BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Le ta rishkruajnë historinë me çfarëdo lloj boje... përveç së kuqes

Le ta rishkruajnë historinë me çfarëdo lloj boje...

E vërteta e rishikimit apo më saktë e revizionimit të Hhstorisë nuk është dhe aq e papritur. Zanafillën e vet ajo e ka që prej kongresit të 10-të, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilët çuditërisht ishin shndërruar nga revizionistë modernë të PPSH-së në“ballistë modernë” të bekuar nga ikona a tyre e tradhtisë Ramiz Alia. Në klimën politike të asaj kohe tradhtia dhe sabotimi që iu bë socializmit në raport me ish-vendet socialiste, pati një veçanti karakteristike sepse pikërisht ky sabotim dhe kjo tradhëti e madhe u realizua me parulla ultra të majta. Ultra majtizmi nuk është gjë tjetër veçse një variant i revizionizmit modern, i cili ndryshe nga djathtistët që e kërkojnë hapur rishikimin e teorisë Marksiste dhe vijën leniniste të revolucionit proletar: “Ultra majtistët” betohen deri në kupë të qiellit për “socializmin fitimtar” për “vazhdimësinë e vijës enveriane edhe pa Enverin”, se socializmi nuk mund të kuptohet “pa shoqërizuar tërësisht mjetet e prodhimit dhe për rrjedhojë të gjithë pronën private mbi këto mjete”, se do të vazhdojmë me konsekuencë e me rreptësi luftën e klasave, etj. etj., etj. Kuptohet që nën maskën e këtyre parullave, elementët më të degjeneruar shpirtërisht brenda radhëve të PPSH-së dilnin në frontin e parë “në mbrojtje të vijës së Partisë”. I shkreti fshatar i Kuçit (apo dhe diku në një fshat tjetër) që të mos e konsideronin “kulak” detyrohej të dorëzonte dhe ato 5 kokë bagëti dhe lopën e vetme sepse Kuçi si gjatë lufte ashtu dhe në ndërtimin e socializmit nuk ia kishte bërë fjalën dy partisë. Por çfarë ndodhte realisht? Kjo shtresë burokratësh karrieristë, arrivistë, të sëmurë, me masat e marra e bënin jo vetëm të pakënaqur fshatarin, por kjo rëndonte dhe ekonominë në përgjithësi, e rëndonte për faktin se një pjesë të prodhimeve bujqësore e blegtorale që fshatari i prodhonte vetë, tashmë do i blinte në treg... dhe kur? Pikërisht kur pjesa më e madhe e popullatës së vendit tonë ishte ende fshatare. Këta elementë burokratë e të degjeneruar pavarësisht se maskoheshin me vijën e partisë e sabotonin në thelb atë dhe madje këta elementë u bënë shumë të rrezikshëm edhe për anëtarët e ndershëm të partisë, të cilët punonin, militonin, por në ndonjë rast dhe gabonin si gjithë të tjerët. Këto “gabime” i shfrytëzonin me sukses ekstremistët e majtë duke shkruar letra, duke organizuar mbledhje në popull dhe goditur elementët e shëndoshë e revolucionarë, atdhetarët e ndershëm që e donin atdheun dhe socializmin, pikërisht kjo bandë, e cila vepronte në të gjithë sektorët e veprimtarisë ekonomike e ideologjike spostuan me dhjetëra e dhjetëra komunistë revolucionarë, madje dhe duke i internuar pse jo dhe burgosur si elementë “anti parti”. Ramiz Alia si një agjent i vjetër i revizionizmit vetëm sa priste çastin e vdekjes së Enver Hoxhës për të rrëmbyer flamurin e “ndryshimeve të mëdha demokratike” që në fakt përkthehej kthimin e timonit të anijes tërësisht djathtas duke e devijuar atë nga kursi i vërtetë. Fillimisht ai e kishte të vështirë ndaj dhe gjithë objektivin e punës së vet tradhëtare e drejtoi kundër ekonomisë socialiste. Pikërisht ata faktorë që përmendëm më sipër të ndihmuar dhe nga imperializmi me bllokadën e egër ekonomike, vunë