BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Opinion / Editorial

Le të dëgjojmë predikuesit e shpresës dhe jo demagogët e korona-komunizmit

Le të dëgjojmë predikuesit e shpresës dhe jo demagogët

Megjithwse vendet e lindjes po çlirohen nga mallkimi i së keqes, Evropa dhe Amerika e Veriut po përjetojnë "stafetën" e dhimbjes dhe trishtimit pandemik. Kjo pandemi që nuk ka ndërmend t'na lërë në hallet tona, po modelon pasiguri dhe destabilitet social-ekonomik, duke i vënë popujt përballë frikës dhe shpresës. Në këto kushte traumo-psikologjike, nuk është e lehtë që të përmbash ndjenjat, sepse ato na kontrollojnë shumë më tepër se sa ne. Të përballosh këtë situatë të pazakontë, nuk është as edhe e pamundur, por duhet të sakrifikojmë dhe privohemi përkohësisht nga liritë personale dhe kolektive të jetës normale. Duke përjetuar frikën që kanë shkaktuar humbjet njerëzore, jo si në luftërat me përdorimin e mjeteve luftarake, nuk mund të mos mendojmë edhe për shpresën.

Stabiliteti i infeksioneve dhe ulja e kurbës në këto momente piku, tregon se në fund të tunelit ka dritë jeshile. Këtë dritë jeshile, ne e shohim tek fronti i luftëtarëve të bluzave të bardha, që pa marrë parasysh riskun, shpëtojnë jetë dhe ngjallin shpresën. Por ata së bashku me qytetarët e thjeshtë, që nuk gjejnë fjalë për të vlerësuar heroizmin e tyre, nuk mund të durojnë demagogët jashtë këtij fronti, që në vend të veshin bluzat e bardha e t'u bashkohen atyre bëjnë sarkazëm- demagogji. Virusi nuk është doktrinë politike, por një gijotinë që të "pret" kokën pa gjyq. Izolimi nuk është cështje dëshire e qeverive kushdo qofshin ato, që detyrojnë njerëzit të karantinohen për hir të mbrojtjes së jetës. Vendimet e tyre janë një detyrim ndërgjegjësor e moral, në respekt të jetës por edhe të specialistëve që kërkojnë mbështetje ligjore dhe jo tallava korona-komuniste. E themi këtë sepse është i vetmi vend ku mjekët e frontit opozitar, jo vetëm që nuk i bashkohen luftës kundër virusit, por përçudnojnë dhe sarkazojnë punën e specialistëve virolog-infeksionistëve, që janë shembujt më të spikatur të shoqërisë shqiptare si zotërinjtë Pipero e Kalo.

Shembujt e spikatur të tyre, na kujtojnë ish. kryeministrin e Britanisë së Madhe Wiston Churchill, që mundi të kapërcejë tensionet e Luftës së Dytë Botërore, me një rezistencë të pashembullt. Kjo rezistencë komplekse, ishte karakteri dhe historia e tij në vetvete. Duke u futur në kopleksitetin e karakterit dhe historisë së tij, zbulojmë se heroizmi është i papajtueshëm me përsosmërinë. Ndërsa përqendrimi dhe perceptimi i të menduarit , është në përputhje me kontradiktën, kurse guximi në të tilla situata, është i papajtueshëm me hezitimin dhe pasivitetin. Personazhe të shumtë që janë bërë simbole të rezistencës, ku nuk mungojnë as edhe në shoqërinë shqiptare siç janë mjekët Pipero e Kalo, që së bashku me stafet e tyre, janë njerëzit e guximit të maturisë, që meritojnë plotësisht të nderohen e respektohen, duke marrë prej tyre racionalen. Megjithëse kjo luftë po zhvillohet pa plumba e bomba, si ato realet e shekullit të kaluar, ajo ka shkaktuar jo pak dhimbje , gjak, lot dhe djersë, Por brenda kësaj tragjedie me përmasa të jashtëzakonshme, ajo nuk mund t'na neutralizojë armët tona të fuqishme që kemi vetë në dorë, dashurinë dhe respektin për njëri tjetrin. Si një luftë që nuk njeh kufij, por kërkon solidaritet e humanizëm, i ka vënë në të njëjtat pozita si fuqitë e mëdha edhe të voglat, sepse duke bërë detyrën e tij cdo shtet i prekur nga kjo pandemi, ka ndihmuar edhe të tjerët brenda kufive të tij. Burimet mobilizuese të bluzave të bardha në SHBA, Itali, Spanjë Angli Francë e Gjermani, për të lehtësuar dhimbjet e atyre që po vuajnë dhe që kanë humbur njerëzit e afërt, janë bërë virale edhe për popujt e tjerë të pa prekur nga kjo epidemi katastrofike. Kjo situatë nuk pranon retorika demagogjike, që përçudnojnë rrolin e qeverisë me masat e nevojshme drastike, ashtu si dhe shtetet e tjera më të fuqishëm se sa Shqipëria Këto retorika nuk kanë asnjë vlerë, përveçse i bëjnë autorët e tyre qesharak përballë botës së qytetëruar. Të gjitha formacionet politike të vëndeve perëndimore të prekura nga kjo pandemi, janë bërë mbështetëse të vendimeve të qeverive, duke u dhënë hapësirë dhe frymëmarrje masave, për përballimin e kësaj krize. Sepse këto masa janë pjesë e një imperativi etik, për çdo shoqëri, janë linja më efikase dhe atraktive për t'u përballur me këtë të keqe. Kërcënimet dhe kundërshtimet e asaj pjese të kësaj shoqërie, me debatet e tyre onlinë nëpër kanale televizive, pamflete, e portale të shumta, nuk mund ta dobësojnë shoqërinë e shëndoshë shqiptare. Me këtë strategji ata motivojnë egoizmin e verbër të kësaj kategorie njerzish, që i privojnë vetes nderimin e shoqërisë.

Konvulsionet në këtë situatë, se kush është më shumë patriot se tjetri, nuk i bëjnë efektivë dhe të vlerësueshëm pozitivisht, por i diferencojnë, për mungesë kontributi dhe angazhimi në frontin e përbashkët për të shpëtuar jetët e njerëzve. Por patetikët e nacionalizmit pa atdhe, që u bien kambanave të dëshpërimit, nuk mund të bëhen pjesë e rrugës së përbashkët, si çelësi i suksesit për kapërcimin e krizës aktuale. Kështu që shoqërisë shqiptare, krahas luftës për përballimin e pandemisë i shtohen edhe kërcënimet e korona-komunistëve, që nuk heqin dorë nga praktikat e goditjeve pas shpinës, për dështimin e përpjekjeve për të bërë përpara. Këta demagogë duhet të binden, se koha kërkon investimin e dijeve dhe përkushtimin e të gjithëve, pa bërë ndarjen se kush është në qendër të frontit dhe kush është në prapavijë. Mos harrojmë se virtytet e shumta që na karakterizojnë, nuk janë murosur por janë pjesë e ndërgjegjësimit kombëtar, që mundësojnë të tashmen dhe garantojnë të ardhmen. Shqiptarët kanë kaluar prova edhe më të vështira, sepse fatkeqësitë i kanë bërë gjithnjë bashkë, duke mos u përkulur kurrë edhe pse inferior ndaj kundërshtarit. Por edhe tani të rreshtuar në krah të më të mëdhenjve kundër një armiku të përbashkët, me modesti, thjeshtësi, me solidaritet e humanizëm, mendojnë se janë në orën më të mirë të historisë.