BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Lavdërimet e horrave, më të këqija se sharjet e armikut

Lavdërimet e horrave, më të këqija se sharjet e armikut

Ka dy kategori njerë- zish në këtë botë. Njëra kategori është e sinqertë, e hapur, e aftë për të kryer detyrën që i takon e t’i thotë gjërat troç, duke ta bërë kritikën në sy me argumentet përkatëse. Kjo kategori kritikon pa rezerva atëhere kur është e nevojshme dhe gjithmonë ka sensin e prirjen e ndreqjes së gjërave, e eliminimit të gabimeve, e mirëkuptimit dhe zgjidhjes së problemeve sipas normave dhe parimeve që funksionon shteti e shoqëria. Ata që bëjnë pjesë në këtë kategori shpesh i quajnë si “grindavecë”, “konfliktualë” persona që “të hapin probleme” dhe në të shumtën e rasteve luftohen nga pushtetarët mediokër, nga ata që janë mësuar të komandojnë e drejtojnë me dorë të hekurt e të mbrojnë me çdo kusht privilegjet e vëna padrejtë- sisht. Në vendin tonë, si dje kur sundonte diktatura dhe sot kur është nëpërkëmbur në kulm shteti ligjor e demokracia, kjo kategori ishte dhe mbetet më e humbura, më e varfëra dhe më e papërkrahura. Ka edhe një kategori tjetër që kanë vetëm aftësinë për të mashtruar, për tu servilosur, që mundohen ta “kenë grurë” me të gjithë, të hanë bukë në çdo sofër që shtrohet, që mundohen sikur të qajnë hallin e të duan të mirën, të lavdërojnë në sy, kurse nga ana tjetër të luftojnë pas shpine e përpiqen që të gjejnë pikën më të dobët për të groposur sa më thellë. Kjo kategori që ecën me parimin “qingji i urtë pi dy nëna” e “fjalë të mira e gurë në trastë”, tek ne është me e privilegjuara dhe pavarësisht nga aftësia dhe kontributet e dhëna në të mirë të shoqërisë, gëzojnë mbështetjen e pushtetarëve që nuk duan kokëçarje. Njerëzit e kësaj kategorie, që për fat të keq janë me shumicë, nuk ta thotë kurrë në sy të vërtetën. Ajo nuk ta thotë hapur gabimin, nuk i ndihet zëri për kritika të shëndosha, por vetëm për lavdërime. Ajo vetëm ledhaton, lavdëron, të jep edhe atë meritë që ti nuk mund ta kesh as në ëndrra. Kjo ndeshet më shumë tek ato kuadro që jo vetëm janë të paaftë të argumentojnë e të bëjnë performanca korrekte, por edhe janë xhelozë e smirëxhinj të atyre që ecin me kohën. dhe politike! Sigurisht u duk se Erion Veliaj "meqë ishte dhe është djalë punëtor" do të sillej si i majtë në saj edhe të sakrificës së kohës së fiqve, por jo. Edhe ai u ngrit në vertikalen e shëmtuar e pamerituar të origjinës biologjike të majtë, në piramidat monopoliste dhe PPP-të të një të djathte konsumuese morali dhe ndarje akoma më shumë të botës në të pasur dhe të varfër. Nuk kanë lidhje me të majtat nordike që nuk janë në krizë dhe as me të majtat perëndimore gjermane dhe italiane, në krizë identiteti në kohë globalizmi. Janë e djathtë shqiptare folklorike dhe suburbane që nuk njehin gjënë e parë "ëelfare" dhe të dytën - minimumin kritik të mbajtjes së frymës. Skenari social ka ndryshuar dhe PS-ja e sotme po adoptohet keq, duke pa1sur mundësinë për të parë marrëzinë e partisë tjetër të ashtuquajtur të djathtë ose anarkizmin e lumpen proletariatit që është PD. Në Shqipëri votojnë se nuk mendojnë dhe nuk mendojnë se do të votojnë. Në këtë rast nuk fiton asnjëherë horizontalja me nivel të mirë por dhe e