Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Leksioni i Vetingut

Postuar: 06/09/2018 - 07:06

 Vetëm vetingu, ky mekanizëm ligjor kaq brilant po zbardh figurën etiko-profesionale dhe pasurore të gjyqtarëve, prokurorëve, të cilët i kanë vënë lëndë eksplozive sistemit të drejtësisë në këto vite të sistemit demokratik në Shqipëri. Rezultatet e vetingut janë të dukshme dhe nuk ka rëndësi t`a thonë ekspertë ndërkombëtarë, vendas, gjyqtarë, prokurorë, apo njerëz të zakonshëm. Vetë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar skanimin e vetingut kanë pohuar publikisht se ky proces shërben si një leksion shumë dimensional dhe nuk bënë kurrë dëm. Edhe vetë kjo kategori nëpunësish në drejtësinë shqiptare e vlerëson me kënaqësi, si proces emocionues, proces reflektimi, i domosdoshëm për të thënë ca të vërteta që janë mbuluar nga grabitqarët e politikës dhe njerëzit që kanë punuar në drejtësi. Leksioni i vetingut është hapsirë e jashtëzakonshme dhe shërben si mësimdhënie për të ndërtuar një sistem drejtësie profesionale, ku gjyqtarë e prokurorë të ardhshëm të mos kenë më mundësi të fusin duart në xhepat e qytetarëve të lirë të kësaj shoqërie.

Vetingu e theu mitin e pathyeshmërisë së punonjësve të drejtësisë, të cilët për hir të së vërtetës i ngjanin miteve, tabuve kur fjala e tyre ishte gurë shkëmbi i palëvizshëm. Të tillë i bëri politika këta nëpunës të zakonshëm zyrash, të cilët i dhanë atribute të jashtëzakonshme vetes duke u vetëkthyer në të paprekshëm, në nëpunës me vlera shenjtorësh, por që në fakt vetingu po tregon se sa njerëz të rëndomtë dhe të pacipë paskan qenë këta zyrtarë të krimbur. Vendimmarrjet e tyre kanë qenë të kontestuara sepse ligjin dhe shtetin këta aparatçikë e kthyen në pronë private dhe luanin sipas konjukturave të politikës duke u vënë në shërbim të saj kokë e këmbë. Ka patur vendime gjykatash klienteliste, por askush nuk guxonte të ngrinte akuzë, apo ti kundërshtonte. Miti i paprekshmërisë së këtyre njerëzve, vrau lirinë, fjalën e tyre si qytetar. Këtë qëndrim kanë mbajtur drejtuesit e shtetit për vite me radhë, të cilët me papërgjegjshmërinë e tyre i lanë liri veprimi gjyqtarëve, avokatëve të padrejtësisë, ndaj dhe u katandisëm si shtet cubash.

Vetingu i ditëve të sotme po tregon se sa shumë keq ka punuar drejtësia shqiptare në këtë tranzicion të fëlliqur. Gjyqtarët dhe prokurorët, shefat e tyre kanë rënë në heshtje sepse duan të ruajnë kokën përballë kësaj tornadoje që s`ka për të ndaluar, derisa të nxjerrë nga strofulla peshkaqenët e mëdhenj, që i`a kanë nxirë jetën këtij populli. Përfundoi koha kur këta nëpunës spekulantë e kthyen shtetin në interes të pronës dhe kapitalit vetjak. Këtë leksion këta hajdutë e mësuan mirë nga procesi i vetingut, i cili monitorohet rreptësisht nga ekspertët ndërkombëtar.

Palo-politika ka pjesën e saj në këtë mishmash, katrahurë në këtë vend me emrin Shqipëri. Fragmente të caktuar të politikës janë orvatur të hedhin baltë mbi veting, por nuk i`a kanë dalë. Kanë sharë e fyer ndërkombëtarët, sikur këta po i japin oksigjen korrupsionit në këtë vend që do të integrohet në botën moderne. Janë ca spurdhjak që dyshojnë në monitorimin e SHBA dhe BE procesit të vetingut në Shqipëri. Këta palo-politikanë nuk e duan mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë, sepse e dinë që ata nuk të falin. Dhe kur ndodh kështu, kërkojnë të organizojnë alibira sikur vetingu nuk është gjetja e duhur për të pastruar drejtësinë nga peshkaqenët. U pëlqen amullia, rrëmuja, humbja e kontrollit, marrin iniciativa për të krijuar pasiguri në grupet e ekspertëve që po hetojnë pasuritë marramendëse të gjyqtarëve, prokurorëve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore, ndoshta dhe të politikanëve në një kohë të përshtatshme. Megjithëse kanë përdorur plot forma për ti shpëtuar skanerit të vetingut, nuk kanë arritur dot të kalojnë rrjetën e hekurt. Se çfarë zullumesh ka bërë politika Politikën e kanë treguar ato subjekte vlerësimi, të cilat kanë pranuar se vetingu është domosdoshmëri, është leksion për të gjithë, duke ia lënë topin në derë kuajve të hazdisur të politikës.

