BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Opinion / Editorial

Lindita Nikolla, oksigjeni i fundit për Sali Berishën

Lindita Nikolla, oksigjeni i fundit për Sali Berishën

Që “Foltorja” është në aleancë, herë të hapur, herë të fshehtë, me qeverinë kjo, tashmë, nuk është e re. Por që edhe pushtetit dhe qeverisë i intereson mbajtja e zjarrit të revolucionit ndezur, kjo nuk çudit më askënd, sepse korrupsioni ka nevojë për oksigjen që i vjen nga modeli i ngjashëm. Ndonëse kanë kaluar dy javë nga çelja e sesionit të ri, Lindita Nikolla, në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, ende nuk i ka kthyer një përgjigje zyrtare Partisë Demokratike për ndryshimet në përbërjen e drejtimit të grupit të saj parlamentar. Për të gjithë ata që e kanë harruar, pak kohë më parë, Nikolla i bindej sms-së së Flamur Nokës, kur ai i kërkonte: “Edhe një herë Berishën për procedurë e të ikim ne” (Pa harruar dhe buzëqeshjen në fund). Nëse ndaj “Foltores”, që juridikisht është e paligjshme dhe një organizatë fantazmë për sa kohë që nuk regjistrohet zyrtarisht si person juridik, është kjo sjellje dhe kjo bindje, ndaj personit juridik Partia Demokratike e Shqipërisë përdoret një standard tjetër, i dyfishtë, i pambështetur në ligj dhe në rregullore. Rregullorja e Kuvendit në Nenin 15 (Formimi i Grupeve Parlamentare), pika 2, në mënyrë të qartë shprehet: “Grupet parlamentare, sipas përkatësisë partiake, formohen mbi bazën e listës së partive që përfaqësohen në Kuvend...”. Pra, ligji është eksplicit dhe referon te subjektet partiake. Lista e partive që përfaqësohet zyrtarisht me mandate nga KQZ-ja, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, është lehtësisht e verifikueshme nga Parlamenti. Dhe mbi të gjitha kemi të bëjmë me kushtetutshmërinë apo jo të kësaj farse që po tentohet. Partitë janë etnitet kushtetues. Në "biblën" e shtetit ligjorë ka disa nene për partitë që janë baza e pluralizmit, kurse Grupet Parlamentare as që përmenden sepse janë vetëm rrjedhojë e këtyre etniteteve kushtetuese,në këtë rast Partisë Demokratike. Mirëpo, kjo nuk i ka mjaftuar Lindita Nikollës, e cila ka kërkuar interpretim nga zyra juridike e Kuvendit, interpretim i cili, ndonëse kanë kaluar dy javë, ende nuk ka ardhur. Në të kundërt, a do të kërkohej interpretim juridik nëse, fjala vjen, çmendet kryetari i grupit parlamentar të PS-së dhe së bashku me 20 deputetë i bashkëngjitet “Foltores” së Berishës?! A do ta marrë me vete në marrëzinë e tij edhe drejtimin e grupit parlamentar apo partia që e ka mandatuar për të qenë i tillë do të dërgojë një shkresë dhe do vendosë emra të rinj të drejtimin e grupit?! Lindita Nikolla në atë pozicion, edhe pse është e zgjedhur e Partisë Socialiste, është për të qenë mbarëvajtëse e punëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe nuk mund të bëhet pjesë e cirkut të “Foltores” sa herë që ka seanca plenare. Përndryshe, shihet se edhe ajo është nën urdhrat e partisë, e cila e ka të qartë si drita e diellit se me një Berishë dhe grup parlamentar pas tij, që bëjnë zhurmë çdo të enjte për të trembur SPAK-un nga oborri i familjarëve të vet, jetëgjatësia politike e PS-së dhe e Edi Ramës është e pafundme.