BREAKING NEWS

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për Shqipërinë, i jep dritën jeshile për të nisur procesin integrues në BE

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për
x
BREAKING NEWS

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Ia dolëm edhe kësaj sfide!

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x

Opinion / Editorial

Limoni që thartoi Amerikën!

Limoni që thartoi Amerikën!

Dhe ja më së fundi dhe çasti i shumë pritur! Të jetë vallë kjo, një e vërtetë e madhe se Amerika ndërroi mendje, për ish-presidentin apo dhe ish-k/ministrin e Shqipërisë Sali Berisha? Cila është enigma e madhe mbas deklaratës së funksionarit të lartë të Dep. Shtetit të USA-s?! Mos vallë, tashmë ndalimi për t’i hipur avionit familjes Berisha për të turizmuar dhe argalisur drejt Amerikës, është thjesht çështje e një familjeje apo mbrapa kësaj deklarate ka diçka më madhore? Sigurisht që znj. Yuri Kim mund të mos i vijë mirë, por ja që për hir të së vërtetës shpallja e familjes Berisha “non grata” është ana sipërfaqësore e problemit. Nëse iu ndalua futja në Amerikë, për këtë familje nuk përbën aspak problem, sepse Amerikën Saliu e gjen dhe në vende të tjera të globit, pse jo dhe më rehatshëm, sikurse ashtu dhe unë, as që do ta çaja kokën nëse Amerika do të më shpallë “non grata”... e jo që ju ishit vetë ata që e vendosët në krye, sikurse deshët dhe të bënit dhe B.Pacollin me anë të ambasadorit K.Dell që e kapen për gryke me sms në duar, i cili rekomandonte Presidentin e Kosovës. Madje mua edhe sikur të më luten për në Amerike as që nuk shkoj sepse nuk më pëlqen. E dua më shumë vendin tim paçka se ende vuajmë plagët e shkaktuara me dijeni të vet Amerikës pse jo dhe të Europës pa mohuar dhe ato që i shkaktojmë vetë. Me këtë desha të them se ka qenë po kjo Amerikë që i ka përkëdhelur kokën më shumë se gjithë të tjerëve “beniaminit” të saj, i cili është përfolur për 30 vite rresht si një ndër fatkeqësitë më të mëdha të kombit shqiptar. A nuk ishte kjo Amerikë më entuziastja se sa vet Serbia dhe shërbimi sekret i saj UDB-së që u gëzuan më shumë se gjithë të tjerët?! A nuk ishin me radhë gjithë ambasadorët, të cilët rreshtoheshin me buzëqeshje në krah të tij për vite me radhë duke filluar që nga Rajërsoni e deri te Donald Lu, të cilët shpreheshin me konsideratat më të larta për Sali Berishën? Mora si shembull vetëm ambasadorët, por le t’i lemë mënjanë ata sepse mbase jua u kërkon etika diplomatike të qeshin dhe kur nuk u qeshet, të ta thonë fjalë të mira atë që ke bërë keq, duke të të buzëqeshur në emër të miqësisë së popujve. Por ja që këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ambasadorë, por dhe për vetë presidentët amerikanë duke filluar nga Bush plaku, i cili kurrë nuk mbushte e deri te Klinton, apo dhe Bush djali e të tjerë me radhë, të cilët dilnin krah për krah me Sali Berishën, personazh ky, i cili për tre dekada rresht i ka sjellë aq fatkeqësi popullit shqiptar, sa në një farë mase i implikon keq jo vetëm amerikanët, por dhe vetë europianët, të cilët i ledhatonin kokën këtij “Pinoçeti” në vendin e shqiponjave. Nëse Sali Berisha duhej shpallur “non grata” sipas USA-s që e mban veten si kampione të demokracisë ai duhej shpallur të paktën qysh në vitin 1997 ku ai dhe partia e tij, të cilën ai e koloroi me ideologjinë fashiste u bënë shkaktarët kryesorë të një drame të madhe, iniciatori më i spikatur dhe njeriu më i pashpirt, i cili tentoi ta çonte vendin drejt luftës civile. Pse zonja Amerikë nuk i dinte këto bëmat e tij, sikurse dhe kulisat e fshehta të tij në tregtimin e naftës dhe të armëve? Po përse Amerika nuk e shpalli qysh atëherë dhe përse ajo duke mbyllur jo vetëm njërin sy, por të dy sytë i hapi përsëri dritën jeshile jo vetëm për në Amerikë, por të ribëhej përsëri personazh