
E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …


Dy autorët, intelektualë të mirëfilltë,por tepër modestë, Zeno Jahaj dhe Agron Berdaj na kanë dhuruar këto ditë një libër me një titull të drejtpërdrejtë:"LUFTA ANTIFASHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE E POPULLIT SHQIPTAR, PËRTEJ SHTREMBËRIMEVE..."Është detyrë dhe nder për gjithkënd që e do Shqipërinë, së pari ta lexojë, e pasi e lexon këtë libër të reflektojë, të reagojë dhe të pozicionohet, pasi vetë paraqitja e shkoqitur e tërë materialeve , njohurive dhe informacionit që jepet në të, ta imponon këtë detyrim moral.
Autorët, oficerë madhorë me një formim të plotë ushtarak, politik e filozofik, me një aktivitet të gjerë e të suksesshëm në disa fusha të ushtrisë e të mbrojtjes, në diplomaci,në organizma shoqërore e në funksione të niveleve të caktuara shtetërore, kanë kryer së pari një detyrë të lartë shkencore, atdhetare me vlera të papara ndonjë herë deri tani që lidhet me këtë luftë.Ky libër, mendoj se është i shkëlqyer nga tërë këndet e shikimit, me rrezatim verbues të rrufeshëm për këdo, kushdoqoftë (ai, ajo apo ata) që hedh baltë mbi Luftën Antinazifashite Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar,1939-1944. I strukturuar në dhjetë kapituj, këndshëm, bindshëm, kuptueshëm dhe me brendi tërësisht të argumentuar nga të gjitha këndet e vështrimit objektiv, historik, gjeografik, ekonomik dhe demografik, libri përthithet lehtazi.Të tëra këto janë paraqitur në funksion të kthjellimit të politikës dhe historisë së kohës dhe për kohrat që do vijnë.
"LANÇ, PËRTEJ SHTREMBËRIMEVE" është e mbetet ndër shumë të paktit libra analitikë, në bibliotekat dhe libraritë tona në truallin shqiptar, që do ta cilësoja pa frikë dhe me krenari: i punuar me përkushtim të plotë shkencor; libër i cili sjell fakte, shifra, ngjarje, njerëz, shtete, ushtarë e gjeneralë, politikanë dhe kriminelë,agjentë dhe feudalë, që janë mpleksur në atë luftë fitimtare, kundër fashizmit e nazizmit në terrenin shqiptar dhe në sfondin europian e më tej akoma, botëror.Fakte që nuk "ka askush këllqe" për t'i kundërshtuar.Në mbi dyqind referencat prej burimeve më të sigurta të botës antifashiste, të arkivave të vetë qeverive fashiste, militariste e naziste, dhe të shtetit shqiptar, sillen aq shumë të dhëna sa që, edhe për 'kokëngjeshurin më të të pabindur' nuk mbetet vetëm se të ulë kokën duke përsëritur:Edhe bota po na thotë, "mos e shtrembëroni historinë tuaj aq të shkëlqyer luftarake, që nga data e fillimit,forcat pjesëmarrëse dhe deri tek Data e Çlirimit".
Të realizosh botimin e një libri të këtillë është një guxim i lartvlerësuar, një veprim intelektual shoqërisht i ligjshëm; historikisht i kërkuar; aktualisht i munguar, një akt trimëror individual në kohë mjegullnajash tepër të dendura e të të gjithë ngjyrave më të errta.Parathënia aq e përpiktë, dinjitoze prezantuese e historianit të njohur ushtarak njëherazi edhe sociolog kolonelit në pension Sali Onuzi, ia ngre më lart rëndësinë këtij vëllimi shkruar me kaq përpikëri historike dhe nerv atdhetar,larg,shumë larg çdo ndikimi të politikës,kësaj sëmundjeje mashtruese, paralizuese që ka këputur shumë hallka të zinxhirit tonë shtetëror.
Ivetmi libër që i kushtohet dëshmorëve të LANÇ dhe veteranëve të asaj lufte, i cili mund të konsiderohet disafunksionësh: shpjegues vetëm i saktë i ngjarjeve; përcaktues korrekt përkufizimesh ushtarake, logjike e shkencore; prurës informacionesh të bollshme e të begata botërore për këtë luftë të popullit tonë; parashtrues i plotë dhe thuajse shterues i tërëçkaje i përket kësaj lufte, si luftë reale, si dukuri e ndeshjes së armatosur.Pra lexuesi vetëm këtu, në këtë libër, kupton se : cila qe ajo Luftë, cila është e do të jetë dhe pse është e tillë. Kush qenë ata që e ideuan, që e organizuan, që e përkrahën apo mbështetën,që e drejtuan,e zhvilluan në ecurinë dialektike në truallin shqiptar; kush qenë ata që e sabotuan, që e penguan, që e tjetërsuan; kush qenë dhe pse ishin të tillë ata që e kurorëzuan me fitore dhe me vendosjen e pushtetit popullor. Vetëm në këtë libër, del qartazi roli i drejtë, i palëkunduar shqiptar i ushtrisë partizane nacional çlirimtare, shtabit të saj të përgjithshëm dhe komandantit Enver Hoxha.
Cilido që ka lexuar edhe Historinë e LANÇ në vëllimet e saj të shumta shkruar në periudhën e socializmit nga historianët e asaj kohe të cilat, në një pjesë jo të vogël të tyre, ishin tejet të politizuara në skajin klasor, e them me kurajo dhe argument se ky libër, është ndryshe nga ato.Ky është i paanshëm, i drejtpeshuar, korrekt dhe shumëdimensional.Për këto arsye,libri i Z.Jahaj e A.Berdaj, realisht është dhe domosdoshmërisht duhet të jetë,pjesë integrale e Historisë së vërtetë shqiptare për periudhën historike 1939-1944, ballë sfidave të zhvillimit shoqëror shqiptar.
Do të kërkoja,ashtu si dhe mjaft lexues të tjerë, që të vendoset ndër ato vëllime të qëndrueshme,me çdo kusht,ashtu siç është, si pjesa më thelbësore e asaj historie përsa i përket gjeopolitikës dhe këndvështrimit luftarak, pra shpjegimit me kompetencë ushtarake të asaj lufte si fenomen shoqëror. E nënvizoj se është e nevojshme të theksohet, vetëm këtu në faqet e këtij libri flet kompetenca ushtarake dhe jo llafollogjia , retorika dhe tautologjia politike qoftë e të mundurve me aq turp,qoftë edhe e fitimtarëve të bujshëm,qoftë edhe pasardhësve të tjetërsuar të tyre.Dhe këtë detyrë duhet ta bëjë vetëm Akademia e Shkencave e Republikës, si institucioni më vulosës kombëtar; është në nder e detyrë të saj që të mos vonojë , por këtë libër ta pozicionojë në vendin historik që i përket.E më pas ky vëllim kaq i thjeshtë dhe vlerashumë të vihet në dispozicion të të gjithëve duke nisur nga tekstet shkollore deri në institucionet më të larta të çdo lloj veprimtarie kombëtare.
Sa mirë do të ishte që ta lexonin sa më shumë të rinj e të reja që kanë lindur pas viteve 1980! Sa dëshirë kam që të të ribotohet në disa mijra kopje dhe të propagandohet me çdo mjet të mundshëm propagandistik atdhetar!Kushdo lexues që merakoset për atdheun, Shqipërinë,këtë libër duhet ta ketë në pjesën më të dukshme të bibliotekës personale.
Më të lexuarat


Serbia e Vuçiçit e Daçiçit po don me e kthye Luginën e Preshevës në një “Sanxhak të Dytë”

23 qershori, Dita e të dëbuarve dhe zhvendosurve shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva

Sado “pëllumba” të lëshojë Papa nga Vatikani, liria nuk mund të vijë pa luftuar

Ëndrrat dhe pengesat që “Sadrazami” të marrë “vulën” e humbur!

Makina inteligjente nuk mund të imitojë “policët inteligjentë”!

Politikanët ta heqin unin, se unë e bëj atë di vetë

Ballkani “kurth”, “kënetë” që do të gëlltisë këdo apo “fuçi baruti”?

Balta mbi Kardhiq-Delvinë

Zgjedhje apo përzgjedhje e kryetarëve të PS në Bashki?!

Profeti i rremë i demokracisë shqiptare Berisha kërkon revansh