në pikëpyetje të madhe rendin socialist madje krejt parimin thelbësor të tij, i cili presupozonte “Rritjen e vazhdueshme të mirëqenies ekonomike dhe asaj kulturore të popullit”. Tashmë në kushtet e tradhtisë kur elementët e shëndoshë e revolucionarë ishin goditur, kur niveli i prodhimit të të mirave materiale ishte në rënie nuk bëhej më fjalë për socializmin, por për mbijetesën e tij. Pikërisht në pikën më kritike Ramiz Alia sipas planit të imperializmit botëror dhe porosive të Gorbaçovit, organizoi mbledhjen me të ashtuquajturit “intelektualë”, pikërisht me mbështetësit e tij në rrugën e tradhtisë së madhe. I gjithë reaksioni dhe klasa e ish-bejlerëve e agallarëve pra e feudo-borgjezisë shqiptare, e cila gjatë lufte kishte bashkëpunuar me armikun me frike të madhe me mëdyshje dhe duke mbajtur frymën ndiqnin në ankth të madh... Ta kishin me të vërtetë se vetë kjo PKSH që dikur ishte në ballë të luftës, kjo PPSH e Enver Hoxhës, tashmë mbas vdekjes së tij do të dezertonte nga barrikadat revolucionare?! Mesazhet e para të largimit nga vija pjesa tashmë, e cila e kishte asfiksuar frymën revolucionare doli hapur duke organizuar fillimisht eksodin mbi ambasada, në të pastajmen revoltat studentore, të cilat shoqëroheshin dhe me heqjen e busteve të Stalinit. Për një njeri normal ishte e thjeshtë se për punë ditësh do të çmontoheshin dhe shtatoret e Enverit, teksa ata kishin kohë që e kishin siluruar veprën e tij. Të deklarohej hapur prej Ramizit se tashmë kapitalistët e rinj do të jemi ne ish-komunistët, se pushtetin kurrë nuk kemi për t’ia dorëzuar ish-klasës që kishin mundur, ishte një gënjeshtër e madhe, por për disa të gënjyer edhe hipnotizuese, të cilët rendën kush e kush më parë të anëtarsoheshin në partitë e djathta që baballarët e tyre i patën luftuar. Në fakt një pjesë e bijve ishin ngritur kundër baballarëve, një pjesë e kolaboracionistëve të fashizmit kundër partizanëve dhe një pjesë e diversantëve të rënë apo dhe atyre që kishin marrë arratinë, tashmë luftonin për herë të dytë kundër dëshmorëve. Të marrosurit kërkonim me çdo kusht që të marrosej historia, teksa ishin ngritur ata që tradhtuan atdheun dhe ikën mbas pushtuesit të villnin gjithë vrerin e tyre jeshil e të helmët kundër epopesë së Luftës Nac-Çlirimtare, teksa ballistë që ia kishin këputur vetes te gryka e halesë duke menderosur ashtu si duhej historinë e tyre, tashmë i kishin shpëlarë me lavatriçet e Europës dhe Amerikës nga të pëgërët dhe po merrni revanshin me këngë me himne e me marshe, të cilat kurrë dhe për asnjë moment nuk i patën dëgjuar as vetë ata, jo se nuk donin, por ata më shumë parakalonin këndonin me hap ushtarak jo këngët e tyre, por marshet e nazi-fashizmit. Në këtë kuadër dhe armiq të Partisë së Punës si L.Belishova apo ndonjë tjetër qe na e mbante veten si kryetar i Veteranëve filluan të flisnin kundër veprimtarisë se Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës, duke incinuar se Enveri e tradhtoi Q.Stafën. Po kush e tradhtoi Enveri apo Liria, e cila ishte pro sovjetikëve dhe vetë Hrushovit? Veçse brezi i sotëm duhet ta mësojë se Hrushovi në vitet ‘60 donte bazën e Vlorës, për qëllimet e veta social imperialiste për të kërcënuar nga bregdeti ynë popujt e Europës, se denoncimi që i bëri Enver Hoxha kësaj superfuqie, e cila i kishte tradhtuar jo vetëm popujt sovjetikë, por edhe ata të të gjithë botës ishte e do të ngelet një nga guximet më të mëdha