BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

"Lindi e vdekur" ose marrëveshja "without the people"!

"Lindi e vdekur" ose marrëveshja "without the people"!

Ka një barsoletë të mrekullueshme dikur në kohë diktature që është përdorur si shumë të tjera në Shkodër. Qyteti i madh kishte për numër të popullsisë dënimet më të shumta për "agjitacion e propagandë" ose neni 55-së dhe këto dënime ishin për pikërisht barsoletat shkodrane anti diktaturës dhe anti regjimit. Njëra prej tyre ishte kjo: “Një gruaje në moshë i kishte ardhur një ftesë nga i vëllai i mbetur mbas vitit 1944 në Paris. Tashmë ishin të dy të vjetër dhe e moshuara në Shkodër, nuk po arrinte të merrte lejen e shtetit të kohës së diktaturës për të vizituar të vëllanë në Paris. Dikur ja japin lejen ata të sigurimit, por i vëllai kishte vdekur. Megjithatë ajo u lejua të shkonte të takonte nipin dhe t’i bënte homazh vëllait, t’i çonte një tufë lule te varri në varrezat ku ai prehej në Paris. Ajo shkoi e nipi e çoi menjëherë në varreza dhe gjëja e parë që ajo dalloi ishte e çuditshmja e pllakave të tyre në përshkrim të të vdekurve në ato varreza. Në to shkruhej "filan fisteku, baron, lindi në 1850 dhe vdiq në 1946 dhe bëri 10-të vite jetë"! E moshuara u habit dhe mbasi nderoi të vëllanë e saj i thotë nipit: Fransoi (Fransua) ça do të thotë kjo mor djalë, ata paskan jetuar nga 100 vjeç dhe shkruajnë bëri 10-të vite jetë? E nipi, e sqaron: Hallë e dashur, në fakt është zakon te këto varreza të mbledhin gjithë ditët më të bukura e të lumtura të jetës dhe i shkruajnë, për të kuptuar sa i lumtur ka qenë gjatë viteve në jetën fizike normale të tij. Pastaj nipi i thotë: Hallë e dashur po (larg qoftë) të ndodhë dhe ju të vdisni çfarë t’ju shkruajmë mbi varr? E halla nga Shqipëria ju përgjigj: Shkruaj "lindi e vdekur" o xhan i hallës! Po po, halla nuk kishte asnjë ditë të lumtur në jetën e saj në Shqipëri”. Tani po kthehem te gjithë ajo "fitore" apo ajo përpjekje e ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore. As nuk dua t’i rëndoj dhe sinqerisht nuk kam asgjë me ndërkombëtarët miqtë tanë dhe pse ishin kaq shumë "të palakmueshëm diplomatikisht" në veprimet dhe përpjekjet e tyre në këtë drejtim. Në fakt, është një marrëzi e jashtëzakonshme, por kjo "kryevepër" e mbylljeve në ambasada ku merren vendime reformash për Shqipërinë, është jo thjesht mungesë takti dhe politese apo kombëtariteti, por dhe një shfaqe e keqe e paaftësisë sonë vendimmarrëse. Por nuk është faji i ndërkombëtarëve, nuk është faji amerikanëve, as britanikëve dhe as europianëve dhe askujt. Është faji jonë. Po dhe turpi jonë politik dhe kombëtar historik, që nuk arrijmë të marrim dhe zbatojmë vendime historike vetë. Akoma më shumë kur drafti që duhej firmosur nga "Luli Basha" ishte firmosur me sa duket apo pranuar nga Edi Rama dhe ne nuk pamë se u mblodh kush në PS për të thënë po jemi dakord. Ka rënë dakord Edi dhe kjo është mëse e mjaftë dhe sigurisht kaq është dhe demokracia te ne. Kurse në PD dhe aleatët e saj, e para duhet diskutuar dhe e dyta ka plot mes tyre, të cilët në fund të fundit janë dhe jashtë Kuvendit me dëshirën e tyre dhe sigurisht urdhërat e dikujt që akoma bën dëme, duke mos lejuar PD-në të kthehet në parti jo personale. Mbasi na shpjeguan (zonja Kim) se socialistët (Rama) janë tërhequr dhe kanë pranuar (unë