BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Lekët te vepra 19-të, ose kapitalizmi specifik shqiptar!

Lekët te vepra 19-të, ose kapitalizmi specifik shqiptar!

Nga Besi BEKTESHI

Është një “true story” ndodhia e mëposhtme, e fatit dhe punës, së një milioneri shqiptar - e cila karakterizon në vijimësinë e saj, formën e brendinë e pothuaj gjithë “kapitalizmit shqiptar” të fillim viteve ‘90-të në Shqipëri! Sigurisht nuk përfaqëson të gjithën – por padyshim një pjesë të një modeli që ka prodhuar pak, bashkuar akoma më pak kapitale e formuar modele që prodhojnë punësim dhe mirëqenie! Padyshim, ne kemi dëshirë t’ja vendosim fajet të gjitha politikës për gjendjen e vendit dhe pasigurisë së tij sot – por peshën më të madhe të zhvillimit anarkik, periferik dhe jo në bashkëpunim me ligjin e ka modeli i biznesmenit shqiptar! Ka dhe fajin e madh dhe për vitin 1997 në Shqipëri dhe pse ne konceptojmë vetëm klasën politike si “gjynahqare” të atij viti të jashtëzakonshëm dhe fatkeq!

Historia e vitit ‘90-të e më vonë është kjo: dikur një drejtor HOZRASHOTI-i që kishte qenë dhe drejtor ndërmarrje grumbullimi, në saj të ryshfeteve, mashtrimeve, pehlivanllëqeve, por dhe vjedhjeve në ndërmarrjet e shtetit komunist, kishte arritur që të mblidhte një sasi lekësh të konsiderueshme për kohën. Sigurisht që i mbante me shumë kujdes dhe për t’i ruajtur, pjesën më të madhe nuk i kishte futur në kasaforta dhe vende të fshehta, por kishte menduar një mënyrë shumë interesante për t’i mbajtur të fshehura! Në bibliotekën e tij kishte dhe disa vepra të Enver Hoxhës – e sidomos atë të 19-tën (e kush nuk e kishte nga nomenklatura) ose “Shënime për Kinën”, “Titistët” dhe vepra të tjera të Hoxhës! Mendja e hollë i kishte thënë t’i fuste “mijëshet” në brendinë e fletëve të veprës 19-të dhe të disave veprave të tjera të Enverit! Po pra, kishte mbushur plot librat me mijëshet e vjedhura në socializëm! Fundi i socializmit shqiptar ishte padyshim fillimi i hajdutërisë së tranzicionit dhe akoma më keq, se sa kaq! Në kulmin e skamjes e privacioneve – filluan dhe vjedhjet më të mëdha nga 1980-1990-të?! Gjithçka vidhej dhe padyshim si poshtë dhe lart në administratë dhe ndërmarrje u përhap mënyra e të vjedhurit si “jetesë”, kurse të tjerët vegjetonin! Në kapërcyell të ‘90-‘91-shit, kur filluan “kapitalizmat e para shqiptare” drejtori në fjalë u godit (nga meraku dhe tronditja e madhe psikologjike) nga ishemia dhe u bë gjysëm njeriu! E shoqja nuk dinte aspak ku kishte lënë paratë e shumta! Familja, nga më e pasura u shtrëngua në pagën e saj si mësuese!

Një ditë, një ish punëtor i ndërmarrjes së drejtorit e ndal gruan e tij në rrugë! Ai kishte filluar shitjen e qebapëve dhe qofteve, në rrugë përpara pallatit të ish drejtorit! Zonjë i thotë: ju lutem, ju që keni libra plot, do t’ju ketë tepruar ndonjë libër i kriminelit Enver e po pate mundësi dhe nuk t’u deshën, mi sill disa, sepse më duhet të mbështjell qebapët ngaqë janë nga letër shumë e mirë! Do t’ua shpërblej i thotë në fund të shoqes së drejtorit ish punëtori i tij! Ajo pa një pa dy, edhe në dëshpërim edhe në inat të kohës dhe në përgjithësi e lodhur, shkon në dhomë, merr një thes, pa i kontrolluar i hedh nja dhjetë libra të Enverit në të, dhe ulet menjëherë te “qoftexhiu” në fillim të rrugës! Na i thotë – ja pafsh hajrin ti këtij burrit, sepse unë nuk ja pashë dot (me pa të drejtë kjo fjalë e saj) tha e shoqja e drejtorit me ishemi në fillim të demokracisë! Qoftexhiu i mori dhe shkoi në shtëpi. Aty, duke dashur t’i grisë fletët i dalin lekët e shumta në to!

Mbas një viti, ai kishte bërë disa rrugë jashtë shtetit, kishte sjellë nga jashtë dhe shitur brenda, kishte gjetur mall të leverdishëm dhe e kishte tregtuar ashpër, kishte filluar “all in grosso” dhe sigurisht mbas shumë pak kohe, kishte dhënë para me fajde dhe ndërtuar vilën e parë! Kishte makinën më të mirë dhe vishej si një mbret! Ish drejtori vdiq dhe “qoftexhiu” nuk ishte në varrim, por ditën e nesërme shkoi për ngushëllim dhe i la të shoqes së drejtorit, një zarf me një shumë që për hallin e saj ishte mjaft e mirë! E habitur mësuesja e shkretë e falenderon shumë sidomos mbasi ai kishte ikur dhe ajo hapi zarfin, por i mbetën në mënd fjalët e tij kur në fund i tha: Zonjë ju jam shumë mirënjohës juve personalisht, për ndihmën e madhe që më bëtë, kur më dhatë librat për qoftet dhe qebapët nëse ju kujtohe! Unë zonjë jam pasuruar shumë nga xhesti juaj, sepse ato libra në daç besoni në daç jo, më mësuan të kem sukses në biznes! Zonja sigurisht në padijeninë e saj e falenderoi shumë edhe pse nuk kuptonte si “librat e Enverit, mund të pasuronin në biznes qoftexhiun që tashmë ishte milioner”! Kaluan disa muaj dhe një ditë u kujtua të pastronte bibliotekën e të shoqit. Në rreshtin e veprave të Enverit, kishte mbetur dhe një në fund, që ajo me sa duket nuk e kishte vënë re! Qeshi me vete dhe e mori në dorë, si të kuptonte si kishte mundësi ky libër – vepër e Enverit, të pasuronte qoftexhiun! Padashur e hapi dhe që në faqen e dytë, dolën mijëshet e kuqe, të cilat ishin rreshtuar faqe për faqe! Ishin plot 50 copë! Nuk arriti të gëzohej, sepse ju errën sytë dhe i ra të fikët!

Nejse – fillimi ishte i “mrekullueshëm” dhe megjithëse kemi thënë që ishim të barabartë në garë, sigurisht që nuk ishim të tillë! Një pjesë e hajdutëve të socializmit në fundin e tij, kishin vënë lekë të madh! Mbase “qoftexhinjtë” e shfrytëzuan më mirë, por sigurisht në themel mbetën gjatë gjithë tranzicionit – qoftexhinj! Pa ju humbur meritën iniciatorëve të një aventure kapitaliste, njerëzve të ndershëm në biznes dhe duke i nderuar në kurajon dhe ndershmërinë e tyre, në lodhjen për të bërë pikërisht këtë aventurë, mund të them se “mbretërit e biznesit” ishin kokrra injorantësh, tregtarucë të modelit më të dobët, të etur vetëm për fitim dhe jo krijim kushtesh për prodhim! Qoftexhinjtë e veprave të shokut Enver, nuk do të mendonin asnjë minutë për ligjin dhe demokracinë! Ata janë armiqtë më të mëdhenj të demokracisë në Shqipëri! Shikoni arsimimin dhe origjinën e tyre në themel të gjithçkaje! Nder për biznesin ligjor, njerëzit e ligjit dhe të origjinës së mirë qytetare në biznes! Por pjesa e aprofitatorëve, kontrabandës, vrasjeve, drogës, kanë të bëjnë me një “borgjezi” lumpeni, që nuk japin punë dhe që shfrytëzojnë çdo njeri, duke parë vetëm fitimin e tyre dhe asnjë lloj të drejte dhe ane sociale! Janë robtues të masave me pagat e tyre idiote dhe orët e zgjatura pa fund, pa kushte pune dhe nganjëherë dhe me dhunën psikologjike dhe fizike në ushtrim! Duken sikur paguajnë taksa! Në fakt, përvidhen harbutërisht dhe duke qenë se blejnë politikanë si vetja e tyre, i katapultojnë ata, duke ditur se pjesa më rondokope e tyre futen dhe në parlament – kanë mundësi të mëdha për të mos paguar dhe fituar në saj të abuzimit dhe evazionit të madh fiskal!

Të tillë biznesmenë janë ku e ku me milionerët kinezë dhe biles dhe rusë! Kinezët janë të gjithë të shkolluar dhe të përballur me biznesin e madh botëror – tanët një pjesë e madhe të pashkolluar, filluar duke vjedhur dhe grabitur, gënjyer dhe mashtruar, kontrabanduar dhe ndërtuar abuzivisht! Por kështu kanë bërë milionat sigurisht në kurriz të njerëzve, demokracisë dhe lirisë!

Rasti që përmenda më lart është më fatlumi, më i miri, më “korrekti” dhe për këtë ja vlen të përmendet si shembull – padyshim “për mirë” dhe pothuaj si etalon krijimi milioneri fill mbas diktaturës në Shqipëri?! Po prasi “simbol” ose si “kapitalizmi specifik shqiptar” që bazamentin e tij e ka te lekët në faqet e veprës së 19-të?!