të një udhëheqësi e burri shteti, i cili ua kishte përplasur në fytyrë sovjetikëve rrugën e tyre të tradhtisë, teksa Liria i lëpihej N.Hrushovit. Po të ishte për Liri Belishovën sot Shqipëria rrezik të ishte ende vasale e Putinit. Por këto janë të vërteta historike, të cilat janë pjese përbërëse e historisë së lavdishme të popullit tonë. Tashmë janë ngritur organizma, komisione madje dhe kanë filluar të trumbetojnë me të madhe rishikimin e historisë. Të rishikosh luftën që bënë partizanët tanë heroikë, komandantët dhe komisarët të rishikosh nëse ishin aq dëshmorë apo jo, shtrohet një pyetje: Po këta ballisto-zogistët tradhtarët me damkë do jenë në komisionet e hartimit dhe rishikimit të historisë? Apo do jenë ballistët e rinj të Edi Ramës dhe Butkës? (Saliun nuk po e përmend aspak sepse ai është vetë nazi-fashist i viteve ‘90-të të Shqipërisë). Miqtë e mi! Historia e lavdishme dhe epopeja e Luftës së madhe antifashiste Nac-Çlirimtare nga askush e theksoj me të madhe, se ASKUSH NUK KA TË DREJTË TË RISHIKOJË ATË HISTORI QË ETRIT TANË PARTIZANË TË ÇLIRIMIT DHE RINDËRTIMIT TË ATDHEUT E KANË VULOSUR ME GRYKËN E PUSHKËS PARTIZANE, PIKËRISHT AJO PLEJADË QË I DHA NDER E DINJTET ATDHEUT TONË. Çdo kush që do të merrte guximin sado pak ta njollosë këtë epope do të përballet me zemërim popullor masiv. Nëse po, atëherë ata duhet të na shkruajnë e të na tregojnë se cilin qytet/fshat të Shqipërisë kanë çliruar, sa luftëtare femra kanë patur në formacionet e tyre, sa balliste e zogiste femra kanë patur dëshmore që ranë me armë në dorë për lirinë e Atdheut? Sot kasta drejtuese aktuale, e cila e ka origjinën nga “të majtët e ballisteve modernë” (PSSH-ja) nuk ka asnjë ndryshim nga ballistët e vjetër klasikë që pushkët i varnin tërë kohën nëpër konakë e ngrinin dolli për atdhetarizmin e Lumos Skëndos, i cili ishte person legal dhe vepronte hapur në Tiranë. Mos vallë ka ndryshuar Mukja, ku Bazi i Canes kërkonte që pa hedhur asnjë pushkë të ishte pjesmarrës i formimit të qeverisë se re demokratike, e cila do të drejtonte vendin mbas çlirimit, apo mos vallë kriminelët e Muharrem Bajraktarit, të cilët e prenë në besë Brigadën e V- sulmuese në trevat tona të Veriut? Poshtërsive të tyre ata le t’u ngrejnë lapidarë, por mbas viteve ‘90-të sepse kjo është periudha e tyre, kjo është periudha prej tre dekadave për të cilat dhe unë jam në një mendje që duhet shkruar se si ata e rrëmbyen pushtetin e popullit, se si i vunë kazmën gjithë ekonomisë shqiptare se si vodhën, na bastisën, na vranë, na nëpërkëmbën, se si ia ngritën përmendoren Zogut se si shenjtëruan Mit’hat kryeballistin, se si na i hoqën nga sheshi kryesor Heronjtë e Vigut, se si e plagosën për herë të dytë në këmbë (por tashmë në monument) Hysni Kapon, se si deshën ta ndanin artificialisht Shqipërinë në Veri kundër Jugut, se si i lejojnë korofillakët eVorio Epirit të ngrejnë flamurin në Himarë. Se si takoheshin me Millosheviçin dhe Arkanin teksa djemtë dardanë na vriteshin, se si përballë dëshmorëvë tanë të UÇK-së në Mitrovicë KFOR-i, ka lejuar ngritjen e shovinistëve të rënë serbë përballe dëshmorëve tanë (që çuditërisht luftojnë dhe në monumente), se si na vranë e masakruan në ‘97-n, se si i vranë protestuesit e popullit prej “Oktapodit” të mafies berishiane etj...etj...etj. Historia e tyre është ajo e turpit dhe fillon pikërisht pas viteve ‘90. Këtë la ta shkruajnë me çfarëdo lloj boje... përveç së kuqes