BREAKING NEWS

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se
x
BREAKING NEWS

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin,
x
BREAKING NEWS

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi
x
BREAKING NEWS

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto, ish prokurori zbardh detaje të forta: Indicie të rëndësishme...

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto,
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se ai i jashtëm

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i
x

Opinion / Editorial

Nuk e di pse plaga në faqen e Sali Berishës më kujtoi syrin e nxirë të Ndrea Prendit

Nuk e di pse plaga në faqen e Sali Berishës më kujtoi syrin e

Aktin e dhunës ndaj Sali Berishës e dënuan të gjithë. Pavarësisht se dita e protestës ishte zgjedhur djallëzisht prej tij , të vjen keq për një plak 80 vjeçar që goditet në sy të publikut. Por të vjen ndot nga mbrojtja që i bëjnë disa politikanë e analistë të verbër, e cila duket më shumë si hipokrizi, duke akuzuar pa asnjë argument Edi Ramën. Të çudit fakti që bëjnë prononcime në favor të Berishës edhe ata që e kanë ende kurrizin plagë  dhe dhëmbët të thyer nga Berisha. Berisha nuk ka qenë dhe as nuk bëhet dot engjëll. Ashtu, sikur ka persona  të mbushur me urrejtje deri në grykë ndaj Edi Ramës, ka me shumicë edhe ndaj Berishës. Ndiqja konferencën e shtypit të Berishës, me plagën në faqe dhe  mu kujtua vetulla e nxirë e Ndrea Prendit, ish komandantit të  gardës, që qëndronte  krah  Berishës Kryeministër  më 21 janar. Kush e goditi Ndrea Prendin brenda Kryeministrisë? Të gjithë kanë të drejtë të thonë, se e goditi Sali Berisha, nëse Berishën  në protestë  paska goditur Edi Rama!  Por ka një ndryshim të madh mes grushtit që hëngri Berisha në krahasim me grushtat që ka ngrënë Ndrea Prendi. Prendi u godit brenda Kryeministrisë, sepse nuk donte të vriste, kurse djaloshi 31 vjeçar përdori grushtin në sy të të gjithë publikut, ndoshta shtyrë dhe nga një urrejtje e çastit. Po si e mbrojti syrin e nxirë të Ndreas, Berisha ? “Mbrojti institucionin-deklaroi ai-  dhe mund të kishte vrarë dhe 30, 300, të tjerë”  sikur ato të ishin zogj pule. Nëse për çdo incident që ndodh në rrugë, apo familje, akuzohet Kryeministri Rama,  atëhere kemi të drejtë të themi se të gjitha vrasjet që kanë ndodhur gjatë kohës që ai ishte në pushtet,i ka bërë Berisha Kryeministër. Duke dëgjuar deklaratat e Berishës në konferencën e shtypit, kemi të drejtë të mendojmë e shprehemi me zë të lartë  se pas dhunimit barabar të Edi Ramës, Arben Imamit dhe Ndre Legisit, zhdukjes së Remzi Hoxhës,  vrasjes së 26 viktimave  në Gërdec, rrahjes së gazetarëve dhe  deputetëve  më 26 maj në Sheshin Skënderbej, djegies së redaksisë së gazetës “Koha jonë”,  eliminimit fizik të Azem Hajdarit, Trebickës, Olldashit, Xhevat Hanës, etj, etj, qëndron dora e fshehtë  e Saliut. Kur isha kryetar komune, edhe mua më ka qëlluar në bodrumet e policisë  një shikas, ndaj dhe unë  tani kam të drejtë të them se ai paska patur urdhër nga Berisha.  Më shumë “t’i prek telat” ndonjë gazetar apo politikan berishist,  kur shprehet se “grushti ndaj Berishës është pasojë e dhunës verbale që përdor vazhdimisht Edi Rama dhe ministrat e tij në parlament. Dhe mua menjëherë më kujtohen kërcënimet dhe  fyerjet e Berishës në mes të sallës së parlamentit :“Po jot shoqe dhe jot motër çfarë do të bëhen”, “ta dish mirë ti, se ta bëjë fytyrën si  këpuca,” ,”or legena, or budallenj, unë jam Sali Berisha”, “kape për zhelesh e nxirre jashtë atë vagabond”, “e ka fajin Sali Berisha që s’u dha plumbin ballit”, “Spirobuçja”, “konkubina,”. Si djajtë e Saliut u bënë kaq shpejt engjëj!?  U mbushën ekranet dhe gazetat për dy ditë se “ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme!”  E pse qenka e jashtëzakonshme, a nuk u qëllua presidenti  Makron  para ca ditësh në mes të publikut?  Nëse duhet dënuar realisht  dhuna, kjo duhet bërë nga çdo krah që vjen. Atentatori që  qëlloi  me  grusht Berishën, bëri shkelje të rëndë dhe duhet ndëshkuar sipas ligjit. Po bodigardët e Berishës   bashkë me  ca të “irrituar” nga turma, që iu sulën të gjithë, si ujqër të egërsuar, gati duke i marrë  jetën a duhen dënuar?  Mos vallë jeta e Berishës  është më e shtrenjtë se jeta e një qytetari të thjeshtë? Një akt barbar, qoftë ky edhe ndaj një pushtetari, duhet dënuar sipas ligjit e shkallës së fajit dhe jo me hakmarrje kanunore. Në mes Sali Berishës, politikan e njeri dhe qytetarit agresor, është ligji. Dhe këtë duhej të bënin të parët truproja  e Berishës, ta neutralizonin, t’u  jepnin ndihmën e duhur si Berishës dhe agresorit, se truproja  është për të mbrojtur,  nuk kundërsulmon. Sado i rëndë të jetë akti, është ligji ai që ndëshkon e vë drejtësinë në vend. Të gjithë janë ngritur  në mbrojtje të Berishës dhe harruan se ata që  ka vrarë, rrahur, sharë e dhunuar ai,  nuk kanë qenë  njerëz. Se nëse ai që është i veshur me pushtet  mbrohet me të drejtë e të padrejtë, atëherë të voglit pa përkrahje   nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të bëjë vetëgjyqësi. Pastaj pse nuk mund të aludojmë  se goditja e Berishës nuk erdhi  nga siguria e dobët e truprojës,  dhe në mes të tyre mund të ketë ndonjë të infiltruar? “Bodigardët e kanë shumë të vështirë të sigurojnë mbrojtjen e Berishës-shprehet një tjetër, se ai është shumë i hapur me popullin, e do shumë populli!!”Kur kështu, se nuk e kemi parë? Prandaj ngadalë ju që mbroni  me kaq zjarr Berishën, se mund të digjeni dhe ju vetë në zjarrin që kërkon ai ti vejë Shqipërisë.