
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec


A mundet një levizje sociale nga e majta ose e djathta radikale të depërtojë në establishmentin e vjetër politik dhe të zgjidhet në nivel kombëtar? Dy partitë politike dominuese në Shqipëri nuk bien dakord për shumë gjëra, por ka një gjë për të cilën bien dakord: Sistemi duhet të krijohet për t'i ndihmuar ata të ruajnë pushtetin e tyre. Nga votimet e para në të kaluarën deri te kufizimi i iniciativave të votimit të marra nga qytetarët, socialistët dhe demokratët kanë bërë çmos për të ndërtuar një sistem që ia heq pushtetin popullit dhe e mban atë në duart e partive. Një valë e re e partive anti-establishment ka tronditur politikën evropiane. Një grup i larmishëm i njerëzve dhe grupimeve nga e majta, e djathta dhe pa qëndrim fiks ideologjik po sulmojnë rrjedhën kryesore të qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë. Nga kjo tendencë europiane nuk bën përjashtim as vendi ynë . Zhvillimet e fundit në vend tregojnë qartë se shumë lëvizje sociale populiste të krahut të majtë e të djathtë po transformohen në lëvizje politike ose më saktë kanë formë amorfe midis lëvizjes sociale dhe asaj politike . Mund të përmëndim këtu lëvizjen e drejtuar nga Arlind Qorri , e apo asaj të drejtuar nga Adriatik Llapaj dhe lëvizja konservatore e inicuar nga Evi Kokalari. Kujtojmë se më parë kishim edhe lëvizjen sociale të drejtuar nga Erjon Veliaj që më vonë iu bashkangjit Partisë socialist.Në këtë realitet pa alternativë serioze në vendin tonë , ku për më tepër ligji nuk bëhet më nga partitë politike dhe aq më pak nga opozita , duket sikur e vetmja forcë që vendos në vend janë oligarkët . Parë nga jashtë vendi ka sistem shumëpartiak , por në fakt kemi një sistem oligarkik , në të cilin oligarkët vendosin të ndërrojnë e financojnë ato formacione politike dhe individë që kanë më shumë besueshmëri dhe i shërbejnë atyre më mirë. Në këto kushte është normale të shfaqen këto lëvizje sociale me tendenca politike ashtu siç u shfaqën dhe u forcuan forma të ndryshme të populizmit në të gjithë Evropën pas krizës së fuqishme financiare pas vitiit 2010 . Vitet e fundit, Evropa ka parë rritjen e forcave politike ideologjikisht të ndryshme që e cilësojnë veten më shumë si lëvizje sesa si parti. Në Itali, “Lëvizja Pesë Yjet” përfundoi e para në zgjedhjet parlamentare të marsit 2018.” Podemos” është vendosur si një nga aktorët kryesorë politikë të Spanjës. Sebastian Kurz fitoi zgjedhjet në Austri të tetorit 2017 dhe u bë kancelar. Edhe Partia Laburiste e Mbretërisë së Bashkuar tani thekson cilësitë e saj të ngjashme me lëvizjen. Më i suksesshmi ka qenë En Marche i presidentit francez Emmanuel Macron, i cili erdhi në pushtet vetëm një vit pas fillimit të tij. Por krijimi i Macron-it, që kur u riemërua La République En Marche (LREM), është një lloj i ri hibrid parti-lëvizje; ajo u themelua pa mbështetjen institucionale të një partie apo lëvizjeje të mëparshme proteste, apo apelin e një personazhi të njohur publik. Gjithashtu në Greqi Syriza u krijua si “parti e krizës” që arriti të shfrytëzonte pakënaqësinë dhe varfërinë të krijuar nga kriza financiare dhe euro.Gjithashtu në SH.B.A në vitin 2016 një udhëheqës populist, Donald Trump, fitoi zgjedhjet presidenciale . Në situata të tilla ku nuk ka alternativa, mbetet shumë pak vend për politikën dhe kapaciteti i partive egzistuese për të kapur dhe drejtuar konfliktin politik zvogëlohet. Në rastin e Spanjës dhe Greqisë, kjo nuk u shfaq vetëm në populizmin e majtë, por edhe në nacionalizmin e ekstremit të djathtë. Podemos dhe Syriza ishin “partitë e krizës” që arritën të shfrytëzonin pakënaqësinë , por edhe partia e ekstremit të djathtë nëGreqi , Agimi i Artë” , arriti të marrë mbështetje të madhe popullore . “Shqipëria Bëhet”,lëvizja më e re qytetare në Shqipëi , po e artikulon debatinin e saj duke pretenduar se përfaqëson 'popullin' dhe është kundër 'elitës' dhe po krijon strategjinë e saj elektorale dhe politike të bazuar. mbi këtë antagonizëm. Në këtë proces, kjo lëvizje dëshiron të arrijë të përfaqësojë grupet shoqërore që preken më rëndë nga kriza në vend (të rinjtë e papunë, pensionistët , nëpunësit civilë, fermerët) duke nënkuptuar ‘popullin’ si pikën e identifikimit për të gjitha këto grupe dhe krijuar kështu një identitet kolektiv që nënkupton shumicën e njerëzve si tërësinë e ' njerëzve'. Në këtë aspekt duhet thënë se nuk qëndron larg edhe “Lëvizja Bashkë” e drejtuar nga Arlind Qorri . Gjithashtu në spektrin e djathtë “Lëvizja Konservatore” e Evi Kokalarit ka dalë si një alternativë ndaj kaosit ekzistues në kampin e djathtë me pretendimin e përfaqësimit të vlerave konservative nën shembullin e konservatorizmit Amerikan të përfaqëara nga ish presidenti Amerikan Donald Trump .Një gjë kanë të përbashkët këto lëvizje të reja social - politike se programet e tyre duket të jenë vetëm premtime dhe qëllime të mira . Prezantimi i programit të tyre lexohet si një listë e gjatë dëshirash . Programet kërkojnë gjithashtu taksa të reja për të pasurit dhe mbi transaksionet financiare. Ato premtojnë pensione dhe paga më të larta, si dhe një rritje të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor, arsimin dhe shërbime të tjera sociale , megjithatë, pa elaboruar se si do të paguhen ato plane.Le të shpresojmë që këo lëvizje të reja social politike do të ndryshojnë bizantizmin politik në Shqipëri dhe të mos përfundojnë si shtojca politike të partive të mëdha , siç përfundoi lëvizja “Mjaft” e Veliajt , apo si Syriza në Greqi dhe lëvizja Podemos në Spanjë. Një gjë është e qartë se është momenti që të shkëputemi tërësisht nga tranzicioni i gjatë kërkohet mentalitet i ri dhe perëndimor në politikën e vendit .
Më të lexuarat


Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit

Kafshët paskan frikë, po njerëzit.........?!

Një prurje e re në publicistikën shqiptare e profesor Ago Nezhës, “Demonët e Demokracisë”

Gazment Bardhi si pacient i Karl Jungut përpara 2 Dhjetorit

Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin
