BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Libër për Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UANÇSH

Libër për Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të

(Kushtuar gjenerallejtënant Spiro Moisiut në 120 vjetorin e lindjes)

Nga Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Prezantim rreth autorit

Libri është shkruar nga Jovan M. Bizhyti, i cili ka lindur në Kolonjë të Myzeqesë. Pasi ka përfunduar gjimnazin në qytetin e Lushnjës, ka vijuar arsimin e lartë në degën Histori-Gjeografi, në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitin 1979-1980 ka kryer specializim pasuniversitar për filozofi. Ndërsa në vitin 1976, pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Libra të botuar prej autorit janë: “Gjurmë të një arratie”, “Stina e divorceve” dhe “Piramida dhe fundi i një dashurie”, romane: “Historia e një romeje” dhe “Rrëfimi i një zonje”, novela: “Trokitje e vonuar”, vëllim poetik; “Historiku i LANÇ-it të rrethit të Lushnjës” 2005; “Kolonja në sofrën myzeqare”, (historiku i fshatit), 2008; “Xhorxhi Robo, një jetë me histori”, monografi, viti 2009; “Historia e Manastirit të Ardenicës, tempullit shenjtërues ortodoks”, 2017, “Gjeneral Spiro Moisiu” 2020, si dhe botime historike në shtypin e ditës e atë periodik.

Shkrimtari, prozatori, poeti, si dhe studiuesi e biografi, Jovan M. Bizhyti, studioi dhe bëri librin për jetën dhe kontributin e Gjeneral Spiro Moisiut. Autori në disa faqe të librit, me ndjenja dhe emocione na ka dhënë patriotin, progresistin, konseguent, ushtarakun e betejave luftarake dhe gjeneralin e talentuar në përballjen e madhe, në LANÇ-in që solli çlirimin e vendit. Autori me punën plot pasion e përkushtimin, me përvojë si krijues i talentuar dhe me kontributin si studiues, ka realizuar një monografi dhe na paraqet të plotë figurën e Gjeneral Moisiut. Në monografi janë harmonizuar në një lidhje kritere teknike me kronologjike dhe është paraqitur e plotë figura e Gjeneral Moisiut gjithnjë në rritje përmes ngjyrash e situatash dhe veprimtarisë së tij të gjithanshme dhe intransigjente. Pena e shkrimtarit na ka dhënë botën shpirtërore, karakterin e heroit, një rrëfim të rrjedhshëm, të qartë, të besueshëm, me referenca dhe me fjalë të thjeshta. Kjo monografi na jep të plotë figurën e një ushtaraku, të një gjenerali dhe të një komandanti lufte, ky është një kontribut i çmuar në fushën ushtarake, si dhe në letërsinë biografike.

Personalitete me përmasa kombëtare

Fisi i Moisive në historinë moderne të Shqipërisë, që nis pas shpalljes së Pavarësisë, zë një vend krejt të veçantë. Nga ky fisi dolën personalitete të shquara, në fushën e artit skenik, por dhe në fushën e artit ushtarak dhe të strategjisë ushtarake, si dhe në armës së xhenios dhe të presidencës shqiptare. Fisi i Moisive krenohet se i dha Shqipërisë artistin me famë botërore, Aleksandër Moisiun, ushtarakun dhe Gjeneralin Spiro Moisiun, si dhe presidentin e vendit Alfred Moisiun, etj. Fisi i dëgjuar i Moisive origjinën e kanë nga Kavaja, qytet i Shqipërisë së Mesme, me histori e tradita patriotike. Madhështia e fisit doli jashtë saj, jashtë kufijve të Shqipërisë, me Aleksandër Moisiun, që në çdo skenë të Europës e jashtë saj shpalosi talentin e tij, duke mbetur një artist shqiptar e një pasardhës i denjë i Moisive të Kavajës, që i dha emër Shqipërisë. Fisi i Moisive, nxori dhe personalitete, që u bënë të njohur në hapësirat shqiptare, në fushën e artit ushtarak, por dhe të strategut ushtarak si Gjeneral Spiro Moisiu, atdhetar i dëgjuar i kombit shqiptar, për të vijuar më tej me ushtarakun xhenier dhe presidentin e vendit Alfred Moisiu.