Subjektet e rivlerësimit të figurës profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk është punë angari. Drejtuesit e vetingut, partnerët ndërkombëtar SHBA dhe BE nuk bëjnë shaka kur thonë se shteti ka ligje, ka norma, ka barazi, ka vendimmarrje larg sekserëve, që helmojnë jetën e njerëzve. E morën si shaka kur hodhën të dhënat pasurore në formularin e deklarimit të pasurive. Shumë prona e kapitale nuk justifikohen, nuk argumentohen, nuk janë deklaruar me transparencë të plotë, por janë ti mbulojnë për të fshehur vjedhjet dhe origjinën e tyre. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, disa subjekte rivlerësimi i ka konfirmuar në detyrë, ndërkohë që Organizata e Monitorimit Ndërkombëtar ka apeluar vendime, të cilat, sipas OMN kanë qenë të paargumentuara nga KPK dhe si të tilla duhen parë nga një komision tjetër, më profesional.

Lodhen kot politikanët që mbrojtur njerëzit e krimbur në pushtet. Nuk të falë Amerika, as Europa. Ata janë betuar se Shqipërisë do t`i japin drejtësinë që do populli dhe jo padrejtësinë, pa të cilën, politikën e mbrapshtë nuk e zë gjumi. Akoma ka përfaqësues të politikës që kujtojnë se është koha e tyre e mund të bëjnë çfarë të duan. Ata kanë rënë nga fiku dhe koha e integrimit të Shqipërisë është në drejtimin e duhur. Duan të shfaqen si dikur rinor, dalin e japin porosi, këshilla, bëjnë sikur janë njohës të mirë të politikave integruese, në fakt koha e tyre ka perënduar dhe këtë është mirë t`a marrin si leksion e të rrinë mënjanë për t`ia lënë punën brezit të ri të edukuar dhe shkolluar në universitete të shoqërive moderne. Kaq duhet ta kuptojnë dhe kjo nuk është gjë tjetër, veçse mësime që kanë dalë nga shkolla profesionale e vetingut të famshëm që dëshirojnë shqiptarët. Fytyrat e shpëlara që janë bërë të mërzitshme për njerëzit kanë mbaruar punë, u kanë përfunduar orët e punës, janë të lodhur, nuk kanë pse bëhen pjesë e reformave që ndërmerren, edhe pse e dinë fortë mirë se koha e vegjetimit të tyre i përket një të shkuare me histori e mbushur me dhimbje dhe pikëllim.

Nga Sokrat NDREÇKA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 07:28

Shqiptarët e kanë provuar gjysmë shekulli tmerrin e regjimit diktatorial. Duke qenë të traumatizuar shqiptarët zgjodhën sistemin shoqëror demokratik për të provuar shijen e paqes, lirisë.

Postuar: 25/09/2018 - 07:26

Po diskutohet ethshëm mbi një ligj të ri që tenton të vendosë një rregull mbi ndalimin e importit

Postuar: 25/09/2018 - 07:24

“Stani” apo koalicioni i Bashës, nuk e di pse më kujtoi Hanin e Stavros në qytetin e

Postuar: 25/09/2018 - 07:22

Uji është një ndër elementët kryesorë të jetës.

Postuar: 23/09/2018 - 07:43

Gjurmët e jetës, punës dhe sakrificës së Qazim Demit janë të gdhendura fort në qytetin e Sarandës

Postuar: 23/09/2018 - 07:40

 “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”, tashmë është një ëndërr që për shqiptarët ësht

Postuar: 23/09/2018 - 07:38

Andri, një miku im, gazetar më dha dorën duke më thënë se ndjehesh i keqardhur për mënyrën si kry