BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Le t`i çlirojmë francezët e Ksamilit nga rrethimi i babëzisë!

Le t`i çlirojmë francezët e Ksamilit nga rrethimi i

Rreth dhjetë vjet më parë, në vitin 2007 në komunën e Ksamilit u paraqitën një grup qytetarësh francezë. Burra e gra, familjarë të njohur mes tyre e të bërë bashkë në kërkim të një mundësie për të ndërtuar në qytezën piktoreske me një ekosistem nga më interesantët në rajon, një rezidencë ku të mundësonin për vete dhe miqtë e tyre të shumtë nga Franca e Gjermania, Belgjika e Zvicra për të pushuar në periudhën e verës, por edhe gjatë stinëve të tjera për pushime. Ksamili është perla që e ka stinën e verës baraz me vitin. Diell afro 300 ditë. Për të shijuar jo vetëm kaltërsinë e detit të mbytur në blunë e thellë, pastërtinë e ujit që e kalon edhe lotin, ngjyrat nga më pikantet në tërë gjatësinë e Jonit dhe Adriatikut, lindjet dhe perëndimet mahnitëse të diellit, ishujt mitikë me bimësinë e dendur dhe kafshët e shpendët e rralla, gurët e guvat e latuara nga ledhatimi i dallgëve në mijëra vjet. Zona më e bukur e bregdetit tonë, pse jo edhe me brigjet e ishullit të Korfuzit deri tutje në brigjet italiane. Në ato vite, Ksamili ishte një kantier i stërmadh ndërtimi. I rrëmujshëm. Po mungesat ishin të shumta. Rrugë e rrugica pa asfalt, kanalizimi i ujrave të bardha e të ndotura inegzistent. Energjia elektrike me ndriçimin sa fuqia e një qiriri, shoqëruar me ndërprerjet bezdisëse pafund. Mungonte linja e tensionit të lartë dhe kabinat rregullatore nëpër lagje. Kur bie fjala për të evidentuar ndërprerjen dhe mungesën e energjisë, vendasit thoshnin se: -Po ra shi në Korfuz, fiken dritat në Ksamil. Po kështu uji i pijshëm ishte problemi më madhor pasi ishte plotësisht i pamjaftueshëm. “Mysafiri” i rrallë pothuaj vinte me pikatore një -dy orë në ditë. Po të gjitha këto nuk i ndalën francezët në ndërmarrjen e tyre për të zgjedhur këtë qytezë mes mijëra mundësish në Europë, ku nuk mungon infrastruktura dhe as që bëhet fjalë për hallet ksamiliote. Për ta, kjo ishte një aventurë e bukur dhe shoqërohej me habi për banorët ksamiliotë. Pasi blenë një truall sipas të gjitha rregullave, përgatitën projektin, morën lejen e ndërtimit, duke paguar detyrimet në shtet për çdo veprim që kryenin, pajtuan firmat e ndërtimit, filloi hedhja e themeleve dhe ngritja e ndërtesës, e cila ishte një odise me vete. Për dy -tre vjet, godina mori formë dhe mjedisi përreth u ndërtua sipas shijeve pariziane plot tharm, shije e gusto. Brenda një kuadrati të vogël toke përreth vilës të cilën e quajtën “Vila Adriatika” për të përafruar dy detet që lagin Shqipërinë, Jonin me Adriatikun i pajisën 21 apartamentet me mobilje dhe kuzhina e gjithçka të nevojshme për një jetesë normale. Pa shumë luks, po me kujdes e merak, pamja e brendshme u harmonizua me atë përreth. Në hyrje të vilës u ndërtua një pishinë moderne ku familjet francezo-ksamiliote kur nuk zbresin në det shfrytëzojnë pishinën. Rreth vilës u ndërtuan lulishte, të cilat e dallojnë edhe sot atë nga ndërtimet e tjera përreth. Gjatë ndërtimit u bë kujdes për sistemimin e ujrave të zeza dhe ato të bardha për të mbajtur mjedisin të pastër, pa krijuar