Ushtarak karriere i ushtrisë shqiptare

Në monografi Gjeneral Spiro Moisiun, autori me të drejtë e vendos në periudhën midis Rilindjes Kombëtare që solli pavarësinë e shtetit Shqiptar, Monarkisë dhe më pas, zgjimit të ndërgjegjes kombëtare për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Në këtë të fundit kontributi i tij u shtri në kohë në periudhat më të vështira që kalonte vendi ynë në fillimet e shek. XX. Gjeneral Spiro Moisiu ka qenë protagonist në tre periudha të rëndësishme me vlera kombëtare për fatet e vendit: në periudhat e monarkisë Zogolliane, të pushtimit nazi-fashist të Shqipërisë dhe të LANÇ-it dhe në sistemin komunist, pas çlirimit të vendit. Në këto periudha të sistemeve të ndryshme politike, Gjeneral Spiro Moisiu ka shërbyer si ushtarak karriere i ushtrisë shqiptare, ka punuar e luftuar në mbrojtje të territoreve të vendit, të lirisë e pavarësisë së Atdheut dhe të forcimit të ushtrisë sonë kombëtare. Populli shqiptar pavarësisht sistemeve politike edhe kur s’kishte ushtrinë e tij të organizuar, ka luftuar me çeta dhe grupime të ndryshme patriotësh luftëtarë për lirinë e pavarësinë e vendit. Kontributi i patriotit dhe ushtarakut Spiro Moisiu, sipas këtyre periudhave u shqua në krijimin dhe drejtimin e njësive të Forcave të Armatosura të ushtrisë shqiptare në vitet 1921-1939; drejtues ushtarak i formacioneve luftarake dhe Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UPVNÇSH në vitet e luftës partizane për çlirimin e vendit, 1942-1944, si dhe krijues e modernizues i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare pas çlirimit të vendit në vitet 1944-1947, në detyrën e Shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Shqiptare. Ai ishte udhëheqës dhe ushtarak i lartë me gradën “Major” dhe më pas “Gjeneralmajor” i LANÇ-it. Spiro Moisiu në karrierën e tij ka shërbyer mbi 60 vjet, kryesisht në shërbimin ushtarak dhe renditet nga figurat e pakta ushtarake për jetëgjatësi në detyra ushtarake, punë dhe kontribute në shërbim të popullit dhe të Atdheut.

Sfidoi si luftëtar, komandant e strateg në 6 luftëra

Gjeneral Spiro Moisiu sfidoi me dinjitet si luftëtar, komandant e strateg në 6 luftëra për mbrojtjen e trojeve e të pavarësisë së vendit.

-Në vitin 1920 në luftë kundër ushtrisë serbe, e cila kishte depërtuar në territoret shqiptare deri në Kaptinë të Martaneshit. Ushtaraku i ri Spiro Moisiu ishte nga pionierët e parë që u përgatit dhe u afirmua në Perëndim në shkollat e Austrisë. I brumosur me ideale patriotike dhe progresiste, erdhi në Atdhe për t’i shërbyer popullit të tij me përkushtim, sipas interesave dhe nevojave të shtetit të ri shqiptar, duke u ndeshur në përballjen e parë në përpjekje për të mbrojtur trojet e vendit të tij.

-Beteja tjetër ishte kundër forcave bjellogardiste dhe bajraktare në vitin 1924, pranë fshatit Xibër të Matit dhe deri në shkallën e Tujanit në afërsi të Tiranës.

-Në vitin 1926 luftoi për shtypjen e rebelimit në zonën e Dukagjinit.

-Në vitin 1939 luftoi kundër pushtuesve fashistë italianë që pushtuan Shqipërinë, duke marrë pjesë në rezistencën popullore në territoret e Shëngjinit, Lezhës e Shkodrës, për shkak se Mbreti Zog dhe qeveria e tij, braktisën Shqipërinë, duke lënë popullin dhe ushtrinë në mëshirë të fatit.

-Në vitin 1940 në Luftën italo-greke, Major Spiro Moisiu dha shembullin më patriotik dhe atdhetar, duke tërhequr nga fronti i luftës batalionin “Tomorri” që drejtonte me ushtarë shqiptarë, për t’iu shmangur çdo konflikti kundër popullit fqinj grek, për llogari të pushtuesve fashistë italianë.

