BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Ligj për kryeministrin dhe kryetarët e partive

Ligj për kryeministrin dhe kryetarët e partive

Hartuesit e projektkushtetutës si dhe ata të kushtetutës që u miratua më vonë, u kujdesën veçanërisht që në Shqipëri të mos përsëritej dukuria diktaturë. Kjo ishte arsyeja kryesore që ata nuk përzgjodhën modelin amerikan presidencial, po preferuan modelin e demokracive parlamentare të Europës. Doemos kishin shumë të drejtë, megjithëse e tepruan pak si shumë duke i hequr Presidentit mjaft kompetenca dhe  kthyer atë si President Honorifik. Më e keqja ishte dhe është se nuk parapëlqyen që Presidenti të zgjidhej nga populli. Këtë të drejtë ia dhanë partive për ta zgjidhur me konsensus . Në rast se ai nuk arrihej dot, Presidentin do ta vendoste mazhoranca. Kjo do të thoshte dhe thotë që të drejtojë vetëm një parti. Ashtu si në monizëm. E përjetuam këtë me Berishën që i kishte të tëra pushtetet (përfshi drejtësinë), si dhe e ndjejmë përditë me Ramën  dhe socialistët që tani nuk  kanë në dorë vetëm drejtësinë. Pra, me të drejtën që i jep kushtetuta, drejton dhe sundon partia shtet si qëmoti në kohë të merhumit?! Në qoftë për Presidentin u caktua afati kohor jo më shumë se dy herë nga pesë vjet, çuditërisht u la në harresë afati kohor për postin e kryeministrit si dhe për kryetarët e partive. Logjika dhe jeta e do që edhe ata të mos zgjidhen më shumë se dy herë në katër ose pesë vjet. Nuk kishte dhe nuk ka arsye që kryetarët e partive dhe kryeministri të ngrohin vezët në karriget e tyre mot e jetë. Çfarë të këqija sollën për Shqipërinë këto mangësi ligjore? E para që kryetarët e partive kanë ''pronësuar'' postin që kanë. PD-ja ka 31 vjet që ka de jure dhe de fakto Berishën si kryetar. Dy herë ka qenë kryeministër dhe sërish po lufton të ketë atë post?! Skënder Gjinushi i Partisë Social Demokrate e mbajti atë post për 28 vjet. U largua vetën kur u bë Kryetar i Akademisë së Shkencave?! Sabri Godo si kryetar dhe si President nderi 21 vjet, deri sa u nda nga kjo jetë. Pasuesi i tij, Fatmir Mediu ka plot 26 vjet dhe as ka ndërmend ta lërë postin, po qe se nuk do të fajësohet për tragjedinë e Gërdecit. Ilir Meta ka 19 vjet de jure dhe de fakto, sepse edhe kur ishte President e drejtoi partinë bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Kemi të bëjmë me një rast tipik të kalimit të pronësisë brenda familjes  ashtu si veprohet në Korenë e Veriut dhe në shtetet me mbretëri. Edhe socialistët e ''rinovuar'' nuk mbeten shumë pas. Fatos Nano dha dorëheqjen vetëm pasi ndejti 14 vjet në krye të partisë. Zëvendësuesi i tij, Edi Rama  ia kaloi. Ai ka 18 vjet si lider i PS-së.  Nuk dihet kur ka për t'u tejngopur me atë post?! Shembullin e partive kryesore e kanë ndjekur edhe një numër i madh partish të vogla. Janë bërë 126 parti për Shqipërinë kaq të vogël, kur në Kuvendin e saj janë vetëm 5 parti, 2 nga të cilat PDIU me 3 deputetë dhe PSD vetëm me 1. Kohëndejtja e kryetarëve të partive ka shumë rëndësi sidomos për postin e kryeministrit. Është më se normale që partia që fiton zgjedhjet të qeverisë vendin, po ama nuk bie era demokraci kur për kryeministër ajo në tre, katër ose pesë legjislatura cakton të njëjtin njeri?! Prandaj Edi Rama, edhe pse është aq aktiv, me horizont dhe punëtor i palodhur, me që opozita është thuajse e shkërmoqur, ka mundësi të fitojë sërish zgjedhjet për Kuvendin. Do t'i bjerë që ai të qëndrojë 16 vjet në atë post nderi. Kaq shumë vite Shqipëria nën drejtimin e një njeriu dhe partie që ka pushtet absolut për qeverisjen, për policinë, plus Presidencën?! Ec e thuaj kësaj demokraci?! Zgjidhja e këtij ngërçi që i kushton shumë Shqipërisë nuk mund të bëhet nga partitë e mëdha. Kryetarët e tyre janë të dashuruar kaq shumë pas kolltukut të tyre sa që nuk kanë për të propozuar, aq më shumë firmosur, një vendim që u prish ëndrrën, duke i lënë në majë të piramidës  vetëm dy herë nga  4 ose 5 vjet. Presidentit të Republikës i takon ta ngrejë këtë problem, madje t'i drejtohet dhe Kuvendit. Po... ai hesht. Edhe në rast se mund të mos i pëlqejë ky lloj uzurpimi, në atë post e vuri njëshi i dashuruar aq shumë pas pushtetit... Kryetarët e partive inekzistente në kuvend, po të regjistruara në gjykatë, edhe po të duan këtë afat kohor, nuk i dëgjon njeri. Për këtë vendos vetëm Kuvendi. Në këto rrethana as SHBA me ambasadën e saj aq aktive në Tiranë, e ka të vështirë ta zgjidhë këtë nyje gordiane. Pushtetmbajtësit kanë për ta kundërshtuar me argumentin se edhe në kushtetutat e vendeve më demokratike Perendimore nuk ka një kufizim të tillë. Kanë për t'i kujtuar vitet e Kohlit si dhe 16 vitet e Merkelit. E vetmja  që mund ta zgjidhë këtë shmangie nga demokracia në emër të demokracisë është Bashkimi Europian. Për të hyrë në atë bashkim që e duam aq shumë, si kushte kryesore janë lufta kundër  korrupsionit edhe në sferat e larta, si dhe funksionimi i një drejtësie të ndershme të pavarur. Fare lehtë, përveç këtyre kushteve dhe kërkesave të tjera që kanë, ata mund të shtojnë që me ligj të veçantë as një kryeministër të mos zgjidhet më shumë se dy mandate. Po ashtu as dhe një kryetar partie që subvencionohet nga shteti të mos drejtojë më shumë se tetë vjet. Vetëm atëhere Shqipëria do të marrë frymë më lirisht. Do të bjerë fetishizimi për njëshat e përjetshëm në drejtimin  e shtetit dhe të partive. Anëtarët e partive kanë për të qenë më të çlirët, jo aq kokëulur, si deri tani, ndaj liderëve të tyre. Sa të vështirë e paskemi ne shqiptarët të futemi realisht në binarët e demokracisë. Nuk e marrim atë si një të tërë të pandashme, po përqafojmë ç'na intereson dhe bëjmë sikur i harrojmë ose sikur nuk kanë rëndësi aspekte të tjera që nuk u shkojnë përshtat liderëve  tanë, fatkeqësisht të korruptuar. Deri tani është vënë gishti vetëm në dy tri vetë, kur ata janë aq shumë...