asnjë shqetësim tek fqinjët e shumtë që kanë ndërtuar edhe ata dhjetra objekte me destinacion turizmin. Shpenzimet e shumta të familjeve dhe miqve francez që bujtin në Ksamil në shumë raste bëhen më shumë se 60 vetë në ditë shkojnë të gjitha tek bizneset e qytetarëve ksamiliotë në shërbimet përreth. Secili fitonte prej tyre për atë që ofronin pa llogaritur të punësuarit dhe ata që kryenin punime të ndryshme, si hidraulikët, elektricistët, montuesit e kondicionerëve, antenave, rrjetit të largimit të ujrave në raste të përmbytjes së garazheve, etj. Mes banorëve të Ksamilit dhe qytetarëve francezë për vite me radhë janë vendosur lidhje miqësore e marrëdhënie që lindin nga bashkëjetesa në të njëjtën qytezë. Ata janë taksapaguesit më korrektë dhe shembulli më i mirë në marrëdhëniet me qytetarët. Shquhen për ruajtjen me fanatizëm të mjediseve përreth vilës, ku jetojnë. Askush prej tyre nuk hedh në rrugë asnjë bisht cigareje. Bëjnë jetën e vet dhe sillen si në vendin ku janë rritur, shkolluar e edukuar. Ksamilin e konsiderojnë qytetin e tyre të jetës. Gati si një vendlindje të dytë, pasi këtu nuk janë të përkohshëm. Po rezidentë. Nuk kanë ardhur për një javë. As për një verë. Po për tërë jetën. Deri sa kanë vilën e tyre, ajo do u shërbejë edhe brezave pasardhës. Janë tanimë qytetarë, që duan të kalojnë vite dhe të sjellin në këto mjedise për të shijuar bregdetin e Ksamilit dhe zonave rreth tij, plazhet mitike tek “Shkëmbi i Pëllumbave”, “Pema e thatë”, “Qyteti antik i Butrintit”, “Kalaja e Ali Pashës” në portën hyrëse të Vivarit. Të njohin Butrintin dhe kalatë e panumërta që mbartin historinë shumëshekullore të popullit shqiptar. Jo vetëm kaq. Nuk kanë sjellë këtu vetëm kulturën e tyre, por edhe kanë promovuar vlerat e traditat e popullit tonë nga qytetet nga vijnë në Francë. Traditat shqiptare, mikpritjen, kulturën tonë, bashkëjetesën fetare. Duke u ndjerë si ksamiliotë i janë gëzuar çdo përparimi të kësaj zone, që nga ndërtimet deri tek furnizimi me ujë e energji, tanimë të zgjidhura falë investimeve të fuqishme deri tek asfaltimi i rrugëve. Po kështu i gëzohen edhe bumit të turistëve, të cilët janë shtuar ndjeshëm, duke i dhënë Ksamilit pamjen e një qyteti shumëkombësh.

Gadishulli i Ksamilit është vendi më i parapëlqyer për pushime në këto vite. Turistët zbresin nga anijet në portin e Sarandës dhe destinacioni i tyre është Ksamili. Turistë që shtohen për vit. Kjo është arsyeja që hotelet janë rreshtuar e shtuar nga hyrja tek “Harta” deri tek skaji verior tek “Pema e thatë”. Shumë të huaj bujtin në Ksamil këto vite. Po francezët mbeten dallëndyshet e para. Ata janë udhërrëfyesit që kanë sjellë pas vetes mijëra të tjerë. Janë pelegrinët që hodhën këmbën e mbar për t`u bërë Ksamili i pëlqyeri i turistëve nga shtetet më të largëta të botës. Ata shkelën mbi shtigje të panjohura. Ata nuk ndjenë frikë nga mungesat. As nga komentet keqdashëse që i shoqëruan pas çdo vizite. Guxuan. Erdhën me dashurinë dhe besimin se do bashkëjetojnë në harmoni, duke ditur dhe njohur traditën shqiptare të besës dhe mikpritjes. Tanimë janë bërë edhe vetë pak ksamiliotë. Ndaj gëzohen ashtu siç shqetësohen për arritjet e mungesat që hasin në qytezë.

