BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Largohuni nga nacionalizmi partiak e kthehuni në patriotizmin kombëtar, llafazanë historikë!

Largohuni nga nacionalizmi partiak e kthehuni në patriotizmin

Në kohën e një irritimi të marrë në pansllavizmin filo rus në ballkan, sigurisht i bëjnë fresk antishqiptarizmit, vetë shqiptarët partiakë. Nuk mund të ketë më të shëmtuar politikisht dhe kombëtarisht se “nacionalistët partiakë”! E shqiptarët për fat të keq, sot shumicën e klikave politike si në pushtete dhe opozitë i kanë – nacional partiake!  Jo jo, as nacional politike, por nacional partiake!  Nacionalizmi i tyre idiot është jo thjesht politik, por partiak! I nënshtruar qëllimit të partisë prej të cilës janë ose qëllojnë.  Si te ne, por dhe në Kosovë! Në të keqen e tyre marrëzinë e tyre luftënxitëse dhe luftë ndjellëse, serbët janë bashkë kurse shqiptarët në marrëzinë e tyre nacional partiake, janë të ndarë! Mbushur dje dhe sot,  kronikat mbi këtë ndarje partiake  si intertretim në Tiranë dhe Prishtinë. Kur serbët dhe rusët, janë bashkë në të keqen e tyre. Ne në të mirën tonë, jemi kundër njëri tjetrit. Kundër, sepse ata që janë në pushtet dhe ata që janë në opozitë apo majtas dhe djathtas,  nuk mbajnë të njëjtin qëndrim dhe luftojnë në marrëzinë e tyre partiake – njëri tjetrin edhe për elementë kombëtarë që duhet të jenë bashkë! Për me tepër me qëndrime idiote – çfarë kishte bërë ti, vëllai i Vuqi’qit, armiku filan dhe miku i filanit, ti me rusët dhe me shkaun, ti me këtë dhe ti me atë. Më të shthurur dhe më gojë prishur nuk ka se kush i prodhom më, veç koha e PPSH që i ka bërë, të gjithë bashkë përfshi dhe median po ashtu nacional partiake në Shqipëri dhe Kosovë. Dil në konferenca shtypi e sulmo shqiptari shqiptarin kur Rusi i del zot’ Serbit! Nuk ka më idiotë kombëtarë dhe të rrënuar politikisht se sa kaq! Kombi që harron mbrojtësit e tij do të harrohet edhe vetë thotë Calvin Coolidge!! Po mirë e bukur është që politikisht dhe partitikisht në Kosovë harrohen heronjtë, sepse gëzohen nga që janë në burg padrejtësisht! E mirë është kjo!?  E bukur për kombin?! Çfarë do që të kenë bërë më pas luftës… në luftë kanë bërë atë që duhet bërë kundër armikut! Kosova nuk duhet ti harrojë ata sepse do të harrohet dhe vetë politikisht! E kam fjalën për Kosovën politike dhe partiake dhe jo Kosovën shqiptare dhe kombëtare! Në Kosovë duhet të mësojnë të bëjnë politikë dhe diplomaci dhe jo “nacional partitizëm” me leverdi qëndrimi në pushtet, se pështyn mbi vëllain tënd, por kundërshtar politik,.!!!  Kjo është ti ngjash politikës së Tiranës për fat të keq! Nacionalizmi është një sëmundje e fëmijërisë. Është fruthi i njerëzimit thotë Albert Einstein dhe ka të drejtë, por në Beograd, nuk kanë si ta besojnë  gjeniun e fizikës e për fat të keq, ka dhe në tokat shqiptare që imitojnë ato në Beograd! Bëhen njësoj si ata, sëpaku ne sjellje dhe - kundër shqiptari me shqiptarin.  Po në fakt,  tokat shqiptare, janë pjesë e qytetërimit perendimor  e jo rus!  Shqiptarët janë patriotë dhe duhet të mbeten të tillë! Patriotizëm është të duash atdheun tënd. Nacionalizmi është urrejtje e të tjerëve thotë Charles de Gaulle!! Rusët dhe Serbët janë ndryshe nesh! E ne nuk mund të jemi kurrë në vijën e tyre të një nacionalizmi fashistoid e gjenocidist, por dhe pro sllavo pushtues në ballkan!   Ne shqiptarët nuk mund të urrejmë fqinjët si bëjnë ata. Ne jemi ndryshe dhe nuk kemi vrarë dhe prerë, sepse jemi model tjetër kombëtar! Imitimi i serbëve dhe rusëve është gabim i madh. Po po, për kushdo që ta bëjë në mënyrë anakronike.  As nacionalizëm nga foltoret e partisë nuk mund të bëhet. Po, që në të shumtën e rasteve vret politikisht dhe leteralisht vëllain tënd, sepse ke luftë për pushtet me të! Nga do që të vijë ky fakt! Është një turp shqiptar ky! Po,  I pa kuptimtë.  Të dëshirosh madhështinë ( mbi të gjithë)  e atdheut është të dëshirosh të keqen e fqinjëve. Kushdo që dëshironte që atdheu i tyre të mos ishte kurrë më i madh apo më i vogël, as më i pasur dhe as më i varfër, do të ishte qytetar i universit thotë Volter!!!  Ai guxonte dhe kur ishte koha për nacionalizëm, por kozmopolitizmi dhe njerzit e botës ikanë kombet brenda, por nuk ju bëjnë keq fëmijëve, duke nisur luftën për të drejtën se cili komb, duhet të jetë më i madh se tjetri në botë! Ky është qëllimi dhe  të thënës së tij!  Serbët këtë gjë kanë shekuj që bëjnë! Por janë zvogëluar vetë! Nuk kanë marrë vesh nga masakrat që kanë bërë, në emër të kombit të tyre dhe tokës që nuk kanë qenë asnjëherë e tyrja! As sot nuk duan pjesa më e amdhe të kuptojnë! Llafazanët historikë dhe mashtruesit e demokracisë në Tiranë, janë më të sëmurë se sa në Prishtinë por për fat të keq edhe aty po akumolohet po e njlëjta urrejtje politike dhe partiake që pastaj kthehet dhe në mos rakordim dhe mos qëndrim kombëtar! Nuk mund të bëhet më marrëzi se sa kjo! Serbët dhe Vuçiç kanë “arsye” të jenë jo normalë! Kjo “arsye” ju vjen nga doktrinat e tyre të shëmtuara mbi racat, kombet dhe religjonet! Doktrinarët e tyre, janë poitikanë të shëmtuar dhe klerikë  religjonarë po ashtu! Por ne nuk na takon të jemi si ata! Nuk duhet dhe nuk jemi!  Janë të sëmurë në Beograd dhe prandaj e kanë zvogëluar gjtihmonë territzorin e tyre duke fillzuar që nga shpërbërja e ish Jugosllavisë. E drejta është reciprociteti dhe sigurisht jemi dakort të gjithë, por siguruisht me miqtë përkrah dhe me mendje të hapur! Akoma më shumë jo duke i shitur mendje njëri tjetrit poitikisht dhe me nacionalizëm partiak. Ky është turp!