BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Opinion / Editorial

Leksion politikës dhe politikanëve nga “konservatori” Gramoz Ruçi

Leksion politikës dhe politikanëve nga “konservatori”

Në politikën shqiptare është traditë e hershme që nga kohët më të vjetra, veçanërisht në sistemin komunist kur u bë traditë mos largimi nga politika aktive apo postet e rëndësishme pa i detyruar nga lart. Largimi ose ishte vendim i forumeve udhëheqëse, detyrim i padiskutueshëm mbi bazë urdhrash, orientimesh, nga Komiteti Qendror i PP-së, ose ikje nga kjo botë, kur shpalleshe armik i partisë, merrje plumbin ose burgun e përjetshëm. Kjo ishte tradita dhe këtë e njohim të gjithë. Ata që kishin zbritur nga malet që luftuan për çlirimin e Shqipërisë, u ngjitën në karrige si funksionarë të lartë në Byronë Politike, ministra, kryeministra, zëvendëskryeministra dhe nuk zbritën nga kali pa konsumuar tërë pushtetin që e konsideronin si shtëpinë dhe familjen e tyre, pronë të firmosur me grykën e pushkës. Kjo ishte metodologjia e sistemit që lamë pas. Pa u mohuar kontributet aq sa ishin apo idealizmin e fillimit për një botë të re, të gjithë kujtojmë vitin 1990, ku për vetë moshën që kishin, të gjithë mbi tetëdhjetë vjeç, një grusht të moshuarish, të lodhur, të sëmurë nga pesha e viteve dhe përgjegjësive për të zhvilluar ekonominë dhe përballuar trysninë nga lart dhe presionin nga poshtë, për mungesat e shumta që përjetonin shqiptarët, ish-udhëheqësit e pesëdhjetë viteve, u paraqitën, si figurantë që nuk transmetonin asgjë, të atrofizuar nga mosha dhe qëndrimi gjysmë shekulli në poste që i kishin gërryer së brendshmi dhe u kishin fosilizuar mendimin dhe veprimin, ngurtësuar idetë dhe mpakur iniciativën dhe shuar energjitë. Edhe ish-drejtuesit komunistë, qenie biologjike ishin, prej mishi e gjaku dhe si të tillë vuanin plagët e marra ndër vite në një sistem që e kishin gatuar me idealizëm, po që rezultoi dështim total pa të ardhme, me mungesa themelore të lirisë së lëvizjes, mendimit, pa folur për qëndrime të ndryshme të cilat as nuk ekzistonin fare. Askush që nga 1944, dita e parë e çlirimit nuk u largua me ndërgjegje si i pamundur fizikisht, po edhe për mungesa aq më pak për pamundësi për të drejtuar sektorë jetikë të ekonomisë që kishte konsumuar tërë resurset dhe nuk kishte asnjë të ardhme. Elitat politike mbetën të pandryshuara dhe partia në pushtet gjithnjë e më shumë u shndërrua në organizëm i shformuar, pa energji, pa mendim e veprim, pa reforma, shkurt, u kthye në organizëm i vdekur. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe as të gjykohej për progres kur të njëjtët individë, qëndruan stoikë, të pandryshuar në sfilatat e fotografive të Byrosë Politike, afishuar në çdo fshat e lagje në të gjithë territorin e vendit. Kush e nisi detyrën ministër, e noterizoi këtë post, deri sa doli në pension ose u detyrua të largohet kur cenoi vijën e partisë. Iku nga posti pas demaskimit model për shkelje ideologjike e politike sipas analizave të partisë ose në çdo formë tjetër detyruese pasi në ato vite karrigia ishte e partisë, vetëm të ndenjurat ishin të zyrtarit. Konkurrenca ishte mollë e ndaluar. Në mungesë të saj lulëzoi nepotizmi, miqësitë, krushqitë e kushërinjtë që të bënin drejtor e deputet