-Në vitet 1942-1944, në LANÇ-in për çlirimin e Shqipërisë, Major Spiro Moisiu dha kontributin e tij maksimal, për organizimin dhe drejtimin e formacioneve ushtarake partizane, në detyrën e lartë të Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Antifashiste NÇ.

Në të gjitha këto luftëra e beteja, Gjeneral Spiro Moisiu shpalosi vlera atdhetare dhe guximin patriotik. Ai u gjend kurdoherë në mbështetje të popullit dhe Atdheut, në mbështetje të lirisë e demokracisë, duke mbajtur gjithmonë anën e progresit.

Shtabi i Përgjithshëm udhëhoqi si një organ kolegjial

Major Spiro Moisiu u shqua në LANÇ-in në vitet 1943-1944, si Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UANÇSH, duke sakrifikuar familjen, pasurinë e gjithçka, të cilën e vuri totalisht në shërbim të Atdheut e të popullit të tij, si dhe të Luftës Antifashiste deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Roli i Shtabit të Përgjithshëm për drejtimin politik e ushtarak të LANÇ-it, është vlerësuar dhe nga personalitetet e Aleatëve të Koalicionit Ndërkombëtar që udhëhoqën Luftën e Dytë Botërore, duke e vlerësuar dhe mbështetur në maksimum këtë luftë, po ashtu dhe drejtuesit e saj. Ishte meritë e PKSH me Enver Hoxhën në krye, që në momente të rëndësishme historike, arritën të tërheqin në radhët e Frontit NÇ nacionalistë të spikatur, ndër ta dhe Major Spiro Moisiun, të cilët jo vetëm bënë për vete masën më të madhe të popullit për në betejat e luftës partizane, por dhe u prinë atyre në ballë si udhëheqës e komandant ushtarak. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë me drejtuesit kryesorë të tij e me patriotët e tjerë nacionalistë të Frontit NÇ, kanë meritën që e bënë Shqipërinë dhe LANÇ-in pjesë të Koalicionit Fitimtar të Aleancës Botërore kundër bishës nazi-fashiste, që çoi në fitoren përfundimtare, çlirimin e plotë të Shqipërisë në 29 nëntor 1944. Luftën e armatosur Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH-së e udhëhoqi kurdoherë si një organ kolegjial. Kështu në urdhërin e lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm më 17 gusht 1943 mbi strukturën organizative të UNÇSH-së, ky kriter gjen shprehjen e vet, ku theksohej se Ushtria Nacionalçlirimtare Partizane dhe Vullnetare vihet nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm. Organet e larta, Komanda e Shtabit të Përgjithshëm, kishte kompetenca të gjera lidhur me përpunimin e planeve strategjike e operative dhe këto njëkohësisht merrnin vendime të rëndësishme për problemet kryesore të luftës së armatosur e të përsosjes organizative të UNÇSH-së. Në plotësimin të këtyre detyrave, komanda gjithmonë bashkëvepronte me disa nga anëtarët e tjerë të Shtabit, që gjendeshin dhe qëndronin pranë tij. Shtabi operativ në strukturën e Shtabit, luante dhe kishte rol tepër të rëndësishëm. Ky shtab operativ gjithmonë përbëhej nga komandanti dhe komisari, si dhe dy specialistë ushtarakë. Specialistët ndiqnin situatat luftarake në shkallë vendi, i raportonin Shtabit në bazë të planeve e ideve të tij, si dhe hartoheshin urdhëra operacione e udhëzime. Nëpërmjet veprimtarisë të këtij Shtabi Operativ, bëhej i mundur drejtimi operativ-strategjik i UNÇSH-së dhe i formacioneve të saj. Ndërsa seksionet si komisariati ekonomik, seksioni i brendshëm dhe ai i shëndetësisë drejtoheshin e kishin në krye një anëtar Shtabi. Ndërsa shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm mbanin dhe kryenin funksione komanduese në formacionet e ndryshme të UNÇSH-së. Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH-së nuk ishte strukturë e rëndë. Në vetvete ai ishte një aparat i lehtë, i gatshëm për lëvizje e manovrime të shpeshta, i përshtatej terrenit malor dhe natyrës të luftës partizane. Shumë nga anëtarët e Shtabit komandonin formacione partizane. Edhe ata anëtarë të Shtabit, të cilët nuk kishin funksione komanduese, shpesh gjendeshin pranë formacioneve të mëdha të UNÇSH-së, në detyrën e të deleguar të tij, gjatë operacioneve luftarake. Në çdo vendqëndrim të Shtabit gjatë luftës gjendej komanda dhe dy deri në tre anëtarë të tij. Në këtë mënyrë Shtabi paraqet një tipar të theksuar operativ, gjë që e rriste shumë efektivitetin e veprimit të tij. Shtabi i Përgjithshëm, në varësi nga zhvillimi i situatave, gjithmonë synonte të ndodhej e të gjendej në afërsi të ngjarjeve e të operacioneve të rëndësishme luftarake. Gjatë luftës ai manovroi kryesisht në zonat e Shqipërisë së Mesme dhe deri në Jug të vendit. Vende të përshtatshme gjithmonë janë vlerësuar krahinat malore të cilat ishin shndërruar në baza të fuqishme të luftës partizane. Në periudhën korrik 1943-gusht 1944, vendet e qëndrimit e të drejtimit të Shtabit të Përgjithshëm ishin Çermenika (Labinoti, Shmili, Orenja), Kucaka, Panariti, Helmësi, Odriçani. Fundshtatori 1944, Shtabi i Përgjithshëm u përqendrua në qytetin e lirë të Beratit, nga ku drejtoi operacionet mësymëse për çlirimin e plotë të vendit.

