BREAKING NEWS

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste dhe të formuar nga UDB-ja, ja si “gjeneralët” e tij takuan Arkanin

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste
x

Opinion / Editorial

Ligjet e Bundestagut dhe “VKM” e “BundesDakut”!

Ligjet e Bundestagut dhe “VKM” e “BundesDakut”!

E ndaluan një burrë në rrugë një patrullë policie për “kontroll mbi mbajtjen e maskës”. Zotëria në fakt, iu kërkoj të falur dhe ju tha se do ta vendosë dhe se ato po bënin detyrën, por shtoi se “ligjërisht po të ankohej dhe ushtronte të drejtën ligjore” një urdhër të tillë çdo avokat në Europë do ta hidhte në kosh të plehrave e që duhet të shikonin se çfarë ndodhte në Gjermani. Policët sigurisht kishin qëlluar të ditur dhe i thonë zotërisë se “protestat në Gjermani bëheshin kundra ligjit të Bundestagut që po impononte rregulla” dhe zotëria ju thotë: po të respektuar policë, por aty ka ligje të Bundestagut dhe jo VKM të “BundesDakut” që kemi ne nga Rama”. Policët ikën me një nënqeshje dhe burri vuri maskën për respekt të tyre. Çfarë po ndodh në Gjermani? Protesta u proklamua nga "Querdenker", një shoqatë që ka thirrur shumë demonstrata kundër kufizimeve të Gjermanisë, por edhe nga avokati Markus Haintz dhe nga mohues të tillë si Bodo Schiffmann. Policia tha se ata kishin mobilizuar gjithsej 600 oficerë. Ndërkohë në Bundestag, po debatohej për një ligj me masa shtrënguese anti covid. Brenda, në Parlamentin gjerman, diskutimi pasoi nga miratimi i një ligji të ri për mbrojtjen shëndetësore të lidhur me pandeminë. Për tërë ditën, qendra e Berlinit mishëronte fytyrat e ndryshme të krizës së shkaktuar nga Covid-19, një enigmë sfidash për shëndetin dhe rendin publik. Legjislacioni, i cili sjell akoma masa anti-Covid në sistemin ligjor, mori 415 vota pro, 236 kundër dhe 8 abstenime. Duhej thënë se masa shtrënguese kishte dhe më përpara, por që nuk ishin në ligj dhe shteti po përballej si me pandeminë dhe mos zbatim rregullash që ishin thjesht një urdhër ekzekutiv pa një ligj ku mbështeten. Po dhe kanë plasur denoncimet që çojnë në gjyqe ku sigurisht shteti do të humbë si gjyqin dhe prestigjin. Prandaj kërkohej një ligj për të zbatuar masa shtrënguese në periudhë pandemie. Ligji parashikon mundësinë e përshkrimit të distancimit në vendet publike, përdorimin e maskave, mbylljen e kontakteve, kufizimet në ngjarjet sportive dhe kulturore, mbylljen e dyqaneve dhe klubeve dhe ndalimin e qëndrimit gjatë natës në hotele për qëllime turistike. Të gjitha masat e marra tashmë për të përmbajtur koronavirusin në Gjermani, ku aktualisht është në fuqi një gjysmë bllokim. Në versionin e saj të fundit, dispozita lejon qeverinë federale dhe drejtuesit e Laender (Lande) të vendosin me urdhër rregullat anti-ngjitëse në rast të një rritje drastike të infeksioneve Sars-Cov2. Masat gjithashtu mund të kufizojnë të drejtat themelore, pa rezervën ligjore të Bundestagut. Qeveria këmbënguli në nevojën për masat, duke siguruar që ajo nuk dëshironte të komprometonte lirinë e demonstrimit në asnjë mënyrë. "Kohezioni është ajo që shoqëria jonë ka nevojë në këtë pandemi", tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, duke folur në Bundestag gjatë debatit. Spahn theksoi se kritika dhe debati janë të rëndësishme. "Virusi është dinamik, duhet të jemi edhe ne", shtoi ai. Liria e shprehjes së mendimit është një "vlerë e lartë" e Kushtetutës sonë dhe kritika ndaj masave dhe debatit publik "duhet të jetë e mundur dhe e domosdoshme", por ne gjithashtu duhet të "respektojmë masat e higjienës" kundër Covid-19, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane Ulrike Demmer duke komentuar në një konferencë shtypi mbi përplasjet në Berlin në demonstratën kundër masave anti-pandemike. Më drastik ishte ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, i cili reagoi ashpër ndaj akuzave të disa demonstruesve, të cilët krahasuan ligjin e ri anti-ngjitës-covid me dekretin e kompetencave të plota të vitit 1933, i cili lejoi nazistët të miratonin ligje pa miratimin e parlamentit. “Kush, sigurisht, ka të drejtë të kritikojë masat, demokracia jonë lulëzon në shkëmbimin e pikëpamjeve të ndryshme. Por kushdo që relativizon ose banalizon Holokaustin nuk ka mësuar asgjë nga historia jonë”, shkroi Maas në Twitter. "Kushdo që bën krahasime të tilla me raste famëkeqe, tallet me viktimat e nacional-socializmit dhe tregon se ata nuk kanë mësuar asgjë nga historia", shtoi ai. Pra sigurisht shoqëria gjermane është ajo që përpara gjithçkaje ka demokracinë dhe shëndeti i njerëzve duhet të bazohet në mos thyerje të saj. Mirëpo kjo është Gjermania e madhe dhe demokratike. Shqipëria e vogël folklorike, nuk ka “Bundestag” në fakt. Akoma njerëzit (nuk) kuptojnë se ka ligj dhe vetëm ligji është detyrim dhe jo urdhëra VKM-je pa kuptim që iu ngjajnë urdhrave të tiranucëve pandemikë. Ka ligj për kohën e shpallur të jashtëzakonshme dhe privimet e lirisë së njerëzve bëhen me ligje dhe kohë të caktuara dhe situata të caktuara. Sigurisht shteti gjerman e ka seriozisht me pandeminë dhe i duhet tu bëjë ballë dhe negacionistëve që kanë të drejtën e tyre të protestës. I duhet të zgjidhë problemin, por me ligj. Te ne me VKM e “BundesDakut” si fillim nuk zgjidhet jo vetëm situata, por as zbatimi i ligjit sepse nuk janë ligj që del nga “Bundastagu” apo Kuvendi ynë. Prandaj dhe nuk zbatohen dhe prandaj vetë politika i bën bisht, duke filluar nga vetë shteti dhe pastaj marrëzitë politike me tubimet e përrallave të Lulit, groteskut të Monikës dhe patetizmit “fitore arritur” të Ramës. Kryeministri ynë nuk do të mbyllë vendin në fakt. Edhe sikur konkubinat e Komitetit Teknik t’i thonë, ai nuk e mbyll, sepse nuk do dhe nuk mundet. Ai prandaj e kalon me VKM-ra të urdhrave që përgjithësisht nuk zbatohen. Pra të vendimeve të tij të qeverisë, që sigurisht nuk janë ligje dhe të marrëzive urdhëra të ministrisë së Manastirliut që po t’i çosh në gjyq, iu merr lekët dhe pse nuk ka kurrfarë drejtësie në këtë soj vendi që drejtohet jo nga “Bundestag-u por nga BundesDaku” ynë, i lagjes së jashtme të Tiranës ose Surrelit.