e çfarë të donin vetë. Po asnjëri nuk bëri aktin e dorëheqjes dhe ta linte detyrën në mënyrë civile e demokratike. Anëtarët e Byrosë Politike për të cilët nuk kishte moshë, nuk pati asnjë rotacion për dekada me radhë, duke u çimentuar si monumente të kulturës ose natyrore, të pazëvendësueshëm nga askush tjetër. Kjo traditë, fatkeqësisht, u trashëgua dhe u kopjua edhe pas vitit 1990. Politikanë ambiciozë në emër të udhëheqjes së revolucionit, përmbysjes të sistemit dhe instalimit të pluralizmit politik, iu ngjitën pas shpine partisë, duke e shtrënguar aq fort, sa shumë herë i morën frymën, e paralizuan, i dhanë tiparet e tyre personale, të karakterit dhe sjelljes së përditshme, duke u njësuar me të dhe duke i transmetuar partisë veset, huqet e shumta, trashëguara ndër vite. Si mungesën e luajalitetit. Debatit e dialogut. Mbylljen e derës të rinjve. Mungesën e mendimit ndryshe, tolerancë zero ndaj gjithë atyre që guxonin të thoshin një ide ndryshe nga ajo e kryetarit fuqiplotë. Po nuk ka qenë kështu tek të gjitha partitë politike. Kryetari i PS, Fatos Nano, ka dhënë dorëheqjen disa herë dhe ka shkuar në shtëpi. Edhe politikanë të tjerë, kanë vepruar në këtë mënyrë, si Namik Dokle, i cili për dinjitet, u largua nga kryetar i Kuvendit, vetëm pas disa muajve në drejtim të tij. Kështu ka vepruar, profesor, Servet Pëllumbi apo politikanë të tjerë ndër vite edhe para zgjedhjeve të 25 prillit, si profesor, Bare, zonja Vasilika Hysi, Alfred Peza e shumë të tjerë nga radhët e socialistëve. Fatkeqësisht, shembujt nga forcat e djathta politike kanë munguar. Raste shumë të rralla kanë qenë largimet me dëshirë e vullnet të lirë. Tipik, qëndrim stoik, i palëvizur, është ish-kryeministri Berisha. Edhe pse pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, me rezultat shumë të thellë në ndryshim nga homologu i tij, Fatos Nano, i cili humbi zgjedhjet dhe u largua në jetën e tij private, pa u përfshirë në asnjë rast të vetëm në politikën aktive, Berisha, bëri një tërheqje simbolike, gati lëvizje taktike, duke u përfshirë çdo ditë në politikë dhe vendimmarrjen e PD-së aq sa në opinionin e gjerë shqiptar, konsiderohet, lideri faktik i partisë. Dhe sot për t`i treguar gjoksin, forcën, për t`i bërë karshillëk, Sekretarit të Shtetit, SHBA-së, pas shpalljes non grata, po së pari partisë së vet, drejtuesve të saj, Bashës së pari, deklaron se do kthehet në krye të partisë në të ardhmen. Në tërë botën demokratike kur humbet partia, liderët ikin, mbyllin pas vetes portën, dorëzojnë çelësat dhe ua lënë drejtimin atyre që zgjedh partia në të ardhmen. Nëse Fatos Nano, ka dhënë dorëheqjen realisht dhe nuk i është bërë barrë partisë, Berisha i është ngjitur si rrodhe PD-së, pa lënë të marrin frymë liderët e rinj edhe ata të promovuar dhe deleguar prej tij. Qytetarët shqiptarë që nga viti 2013 e deri sot kanë parë Berishën në krye të partisë, njeriun dixhital, prijësin e palëkundur, vendimmarrësin dhe imponuesin edhe pse de jure kryetar i PD, është Lulzim Basha, i cili në kopjim të babait të tij politik, në një garë të pabarabartë në 13 qershor, në zgjedhjet e PD, u rizgjodh kryetar edhe pse ka humbur pesë herë radhazi në ndeshje me kundërshtarët politikë. Edhe pse humbi zgjedhjet politike nuk gjeti forcën të largohet