Po fillimi romantik dhe buzëqeshjet e pritësve në fillim kanë mbetur pas. Dashuria e vitit të parë po ashtu. Muaji i mjaltit sikur është fosolizuar. Vitet e bashkëjetesës sollën shqetësime me të cilat nuk mund të pajtohen. Veprime që i bezdisin dhe i bëjnë të ndihen të fyer. Nuk flasin për rastet kur individë të pandërgjegjshëm i kanë cënuar duke u vjedhur orendi brenda ndërtesës apo pajisje elektronike, përforcues valësh televizive e telefonike pasi ato nuk janë vlerësuar prej tyre si shqetësime serioze dhe i kanë përcjellë pa shumë pezmë. I kanë konsideruar si teka fëmijësh. Ajo që i ka ngacmuar seriozisht, që i ka bërë të pyesin veten nëse bën zgjedhjen e duhur, është qëndrimi që mbahet me zaptimin e truallit rreth godinës dhe shndërrimi i këtij mjedisi në një xhungël. Përreth vilës së francezëve është vendosur një rrethim i hekurt i babëzisë së atyre që duan të fitojnë, duke shkelur mbi çdo të drejtë. Një gardh i hekurt ngushtohet si lak. Pas shkatërrimit të lulishtes në hyrje të vilës, dëmtimit të rrethimit me dërrasa dekorative, radha u erdhi vendosjes së dhjetra kazanëve të plehrave fare pranë murit rrethues. Sikur të mos mjaftonin dy apo tre kazanë, të cilët edhe mund të justifikoheshin, shtimi i tyre u bë shqetësim dhe dhimbje koke. Pasi në to filluan të hidhen ditë natë plehrat e mbetjet ushqimore të restoranteve përreth dhe banorëve që nga larg. Toka rreth vilës u trajtua si mall belik. Sikur atje të jetonin ufot dhe jo qytetarë nga zemra e Europës. Atje në kazanët e vendosur përballë fasadës kryesore, ku janë shkallët hyrëse e dalëse, derdhen përditë mbetjet e peshkut, midhjes, karkalecave e gjithfarë gjallesash të detit që konsumohen nëpër kuzhinat në shërbim të pushuesve. Me karroca që kërcasin. Me thasë të zinj. Me kosha. Të gjithë hedhin mbeturinat para vilës. Nuk ka njeri të mos e ketë ndjerë erën që shpërndajnë mbetje të tilla të prodhimeve të detit. Dihet nga të gjithë acarimi që shkaktojnë mbetje të tilla të cilat prevalojnë mbi çdo gjë të bukur që u ka falë natyra këtyre brigjeve. Francezët, banorë të vilës në Ksamil janë të ndërgjegjshëm se nuk ka vend pa mbetje dhe kazanë për grumbullimin e tyre. Po përqendrimi i kazanëve ka një strategji shpërndarjeje, llogaritje, distance dhe nuk mund të vendosen të gjitha në atë shesh meqenëse atje jetojnë të huaj dhe nuk ka kush të ngrejë zërin. Po kjo vendosje kontraston me faktin se para bizneseve të tjera nuk mund të ndodhë një gjë e tillë. Nuk është normale që bizneset nuk i duan kazanët para restoranteve të tyre. Veç hedhjes së mbetjeve në kazanë, shumë mbeturina flaken në mjedisin përreth. Togje me kartona e kuti bëhen kapicë ardhur këtu nga drejtime të ndryshme dhe nga qytetarë të pandërgjegjshëm. Jo në pak raste dora zjarrvënëse i vë flakën togjeve të mbetjeve, duke e shndërruar mjedisin në tym të zi. Pamje të denja për vende të shkreta, larg syrit të njerëzve, po kurrsesi për një qytezë turistike që pretendohet të bëhet elitare. Rrethimi i egër i babëzisë së individëve të veçantë nën syrin e pushtetit lokal dhe mungesës së opinionit reagues vendas e të ardhur nga zona