BREAKING NEWS

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se
x
BREAKING NEWS

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin,
x
BREAKING NEWS

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi
x
BREAKING NEWS

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto, ish prokurori zbardh detaje të forta: Indicie të rëndësishme...

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto,
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se ai i jashtëm

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i
x

Opinion / Editorial

Lidershipi që të tjera bën, e të tjera thotë...

Lidershipi që të tjera bën, e të tjera thotë...

Ishte një debat i nxehtë mes moderatorit Rakipi tek MCN -ja dhe liderit të rithemelimit të PD-së .Moderatori thërriste ujku, ndërsa lideri përpiqej t'i tregonte gjurmët. Dy kandidatët e primares në Kamzë, denanconin procesin e deformuar të 4 Dhjetorit, i cili s'kishte të bënte thjesht me disa parregullsi teknike , por cënim në themel të procesit sepse, ishte i parregullt qysh në themeli. Paraqitjen e listave, respektimi i statutit që kishte të bënte me afatin kohër të mbylljes së tyre, fshirjen e emrave të votuesve të antarsisë dhe deri tek kutija e votimit. Kandidatët argumentonin me fakte se si në qëndrën e votimit të lagjes së tyre, kishin fituar nga 19, 60, vota sejcili, ndërsa kandidati (kryetari i partisë)i  400 vota. I binte se këta kandidatë, të mos ishin votuar as nga familjarët e tyre. Këtij paradoksi të faktuar , përpiqej t'i bëte bisht lideri duke anashkaluar, me të vetmin argument se kandidatët ishin miqtë e tij , si për t'i lënë të kuptonin se ata duhet të tregoheshin tolerantë, të bënin një vesh shurdhë e një sy qor, brend familjes së tyre , duke i lënë të kuptonin se këto ishin çështje të brendshme të partisë, ndaj duhet të adresonin ankesat e tyre nëpër seksione. A thua se nuk janë këta liderë të cilët ngrenë zërin në qiell, për të majtën e cila nuk bën votime, duke etiketuar lidershipin e saj si armik të votës së lirë dhe autokrat. Nuk kuptohet, se ku qëndon liria e votës, tek këta liderë të mëdhenj të cilët edhe nëpër primaret lejojnë të vidhet e deformohet vota, lere pastaj të presësh votime të lira e të ndershme nëpër zgjedhjet lokale apo parlamentare. Kamza dëshmoi me figurë e zë, dy sandartet që ndjek lidershipi i rrithemelimit dhe sa fallco janë zërat e tij ,kur flet për vjedhje votash apo vjedhjen në tërrësi të mazhorancës . Primaret dëshmuan dhe një farsitet të lidershipit, kur flet për cënim të sovranitetit, kur ai haptazi për interesa të ngushta të luftës së tij politike, le jashtë primareve minoritet apo pakicat kombëtare, duke deformuar sistemin apo për më keq shkaktuar pasoja për   çështjen kombëtare. Çuditrisht lideri i cili nëpër foltore ngreh zërin për vjedhje votash nga mazhoranca, në zgjedhjet parlamentare dhe, ata do të sjellin institucionin e votës , duke dhënë sinjalin përmes primareve , pikërisht aty ku eksperimentohet për herë të parë, bëhen manipulime të votave dhe shkelje të rregullave të lojës si për të dëshmuar se ; tjetër bëjnë e tjetër thonë. Një e keqe, që jo vëtëm s'korigjon abuzimet me votën, por duke qënë risi që sillet për herë të parë, ajo pëson gjymtime, duke dhënë modelin më të keq të mundshëm. Në vend  të kthimit të votës në një institucion të paprekshëm dhe atje ku nuk është eksperimentuar siç janë primaret, hedh farrën e së keqes. Për më zi akoma, (ata të cilët flasin orë e çast për patronazhistët e mazhorancës), me listat e mbushur nga kandidatët deri në ditën e fundit të votimit, s'afrojnë gjë tjetër veçse ca patronazhistët në ditët e primares.Ndoshta këtyre liderve u ka ardhur koha, t'u këndohet kënga ''Të tjera bën, e të tjera thua ''. Tërheqja e kandidatit të Tiranës, në mes të garës dhe  kompromisin me kandidatin e balotazhit (që dukshëm është superior në vota) dhe caktimi i tij nga tribuna për nënkryetar bashkie në rast fitoreje nga garuesi tjetër, a s'është një autokraci e  kandidati, kur është male kaptuar nga fitues i kryetarit të Tiranës ?! Flisni gjith ditën e natën për autokracinë e mazhorancës, kur vetë promovohen nga lideri ende në letrat e kandidatit për kryetar ,shënja të një autokracie, që nesër mund ta kthejnë në një autokrat të rrezikshëm për kryeqytetin. Teksa dëgjoja të replikohej tek MCN -ja mes panelistve, liderit, kandidatve që nuk lëshonin pe në parimet e tyre në vendosjen e drejtësisë së nëpërkëmbur, s'më ndahej kënga ;Të tjera bën e të tjera thua. Teks i cili s'm'u ndah edhe teksa ndiqja fjalimin e lidershipit nga foltorja e 6 Dhjetorit drejtuar liderve Evropianë; Të tjera, bën e të tjera thua.Këtej flet për ambasadorë guvernatorë të shitur tek kryeministri, andej sillesh si qëngj me liderët e tyre. Nuk e di në se kjo qasje morri spunte vetëm nga ekrani apo foltorja, por mund të them se teksa ecja përgjatë lulishtes së Tajvanit, dëgjoja zëra që ngacmonin njëri tjetrin të prekur nga tingujt që vinin nga Foltorja; Ky po ja kalon edhe Enverit edhe pse çiret e njgjiret; për bijtë e etërve. E si të të ndahet kënga;Të tjera bën, e të tjera thua.