Spiro Moisiu, Komandant i Shtabit

Në këtë kohë Spiro Moisiu ishte 40 vjeç. Në këtë detyrë, ai erdhi si një ushtarak e me një karrierë të gjatë e të respektuar ku spikatën aftësia e profesionalizmi ushtarak, si dhe dinjiteti e atdhedashuria. Spiro Moisiu, patriotizmin dhe shpirtin human i kishte shpalosur në rininë e hershme, në mbrojtje të punimeve të Kongresit të Lushnjës 1920, ku zë fill dhe karriera e tij ushtarake. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Ndërsa pushtimi fashist e gjen me gradën ushtarake major. Ai kishte kryer një kurs për oficerë madhorë, me detyrë komandant batalioni në zonën e kufirit Shkodër-Shëngjin. Ai ishte ndër oficerët që e pritën agresionin me pushkë. U vlerësua shumë si ushtarak dhe atdhetar gjatë Luftës italo-greke. Me aktin e tij antifashist, liridashës e guximtar braktis frontin së bashku me batalionin që komandonte. Pasi del nga kampi i përqendrimit në Shijak, merr pjesë aktive në LANÇ. Ai i manifestoi aftësitë e tij komanduese në organizimin dhe drejtimin e formacioneve partizane në rrethin e Lushnjës. I edukuar me ndjenjat e atdhedashurisë, i shquar në veprimtarinë patriotike e me përvojë të gjatë në karrierën ushtarake, i matur e burrëror, Spiro Moisiu përfaqësoi kandidaturën më të gjetur në detyrën e Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm. Në krye të këtij Shtabi, majori Moisiu shfaqi më tej aftësitë e tij në fushën e artit ushtarak dhe të drejtimit operativo-strategjik në kushtet e një lufte popullore, duke merituar me të drejtë nderimin dhe respektimin e efektivave dhe të komandantëve të UNÇSH-së. Ai me qetësinë dhe ekuilibrin e admirueshëm ndërtoi marrëdhënie korrekte me të gjithë anëtarët e shtabit. Ai ishte njohës i thellë i çështjeve ushtarake dhe shfaqi kudo ndihmesën e tij të madhe në funksionimin e Shtabit të Përgjithshëm. Duke iu përshtatur natyrës së luftës, si një profesionist i aftë ushtarak e një ndër hartuesit kryesor të urdhrave, udhëzimeve e instruksioneve që nxirrte Shtabi i Përgjithshëm, ka vlerat e tij të mëdha për fuqizimin e UNÇSH-së e shndërrimin gradual të saj nga lufta partizane në një ushtri të rregullt.

Jeta dhe veprimtaria shumëvjeçare e këtij personaliteti për kauzën e mbrojtjes dhe pavarësisë së atdheut, është trashëgimia më e vyer që ai na ka lënë dhe që gjithë brezat e shqiptarëve do i jenë mirënjohës përjetë.