në politikën shqiptare?! A ka ndonjë enigmë që fshihej mbas saj?! Kur shprehem kështu, pa dyshim që akuza bie dhe mbi vetë Europën, të cilët na e merrnin këtë “etalon në miniaturë” për të dëgjuar në Bruksel fjalimet e tij për demokracinë shqiptare i hipur mbi tanke dhe autoblinda kur ende duart i kullonin gjak nga gjaku i popullit. Saliu edhe pse është përfolur si agjent i UDB-së sigurisht për analogji ka qenë dhe i CIA-s amerikane, por edhe sikur të mos të ketë qenë vetë CIA, ka patur dijeni të plotë mbi veprimtarinë e tij nëpërmjet UDB-së jugosllave, e cila në atë kohë marrëdhëniet i ka patur të mira me SHBA. Thjesht veprimtaria e tij dhe pa qenë i rekrutuar, për periudhën historike në fjalë, mbas tradhtisë dhe sabotimit që iu bë socializmit, ai, pra Saliu (dhe karvani i tërë që e ndiqte nga mbas...bashkë me PS-në), i dha një nga ndihmat më të mëdha Amerikës dhe Amerika të vepronte kështu ndaj tij? Disi e habitshme! Pra problemi shtrohet se pse Amerika nuk veproi qysh atëherë? Sigurisht qarqet diplomatike dhe vetë kongresmenët amerikanë (por dhe vetë Brukseli) e dinin se 7 vjet mbas rënies së komunizmit në Shqipëri duke filluar që nga vitet ‘90 e deri në ‘97-n ishte e vështirë për të çrrënjosur ideologjinë komuniste dhe sëbashku me të dhe vetë reputacionin dhe dashurinë që kishte (dhe ende ka) populli shqiptar për një burrë shteti si Enver Hoxha. Amerikës, i interesonte fundja dhe të vuante dhe ca Shqipëria vetëm e vetëm të siguroheshin në rrugën pa kthim të këtij vendi drejt kapitalizmit, aq më tepër se revoltat popullore përbëjnë problemin më të madh të vet Amerikës dhe për rrjedhoje të të gjithë diplomacisë së saj, kudo në të gjitha vendet e globit e sidomos atje ku krijohen premisa për vatra të nxehta, përjashto këtu ato raste, kur vetë ata për qëllimet e tyre i krijojnë këto vatra, duke shkaktuar fillimisht destabilizimin e për të ndërhyrë në të pastajmen në emër të “stabilizimit”. Dhe në rrethana të tilla, për më tepër ata e dinin fort mirë se Ballkani, jo vetëm tashmë për Europën, por dhe për vetë Amerikën, është një fuçi baroti. Kështu që për ta mbajtur këtë vend të nënshtruar i propozuan Shqipërisë (sikurse dhe Maqedonisë, Kroacisë Sllovenisë) të futeshin në NATO duke e çarmatosur tërësisht ushtrinë e popullit tonë, duke ia hequr të drejtën vendit të shqiponjave të vetëmbrohej, ngaqë do na mbronin të huajt. Por problemi ishte se ku do shkonte i tërë ky armatim? Menjëherë ndërhynë kompanitë amerikane dhe përfaqësuesi Medi Gërdeci, i cili fshihej mbas familjes mbretërore të Berishës. Por ja që plasi Gërdeci dhe së bashku me plasjen e tij, plasi dhe skandali që e implikonte keq jo vetëm Saliun, por dhe vetë Amerikën. Në rrethana të tilla u inskenua “aksidenti” me pasoja tragjike të Koço Trebickës, i cili dhe pse dinte shumë, do të kishte fatin më të mirë sepse iu gjet kufoma... e jo si Remzi Hoxhës, të cilin kanë një çerek shekulli që ende nuk po i gjejnë vrasësit e tij. Paçka se të gjitha pistat të çonin te njëshi, pra kapobanda “Berishë” dhe dora vrastare e B.Gazidedes, i cili u bë gazi i botës. Po përse do t’i duhej ende Berisha dhe përse dhe mbas viteve të tjerë që do pasonin Amerika kthente kokën dhe bënte sikur nuk e shikonte, teksa Sadamin e gjetën menjëherë se ai “prodhonte” lëndë helmuese luftarake?! Në fakt Sadami nuk prodhonte, teksa urdhrin te ne për bombardimin e aksit derdhja e Vjosës – Vlorë - Tepelenë dhe përdorimin e lëndëve helmuese ndaj popullit të tij e kishte dhënë vetë Berisha, ashtu sikurse dhe urdhërin per vrasjen e 4 demonstruesve, ashtu sikurse e ka pranuar dhe vetë ai e ka deklaruar se “ po... ne i kemi dhënë naftë Serbisë, por shumë pak...”