them njohjen biometrike dhe kjo është sigurisht një hap përpara) tani është Luli Basha që duhet të... Por duhet të bëhen bashkë për komisionet dhe këtu është shumë e vështirë sepse të gjithë e kuptojnë se "komisionet e zgjedhjeve" në Shqipëri, nuk do të jenë kurrë profesionale dhe asnjëherë jashtë urdhërat të partive e në shërbim banal të partive e shpesh herë të kërkesë-ofertës me shuma të majme, apo presion të madh politik dhe kriminal. Imagjinoni se çfarë duhet për të kontrolluar dhe pastruar 400 gjykatës dhe prokurorë dhe jo më mijëra komisionerë në Shqipëri. E këtë gjë e dinë fare mirë dhe ndërkombëtarët, por duan ta përmbyllin dhe kaq. Ne nuk kemi bërë asnjëherë zgjedhje të lira dhe të ndershme mbas vitit 1996! Nuk them se në shumë raste rezultati nuk ka qenë i drejtë apo afër të drejtës, por zgjedhje të lira dhe sidomos të ndershme nuk kemi bërë. E një nga faktorët thelbësorë janë komisionerët militantë, të egjër, jo të ndershëm dhe absolutisht vegla qorre të partisë dhe liderit sipër. Çfarëdo formule të përdorin, nuk do të gjejnë asnjë lloj mënyre dhe nuk ka shanse që të mos ketë fjalë dhe të mos bëhen sërish "pis" zgjedhjet e ardhshme sa do që të thotë ODHIR apo OSBE apo dhe kancelaritë se - ishin të mira e të pranueshme me plotë gabime sikundër bëjnë vazhdimisht! E kemi marrë vesh tashmë këtë gjë. Kurse tjetra është e vërteta e madhe se ndërkombëtarët kanë rënë dakord me politikën dhe kanë komunikuar me ata, por nuk ka bërë asgjë për të çuar sentimentin e njerëzve dhe kërkesën e tyre themelore që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Nuk do ndryshim sistemi pozita, po ashtu dhe opozita dhe tani po me këtë mendim janë dhe ndërkombëtarët. Pra ndërkombëtarët kanë bërë marrëveshjen e vulosur prej tyre "pa njerëzit" brenda. Duke mos pasur parasysh kërkesën themelore të tyre. Prandaj unë them se ajo "reforma zgjedhore ka lindur e vdekur" si ajo fjala e gruas nga Shkodra, e cila nuk kishte bërë qoftë dhe një ditë të lumtur në jetën e saj nën regjimin e Hoxhës. Ashtu sikundër ne nuk kemi parë qoftë dhe një palë zgjedhje të ndershme dhe të lumtura nën regjimet e Berishës, Nanos dhe Ramës apo kujtdo tjetër në këtë vend të shkretë. Ndërkombëtarët bënë marrëveshje me elitokracinë fajtore të shqiptarëve, por pa shqiptarët ose pa njerëzit (without people) dhe kjo sigurisht që do të dëmtojë shumë shpejt dhe imazhin e tyre, por sidomos zgjedhjet. Sepse ka brenda kjo marrëveshje dhe mundësinë e mohuar që shqiptarët të zgjedhin realisht njeriun që mendojnë se mund t’i përfaqësojë, hapjen e listës dhe të zgjedhjes për njerëzit. Kjo gjë nuk u lejohet shqiptarëve dhe kjo tashmë është me sa duket e vulosur dhe nga ndërkombëtarët. Sigurisht nuk është asgjë e mirë dhe e bukur, megjithëse faji i tyre sigurisht nuk është kaq i madh sa i joni, që kemi çuar punën deri aty sa që dhe demokracinë të na e lejojnë me pikatore dhe të konsiderojnë burra të mirë individë mbi kokat tona që janë tiranë të korruptuar të një vendi që nuk do të dalë nga tranzicioni i keq. Nga e shëmtuara që me sa duket do të zgjasë akoma dhe shumë vite të tjera mbas këtyre tre dekadave të trishta dhe aspak të lumtura. Po po, njësoj si në batutën e shkodranes, e cila donte që në pllakën e varrit të saj të shkruante - lindi e vdekur, sepse nuk kishte parë qoftë dhe një ditë lumturi në vendin e saj!