të tjera, me një copë letër reference në dorë, një miratimi në heshtje të zyrtarëve kompetent, fshehurazi, tinëzisht me marifete sa herë nuk kanë ku të parkojnë mjetet e tyre jashtë përdorimit i rreshtojnë rreth mureve, duke e kthyer mjedisin në një varrezë vjeturinash. Shumë herë secila prej tyre me pajisje për përgatitje të produkteve të mishit, kërnackave dhe qofteve. Rrethuar nga tërë anët me mjete që shërbejnë për biznes dhe tendenca për t`i shtuar këto mjete si një çark hekuri nga individ që kërkojnë të fitojnë nga tregtia dhe kërkesat që sjell bumi turistikë në këtë zonë ato mbinë si kërpudhat ditë pas dite. Kush nuk ka një vend të sigurtë të miratuar sipas ligjit, një copëz truall, ku të vendos mjetin e tij dhe të nisë aktivitetin, mjafton t`i shkrepet dhe të zaptoj truallin përreth vilës, ku jetojnë francezët. Pa llogaritur shqetësimet që krijojnë me zhurmat në mëngjeset e hershme, tymrat që shpërndahen bashkë me erën që lëshojnë pjekja e qofteve ,“lokalet” lëvizëse shtrëngojnë rrethimin e vilës franceze si për t`i mbajtur nënë presionin e babëzisë. Askush nuk është kundër biznesit. Dhe biznesmenëve. Secili në përputhje me ligjet në fuqi në shtetin shqiptar le të bëj biznesin që gjykon. Po një biznes nuk është një kokëçarje për të tjerët. Aq më pak për banorët e qytetëruar që kanë zgjedhur gadishullin për të jetuar. Vet familjarët francez të Ksamilit në respekt të shtetit dhe të edukuar për të zgjidhur problemet përmes kontakteve me zyrtarët që kanë detyrë të shërbejnë, kanë kontaktuar disa herë në Bashkinë e Sarandës dhe administratën që mbulon Ksamilin. Kanë takuar administratorët e pastrimit dhe mjedisit. Zëvendës kryetarët e bashkisë. Kanë ngritur shqetësimet me argumenta. Kanë parashtruar kërkesat dhe kanë kërkuar ndihmë për zgjidhje. Në takim me Kryetaren e Bashkisë së Sarandës, zonjën Floriana Koka i kanë renditur një për një gjithë problematikat. Janë ankuar. Dhe kanë pritur. Po asgjë nuk ka ndryshuar. Përfaqësuesi i shtetsave francez në vilën “Adriatika” të Ksamilit, Oliver Metz, tregon për ecejaket bashkë me përfaqësues të tjerë bashkëkombas në institucione. Thotë se ka shpresuar. Po më kot. Tani besimi i është zbehur dhe është bërë pesimist. Ai gjykon se shteti, pushteti lokal, bashkia, institucionet dhe administrata duhet të kthejnë sytë edhe nga ata. Të dëgjojnë dhe të veprojnë. Të korrigjojnë situatën. Të japin të drejtën që u takon. Ata e mendojnë veten ksamiliotë. Dhe sillen si të tillë. Po në se jetojmë këtu shprehen ata, duhet të përfitojmë nga administrata. Të na jepen zgjidhje. Të sqarohemi me fakte e argumenta. Të na thuhet kemi ose jo të drejtë. Duam të na çlirojnë nga rrethimi i shumëfishtë i mjeteve, plehrave, kazanëve, rulotëve, makinave të përshtatura për përgatitjen e ushqimeve që emetojnë në natyrë gazra dhe erë të rëndë. I bashkohemi thirrjes:- Le t`i shpëtojmë miqtë tanë bashkëqytetarët francezë të Ksamilit nga rrethimi i babëzisë. Francezët e Ksamilit kërkojnë veç drejtësi. Më shumë vëmendje dhe dinjitet. Duan mbështetje. Zgjidhje. Ndaj sytë i mbajnë nga shteti. Tek shteti shpresojnë!/Nga Bardhyl BEJKO