si humbës serial, po rimori drejtimin e PD-së, duke fituar partinë edhe pse humbi pushtetin. Në tërë botën demokratike pasi humbin, liderët modernë marrin përgjegjësinë e humbjes dhe largohen në jetën e tyre familjare, duke bërë gjyshin e mirë apo prindin e bashkëshortin ideal. Në ndryshim nga tradita e drejtuesve politik në historinë tonë të tri dekadave demokraci në 12 qershor në Kongresin e PS, në stadiumin Air Albania, si futbollistët kampionë që dorëzojnë fanelën pas lavdisë së viteve, ku u festua 30 vjetori i themelimit të saj, Gramoz Ruçi, njëri prej themeluesve me kontribute të padiskutueshme, i zgjedhur në krye të forumeve të PS, nënkryetar, Sekretar i Përgjithshëm, Kryetar i Grupit Parlamentar dhe së fundi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, njoftoi dorëheqjen nga të gjithë funksionet politike dhe si deputet i zgjedhur në qarkun e Fierit, ku ishte drejtues politik në pozicion ekstrem të listës, numri dhjetë. Edhe pse në kulmin e suksesit, me bilance fitoreje, drejtues dhe në krye të reformave të partisë në të gjitha etapat, Gramoz Ruçi, deklaroi largimin. Një largim plot dinjitet. I vlerësuar me superlativa nga partia, si figurë qendrore që i ka dhënë forcës politike gjithçka ka mundur në reformimin dhe konsolidimin e saj, mori vendimin për t`u larguar, duke iu përkushtuar tani e tutje familjes së vet. Dorëheqja e natyrshme, pa asnjë tam- tame, nxjerre gjoksi, sikur të bënte ndonjë akt heroik, me thjeshtësi dhe urtësi, tregoi se Gramoz Ruçi është më parë se politikan, qytetar dhe udhëhiqet nga norma dhe ideale demokratike, lider politik që vepron me koshiencë e zbaton në jetë ato që propagandon. Askush nuk i kërkoi dorëheqjen Ruçit. E kundërta është e vërtetë. Këmbëngulja për të vazhduar dhe nëse do ta kishte këtë motiv mund të qëndronte deri në moshë ekstreme. Po, Gramoz Ruci nuk është Berisha. Nuk është si të tjerët. Ndaj dorëheqja e tij është leksioni më i mirë, dhënë politikës dhe politikanëve në të gjitha forcat politike. Është leksioni që i akuzuari, si diktator, vrasës, xhaketa e vjetër, burrë hijerëndë, pedant, komunist, konservator dhe i anatemuar si imponues, vetullngrysur e konservator, njeriu që ka shërbyer në krye të Ministrisë së Brendshme në fund të diktaturës, diti të largohet, duke u lënë vendin të rinjve. Asgjë nuk e ndali që në kulmin e arritjeve të tij, me postin e dytë më të lartë në sistemin tonë politik t`i thotë partisë së vet: Tani deri këtu! Sot e tutje do jem bashkëshorti, prindi dhe gjyshi i nipave dhe mbesave të mia për t`i mirëpritur dhe edukuar për t`i bërë qytetarë të mirë. Ngjajnë si slogane anatemimet, fyerjet e liderëve të opozitës të sotme ndaj tij, po edhe si kontrast i jashtëzakonshëm pasi ata edhe kur janë në fund të honit nuk arritën të ngrihen në lartësinë e qëndrimit të Gramoz Rucit që edhe pse në majë, diti të largohet me dinjitet dhe ndershmëri. Gramoz Ruçi, tregoi se është i dinjitetshmi Ruçi, njeriu që diti të ecte mes dallgëve të politikës, të fitonte e të humbiste, po mbi të gjitha të ikte kur ishte i betonuar dhe i mbështetur për të qëndruar. Ky është morali i njerëzve të përgjegjshëm, i qytetarëve që dinë të ndërmarrin veprime që janë mesazhe dhe leksione demokracie për të gjithë politikanët dhe politikën.