BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Leksionet politike, demokratike, shoqërore dhe mediatike të Kosovës për Shqipërinë

Leksionet politike, demokratike, shoqërore dhe mediatike të

Zgjedhjet demokratike të 14 Shkurtit 2021 janë leksione politike, demokratike, shoqërore dhe mediatike për politikën, demokracinë, shoqërinë dhe për mediat në Shqipëri. Kjo për shumë arsye: Kosova i dha leksione demokratike Shqipërisë për faktin se në Kosovë nuk ka manipulim, as tollovira e as kontestim zgjedhjesh dhe as të rezultatit të tyre; në Kosovë nuk ishte e nevojshme ushtria e vëzhguesve dhe monitoruesve ndërkombëtarë për zgjedhjet ashtu sikurse ndodh gjithmonë në Shqipëri, dhe madje pavarësisht mbikëqyrjes së rreptë të ndërkombëtarëve, në Shqipëri, gjatë këtyre 30 viteve tranzicion nuk pati kurrë zgjedhje të cilat përmbushin standardet demokratike. Në Kosovë vetëm gjatë 4 viteve të fundit u mbajtën 3 palë zgjedhje parlamentare, kurse në Shqipëri pavarësisht krizave të rënda politike, demokratike, krimo-korruptive dhe shtetërore siç është aktualisht prej 4 vitesh në Shqipëri, nuk u zhvilluan zgjedhje të parakohshme, por arriti deri aty duke mbajtur madje edhe zgjedhje një partiake, pra moniste ashtu sikurse bëri pushtet-shteti i Edi Ramës në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Pra Shqipëria duhet të marrë shembull nga politika dhe demokracia në Kosovë, ashtu sikurse edhe shoqëria shqiptare në Shqipëri duhet të zgjohet nga letargjia dhe të guxojë për të ndëshkuar elitën e vjetër politike, krimin, korrupsionin, tradhtinë, hajninë dhe papërgjegjshmërinë e saj ashtu sikurse ka bërë shoqëria kosovare në tri zgjedhjet parlamentare të fundit ku votën ia ka besuar Albin Kurtit, Vetëvendosjes, pra ndryshimit. Ka ndryshim radikal midis mediave në Shqipëri dhe atyre në Kosovë, ku mediat e Tiranës, ato më kryesoret janë të korruptuara, të shitura dhe mercenare të pushtetit e të parasë; janë tejskajshmërisht të politizuara dhe servile e të padinjitetshme, media të cilat nuk bëjnë opozitë reale, por bëjnë opozitë të korruptuar dhe materialiste, shkruajnë e thonë atë që dëshiron interesi personal i pronarit të tyre dhe i politikës së pushtetit. Mediat në Shqipëri në tërësinë e tyre janë media interesash, klikash e klanesh të pushtetit dhe të oligarkëve pranë tij, pra janë palë me politikën dhe me korrupsionin. Mediat e Tiranës, shumica e tyre u bëjnë embargo të vërtetave, realitetit dhe personalitetit e dinjitetit të meritës dhe të dhuntisë e talentit politik, intelektual e patriotik; shumica e tyre janë media ku vegjeton tarafi, akrabaja nepotiko-politike, paraja dhe reklamat e manipulimit e mashtrimit gjithfarësh. Ndërsa në Kosovë mediat kosovare janë të lira, të pavarura ku shprehet lirshëm mendimi i lirë dhe ku ato janë opozitë kundër të gjithë atyre që meritojnë kritika dhe demaskimin publik të korrupsionit, krimit, padrejtësive dhe poshtërsive e tradhtive politike.