BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Letër e hapur drejtuar ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj

Letër e hapur drejtuar ish-komandantit të UÇK-së, Ramush

I nderuar Ramush!

Lufta e popullit tonë për të dalë nga okupimi serb është shumë e gjatë. Lufta e fundit e UÇK-së, pjesëmarrës në të cilën keni qenë edhe vetë ju bashkë me tërë familjen tuaj, ju dha emër dhe nder sa që me të drejtë cilësoheni si hero i gjallë i Kosovës dhe i tërë popullit shqiptar. Është krenari e ligjshme, kur njeriut i thuren lavde si rezultat i heroizmit në luftë për liri, por është njëkohësisht shqetësuese, kur meritat e luftës përdhosen nga lakmia për pushtet fiktiv! Kjo njëherë është edhe arsyeja bazë e kësaj shkrese të hapur që po iu drejtoj. Me hyrjen tuaj në jetën politike në Kosovë, shumëkush u gëzua, duke qenë të bindur se do të mbrosh çështjen kombëtare siç e mbrojte vendin në luftë për ?’ka luftuat dhe u sakrifikuat familjarisht. Okupimet e gjata kanë bërë të vetën, okupatori serb, padyshim që ka mbjellë edhe farën e vet në pjesën e truallit shqiptar të quajtur Kosovë. E vërteta është, se që nga lufta e deri më sot (nga ata që e mbijetuan luftën), keni qenë dhe mbeteni personi më interesant, mbi shpinën e të cilit si të askujt tjetër, ka peshuar Serbia me të gjithë përkrahësit e saj ndërkombëtarë dhe rrjetin e veglave të saja shqipfolëse. Dhe është pikërisht ky rrjet, që në njërën anë, trasoi rrugën tuaj "politike", duke të ulur pikërisht në prehrin e atyre që e sabotuan luftën dhe në anën tjetër, ta mbushën dosjen me shpifje nga rrjeti i informatorëve të rrejshëm dhe të dërguan për shumë vite dhe atë përsëritshëm në Hagë. Mbajtja juaj në burg me qëllime të errta, ishte e vështirë për ju, ashtu edhe për shumë liridashës, por mbrojtja dhe qëndrimi juaj në burg na forcoi të gjithëve dhe fatbardhësisht drejtësia triumfoi. Por ju i nderuar Ramush, aq sa treguan zhvillimet në vazhdim, nuk e kuptuat se nga iu erdhi e keqja dhe prapë e vazhduat "lojën " e vjetër me personazhe nga tabori i së keqes shqiptare, e vazhduat me ata që lozën me fatin tuaj dhe me fatin e popullit tonë, e që po lozin kaq vite me fatin e gjithë kombit!

• Dhënia e ?akorrit Malit të Zi, 

• Formimi i Gjykatës Speciale kundër U?K, në të cilën tani si zëvendësim i yti shkuan disa nga shokët tuaj të luftës dhe politikës

• Formimi i Zajednicës etj.

Këto janë vetëm disa të këqija të mëdha që iu bënë vendit e ku roli yt ishte goxha i madh. Këtë rol, ju e ushtruat në bashkëpunim me ish-presidentin Thaçi dhe udhëheqjen e LDK-së, parti kjo që në kohën e luftës, ju luftonte juve aq sa edhe Serbia dhe mbas lufte, në vend se t’i ndalohej me ligj veprimtaria kundërkombëtare, ju u bëtë bisht i zgjatur i saj dhe tani jemi këtu ku jemi dhe ju prapë patericë e saj në qeverinë kuislinge jolegjitime të njëfarë Hoti Avdulla! Po sot: Në kohën kur Gjykata famëkeqe Speciale të cilën politika e Kosovës gënjeu opinionin se është gjykatë jopolitike, por vetëm gjykatë individuale, në kohën kur shokët tuaj po të zëvendësojnë në Hagë, në kohën kur kjo gjykatë UÇK-në po e quan ndërmarrje kriminale etj, qëndrimi i partisë suaj ende në një qeveri kukull të njëfarë Hoti Avdulla- si bisht i ?etnikve Vuçiç e Daçiç është e pafalshme. Nga kjo fatkeqësisht faktet na bindin se sot qeverisjen prosllave në Kosovë po e mban gjalle dikur i lavdishmi Ramush Haradinaj. Vrapi për t’u bërë president i Kosovës, kur ju instaluat një qeveri kuislinge që është një patericë e Vuçiçit, është një vrap i pakuptimtë dhe shumë i dëmshëm. Unë nuk besoj se në këtë botë ka njeri pa asnjë gabim (edhe se gabimet dallohen në mes vedi), por largimi i Ramush Haradinajt nga qeveria fiktive momentale dhe shpartallimi i kësaj qeverie kuislinge pa humbur kohë as edhe një ditë të vetme, do jetë një nder dhe shpëtim i popullit tonë që po kalon në këto momente delikate. Mbetja apo largimi juaj nga kjo qeveri jolegjitime me bazë në Beograd, do ta pikturojë përfundimisht bardhë apo zi biografinë tuaj! Ju shkrova pa as më të voglin ndikim partiak dhe vetëm me qëllimin e mirë që t’i shërbehet atdheut me ndaljen e pazareve ogurzeza në të cilat ka hyrë dhe po ec rrufeshëm qeveria kuislinge e Hotit Avdulla & co. që është instaluar në Kosovë nga bashkëpunëtorët e Millosheviçit. Shpartallimi i kësaj qeverie kukull prish definitivisht edhe planet pansllave të Shengenit sllav që na e mbollën pushtetarët vasalë dhe të shitur të Prishtinës dhe të Tiranës, në emër të demokracisë. Një sugjerim krejtësisht i sinqertë dhe vëllazëror me mendimin dhe dëshirat më të mira për moskeqkuptim!