! Dhe kur? Pikërisht kur popujt e ish-Jugosllavisë së Millosheviçit luftonin për liri, ai (Saliu) kërkonte të vinte në lëvizje gjithë makinerinë e luftës së shovinizmit serb. Pse vallë kjo Amerikë këto gjëra nuk i ka ditur? Sigurisht që po! Nëse në rastin e parë përmendëm se asaj(USA-s) i interesonte të vepronte për të çrrënjosur komunizmin, në rastin e dytë kërkohej me ritme akoma më të shpejta, lindja e kastës se re kapitaliste. Por kjo kastë nuk mund të lindte duke fituar 1000 lekë të reja në ditë, qoftë dhe 5000 lekë. Duheshin miliona, duheshin hapur pse jo dhe shqyer portat e Shqipërisë duke krijuar skemat “piramidale Ponzi” dhe paralel me to Shqipëria nga vendi që siguronte drithërat me forcat e veta u shndërrua në vendin që prodhon gjithë drogën e Europës me forcat e veta. Përmasat e tragjedisë ekonomike ranë mbi kurrizin e popullit sepse kasta e re e borgjezisë, nën përkujdesjen e PS, PD, LSI, dhe “içkave” të tjera filloi të pasurohej. Puna është se makutëria e pasurimit dhe ethet e floririt nuk përfshinë vetëm “Ilir Metën & CO”, por gjithë superstrukturën e shtetit kapitalist shqiptar dhe këto Amerika i dinte dhe i di fare mirë. Duhet theksuar se mos veprimi i saj në kohë bëri njëkohësisht që “mafia shtetërore”, e cila rridhte dhe origjinën e kishte nga politika, krijoi lidhje të ngushta me krimin ordiner, mafiozët e drogës dhe të kallashit. Të parët me kravata me veshje firmato “valentino” vidhnin, rripnin, rrëmbenin duke shfrytëzuar postet zyrtare, teksa këta të fundit me pantallona xhins te grisura deri në mollaqe me kokën e qethur krejt e me syza xhami më të errëta nga xhamat e makinave te tyre objektivat e tyre i arrin me gjuhën e armëve. Çuditërish ky lloj krimi u bë “aleti nr. një” i krimit shtetëror. Dhe këto Amerika i dinte dhe i di ndaj dhe vetë është në një farë mënyre përgjegjëse. Po a e meriton Saliu këtë vendim që ka ndërmarrë Dep. i Jashtëm i USA-s? Sigurisht që po, por është tejet i vonuar, sepse si duket e tharta e limonit që ajo po kapërdin në Shqipëri ja ka mbledhur dhe shëmtuar keq fytyrën vetë Amerikës. Natyrisht me këtë rast nuk bëhet fjalë për Berishën, sepse ai dhe herë të tjera është përfolur... se Amerika nuk e ka person të dëshiruar. Jo! Por problemi qëndron se Amerika jep mesazhin krejtësisht të hapur e të pakoduar që do të thotë se: Ne Berishën tashmë e kemi person të padëshiruar, ju shqiptarët mund të veproni si të dëshironi me të. Por ky mesazh nga ana tjetër është edhe mesazh i dyanshëm për të tjerët sepse “sindroma Berishë” nga një stafetë ish-presidenti, ka kaluar në dorën e një presidenti në detyrë, i cili mbasi në fillesat e para përjetoi “ethet e floririt” tashmë e kanë zënë “ethet e Ilirit”. Gjithsesi kjo është punë e shqiptarëve. Por sistemi ynë i drejtësisë me duar të pista e jo të pastra nuk do e ketë dot mundësinë dhe as guximin që ta marrë nën hetim dhe ta vendosi para drejtësisë “monstrën shqiptare” të tre dekadave. Nuk e ka, atë tagër, sepse është tërësisht e varur nga politika. Nuk e ka sepse Saliu është guri themelor i krimit politik ekonomik pse jo dhe ordiner dhe po e hoqën këtë gur rrezikon shumë që godina, e cila do rrëzohej, do të merrte me vete me dhjetëra e qindra të tjerë. E ka guximin drejtësia e jonë ta bëjë këtë gjë kur dihet se Sala i njeh në majë të gishtave të gjithë nënkusarët dhe nënbanditët në të majtë e në të djathtë të tij? A e di ti Amerikë, se çdo të bëjë Sali baba me 40 e ca hajdutë?! Ai do i bëjë thirrje dhe do ta ngrejë elektoratin e vet në revolta masive duke shfrytëzuar dhe parregullsitë zgjedhore, për të krijuar imazhin se ai është udhëheqësi “që e do aq shumë populli shqiptar”... dhe larg qoftë nëse ju do e hanit fjalën si puna e videos me Ilirin që nga origjinale....e kthyet në të manipuluar dhe na e ktheni përsëri në Amerike. Por jo Saliun e kemi tonin kaq ta bësh dhembin nuk e dërgojmë në Amerikë sepse e kemi mall “bio”, mall vendi dhe do na duhet për zullume të tjera!