madhe, që është krijuar në shoqëri, por vertikalja e pa merituar dhe monopoliste nëqoftëse nuk është akoma më qartë "monorrumpalliste" dhe ajo si koncepte moderne në ekonomi! Pra anarkinë financiare dhe ekonomike e kanë "mono" dhe jo pluri që së paku të shikohet ndryshime diku-diku! Kush vjen në pushtet, po të njëjtin hajvanllëk ekonomik dhe financiar pak a shumë bëjnë. Në Shqipëri nuk është me shumicë e majta. Nuk po flas si voton shoqëria, por si është filozofikisht partia dhe klasa politike. E majta reale dhe për më tepër demokratike në Shqipëri mungon si në solidaritet, në mbrojtjen shoqërore, në shtetin e kujdesshëm për shoqërinë dhe në shërbimet që e majta ndërton. Po sigurisht që kjo e majtë mungon plotësisht. Parimi i tyre është që kundërshtarin dhe të aftin, nëse nuk e nënshtron dot ballazi, hiqju si mik e merrja kalanë pas shpine. Më të rrezikshëm janë pushtetarët, të cilët nuk kanë aftësinë e duhur për menaxhimin e situatave, nuk kanë argument për tu përballur me kundërshtarin e aftë e me merita dhe për ta eliminuar i bëjnë lavdërime horrash ndër sy. Nuk do ta harroj kurrë një kolegun tonë të shkollës së mesme ,i cili po mbronte titullin shkencor për kandidat shkencash dhe jepte ca orë mësimi si pedagog i jashtëm. Duke e parë kurajon e tij për të kritikuar hapur dhe me argumente çdo të metë që konstatohej,dhe për ta penguar në perspektivën e tij ,e thirri nomenklatura e djallëzuar mediokre dhe i tha: “Ti je djalë punëtor, studiues dhe kurajoz. Ke mbetur këtu një mësues i thjeshtë në shkollë të mesme. Vërtet ndoshta je më rehat e ke kushte të mira këtu ku je, por ne kemi menduar të ngremë në përgjegjësi, të çojmë drejtor shkolle në fshatin x, e kështu duke u rritur në përgjegjësi, i ke perspektivat hapur për detyra më të larta”. - “Unë jam më mirë këtu-ia ktheu mësuesi pasionant, se unë jam në gjendje të përcaktoj se ç’është e mirë për mua, por nëse ju e keni vendosur t’më hiqni qafe, mund të bëni ç’të doni meqë i keni vetë në dorë emërimet e shkarkimet”. - “E ç’thua more –ia kthyen me një keqardhje të shtirur, ne po të ngremë në përgjegjësi, po të bëjmë drejtor. Edhe rrogën e ke më të lartë, edhe kështu i shërbehet më mirë punës atje ku po shkon, e emri yt do bëhet më i dëgjuar.” Dhe e dërguan këtë intelektual punëtor nja tre orë larg shtëpisë, ku kthehej vetëm të shtunën pas dite pranë familjes. Shkonte në këmbë në shkollë duke bërë afro 10 km rrugë, kushtet e fshatit ku e bënë drejtor ishin tepër të vështira, nxënës kishte pak fare shkolla dhe niveli i mësimdhënies ishte i ulët, se vetë terreni kërkonte atë nivel të zhvillimit të mësimit. Të gjithë mësuesit ishin me arsim të mesëm. Mundësinë për të shkuar në bibliotekën e qytetit nuk e kishte, lidhjet me qytetin e konsulentët për temën e dizertacionit ishin të pamundura dhe kështu nuk arriti ta japë dot provimin e fundit pasuniversitar. Në këto kushte e gjeti intelektualin e vrarë shpirtërisht demokracia. Dhe “demokratët” që do të sillnin “Eldoradon” në këtë vend, e hoqën fare nga puna ish kolegun në fjalë me motivacionin se “kishte qenë drejtor i privilegjuar i monizmit”! Kështu një intelektual i mirëfilltë, me përkushtimin për t’i shërbyer realisht atdheut dhe shoqërisë, u katandis në një bujk të rëndomtë dhe