3,07 milion banorë dhe, nëse nuk do të kishte migracion, kjo shifër do të ishte 3,78 milion. Diferenca ndërmjet këtyre dy shifrave është numri i përafërt i emigrantëve, pra 710 000 persona nga të cilët 390 000 meshkuj dhe 320 000 femra. Në vitin 2003 në Greqi, sipas Raportit Vjetor të Komisionit Evropian mbi Statistikat e Migrimit, Azilit dhe Kthimeve, jetonin dhe punonin 434 810 shtetas shqiptarë. Në vitin 2006 në Itali, sipas ISTAT-it dhe Zyrës italiane të Statistikave, jetonin dhe punonin 348.813 shtetas shqiptarë. Në vitin 2005 në SHBA, sipas Regjistrimit të Përgjithshëm të Popullsisë, jetonin dhe punonin 113.661 shtetas shqiptarë. Në vitin 2005 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas burimeve të MPÇSSHB, jetonin dhe punonin 50.000 shtetas shqiptarë. Në vitin 2001 në Kanada, sipas Regjistrimit të Përgjithshëm jetonin dhe punonin 14.935 shtetas shqiptarë. Në vitin 2002 në Gjermani, sipas Zyrës Federale të Statistikave, jetonin dhe punonin 11. 630 shtetas shqiptarë  (Total jane 1.7 milione shqiptare te emigruar dhe rreth 60% janë të rinj e të reja). Absolutisht negative dhe malinje janë analizat dhe komentet e mediave që paguhen nga dy non-gratat, të cilat sistematikisht kanë ngritur nivelin e të pavërtetave dhe për të krijuar pakënaqësi dhe konfuzion sidomos tek të rinjtë, nxisin indirekt emigracionin duke sharë dhe nxirë Shqipërinë, në jë kohë që Shqipëria ka progres të mirë megjithë fatkeqësitë natyrore te tërmetit të vitit 2019, pandemisë, dhe të problemeve nga lufta në Ukrainë. Përpjekjet nga dy non-grattat, për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë mëe qëllim që të shpëtojnë veten e tyre duke zbatuar parimin famëkeq `Qëllimi Justifikon Mjetin` ka krijuar jo vetëm një imazh të keq  dhe mjedis të pasigurtë për të rinjtë shqiptarë të cilët krkojnë të ikin, por edhe një neveri dhe përçmim tek populli shqiptar ndaj këtyre dy figurave donkishoteske dhe me mentalitet fshatar që i kanë rënë për pjesë politikës shqiptare. Aktualisht kësaj qeverisjeje dhe qeverisjeve të ardhshme i duhet të bëjnë shumë punë për të përmirësuar gjendjen dhe gjendja mund të përmirësohet në bashkëpunim me një Opozitë konstruktive që ka ide, Projekte dhe Plane për të përmirësuar gjendjen e për të pakësuar emigracionin. Kjo po pengohet nga dy non-gratat duke mbajtur peng opozitën shqiptare. Është njëlloj sikur Shqipërinë ta drejtojë përsëri  Don Kishoti  (Berisha) dhe Sanço Pança (Meta) nëse realizohet ideja malinje këtyre dy figurave politike që praktikisht e kanë mbaruar ciklin e tyre famëkeq, por populli mund tu këndojë frazat e famshme të Cervantesit:

 

Këtu prehet Don Kishoti          Këtu prehet Sanço Panca

Ish i fortë e ish i zoti                Si ay s`ka parë Mança

Botën prapa desh ta kthente     E kish barkun sa një kosh        

dhe me ushtë ta mbërthente      E kish kokën fare bosh.