BREAKING NEWS

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga
x
BREAKING NEWS

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me
x
BREAKING NEWS

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja
x
BREAKING NEWS

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision,
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe
x
BREAKING NEWS

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut
x
BREAKING NEWS

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja
x

Opinion / Editorial

 Lidershipi Basha-Alibeaj ose “binomi” i së ardhmes!

 Lidershipi Basha-Alibeaj ose “binomi” i së ardhmes!

Kryesia e PD-së vendosi që të kandidojë në 61 bashki të vendit me kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiak. Ky vendim historik është edhe fundi i berishizmit, kultit të individit dhe gjithashtu fundi i një prej ‘krahëve’ të trekëndëshit të Bermudës! Berishizmi ose politika e kultit të individit, i ka bërë dëm të gjithë shqiptarëve në 32 vite dhe kërkon të vazhdojë më tej lojën me të gjithë, sidomos në kurriz të të rinjve që kërkojnë të ardhme. Berishizmi nuk ishte as linjë ideologjike, mbasi nuk plotësonte kriteret ideologjike të një doktrine, por një ‘amalgam’ pa bosht në favor të së shkuarës ish-komuniste dhe tranzicionit anarkik, në favor të politikës personale dhe familjare të Sali Berishës. Një rol shumë negativ për ta mbajtur gjallë ‘berishizmin’ kanë luajtur edhe mbështetësit e Berishës, të cilët janë nga të gjitha krahët politikë të majtë, të djathtë dhe të paangazhuar. Në deklaratën për non-gratën e Berishës Zoti Blinken dhe DASH, përmendin qartë rolin e mbështetësve të një ish-komunisti të fundit në botë siç është Sali Berisha, që është kërcënim edhe për sigurinë kombëtare të SHBA-ve! Edhe trekëndëshi i Bermudës nuk është një ‘shpikje imagjinare’ dhe linçuese, por një klan ose sekt që ia ka marrë frymën zhvillimeve politike dhe ekonomike në Shqipëri në 32 vite. Kompozimi i trekëndëshit të Bermudës është projektuar në disa ‘zyra të rëndësishme’ të punuara në detaje ligjore, kushtetuese dhe mediatike, Berisha, Metaj dhe Edi Rama! Ky trekëndësh ose ky sekt, i ka fillimet mbas vitit 97, 2001, 2005 dhe 2008 me ndryshimet kushtetuese. Prandaj lidershipi Basha-Alibeaj është sot i domosdoshëm dhe është binomi i dhënies fund të tranzicionit post-komunist, që po i detyron shqiptarët të lënë vendin e tyre për një jetë më të mirë. Të dy politikanët Basha dhe Alibeaj e kanë patur shumë të vështirë ecjen politike në PD, që sundohej nga ish-komunistë, ish-sigurimi dhe nga pseudo të persekutuar që i kanë bërë dëm të madh zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Enkelejd Alibeaj që para viteve 2004 dhe Lulzim Basha në 2005 bënin diferencën në PD dhe këtë e tregoi koha dhe politika aktuale. Të dy këta politikanë të së ardhmes, kanë ‘profil lidershipi perëndimorë’, pro- amerikan dhe të djathtë të vërtetë. Vendimi i Bashës për përjashtimin e Sali Berishës më 9 Shtatorë dhe politika që ka bërë Alibeaj mbas dorëheqjes së Bashës në vitin 2022, kanë vlera historike dhe politike për të djathtën shqiptare PD-në dhe të ardhmen perëndimore të Shqipërisë. Sot ‘binomi’ Basha-Alibeaj është shpresa e të gjithë demokratëve dhe e shqiptarëve që kërkojnë ndryshimin e pritur në 32 vite, për ti dhënë fund tranzicionit 32 vjeçar dhe liderëve të korruptuar dhe autoritarë, siç janë Berisha, Metaj dhe Rama!