kultivues perimesh në fshat. Dhe për shkak të bindjeve të tij konseguente e rrokopujave partiake, iu desh mjaft vite të gjente rrugën e duhur në jetë. Dikur, nomenklatura e kuqe, njeriun e aftë, intelektualin e kurajoz e hiqte qafe në emër të “të ngritjes në përgjegjësi, ose “të dërguarit si dorë e fortë në një sektor me probleme për përmirësimin e gjendjes”. Sot në demokraci intelektualët e vërtetë kurajozë, që janë të papëlqyeshëm nga shefat mediokër, “hiqen qafe” me anë të portaleve dhe konkurseve false. Dikur bëheshin karakteristika fshehur nga sekretari i partisë, ose shkruheshin letra anonime për ta tulatur kuadrin e ndershëm e korrekt, kurse sot që këto metoda “nuk pinë më ujë”, bëhen montazhe filmike, audio false, realizohen përgjime e incizime fiktive, të cilat paraqiten si “prova demokracie” dhe çdo kurdisje monstruoze mundohet të fshihet pas justifikimit bajat “le ta lëmë drejtësinë të merret me të e të nxjerrë të vërtetën!” Dhe kur drejtësia jep vërtet verdiktin e duhur, kurthaxhinjtë ulërijnë: “Nuk është kështu! Drejtësia është e kapur nga politika!? Të gjithë jemi dëshmitarë se ç’vlera kanë sjellë në drejtim të administratës, me përjashtime të pakta, konkurset në kohën e demokracisë! Dhe kur shfaqen hapur kundërshtitë se për ç’motive personi jo i duhur, u emërua në këtë apo atë post të rëndësishëm e të privilegjuar, përgjigja e nomenklaturës klaniste, është e shabllone: S’ke ç’i bën, ka fituar konkursin, emërimi është bërë me konkurs!” Dhe është çudi se konkurset i fitojnë gjithmonë të afërmit e deputetëve, shokët e miqtë e kryetarëve të partisë, bashkëshortet dhe kunetërit e funksionarëve me pushtet të lartë. Metoda e konkurseve u përhap në fillimet e demokracisë kur nisi të lulëzojë regjimi i PD, me qëllimin e vetëm për ta mbushur administratën e Berishës, besnikët e tij bajraktarë dhe partiakët e tij fanatikë. Nuk më harrohet një konkurs që u zhvillua atëhere me kandidatët për drejtorë të DAR të vendit. U nis si një konkurs serioz, me procedura të rrepta dhe mundësia për manipulim ishte zero. Por ja që në këtë konkurs nuk fitoi dot miku i ministrit të Arsimit, që ishte aktual drejtor dhe vetëm ai e dinte se si e mbante atë vend punë prej vitesh. U shpallën listat me fituesit përkatës në mjediset Ministrisë së Arsimit menjëherë pas mbarimit të konkursit. Të nesërmen listat ishin hequr e u komunikua lajmi se për disa qarqe do të përsëritej konkursi me pretendimin absurd se “nuk ka qenë pjesëmarrja e duhur”, ku përfshihej edhe qarku ku bënte pjesë drejtori, mik i ministrit. Dhe për çudi, nga katër kandidatura pjesëmarrëse,tre kandidatura u shpallën fituese, ku miku i drejtorit ishte rreshtuar i treti. Dhe përfundimisht ky i treti në listë na u bë drejtor, se udhëzimi i nxjerrë nga vetë ministri theksonte në mënyrë taksative, se “ ishte e drejta e titullarit të digasterit që të zgjidhte njërën nga tri kandidaturat fituese të konkursit! Po e ç’vlerë ka konkursi atëhere, kur “vaji bie po në lakrat” e shefit të madh që ka në dorë emërimet dhe çemërimet e kuadrove!? Kështu lavdërimet dhe emërimet e pamerituara që bëhen në emër të konkurseve të tilla sot, janë më të rrezikshme se ato karakteristikat e sekretarëve të partisë dikur në monizëm!.../Nga Ramazan SHERJA