
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Lindita Nikolla, vegël e “Trekëndëshit të Bermudës” kundër PD si forcë politike euro-atlantike

Shkruar nga Besart Logu 21 Shtator 2023

Që prej Kuvendit të 2 shtatorit, kur Partia Demokratike miratoi statutin e ri e rrjedhimisht nisi organizimin ndryshe nga më parë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është vënë në dijeni shkresërisht se kreu i ri i grupit parlamentar është z.Basha, i cili më tej autorizoi zj.Açka për ta ushtruar këtë detyrë. U bënë më shumë se dy javë dhe Lindita Nikolla nuk është shprehur ende në lidhje nga sa më sipër. Po pse zj.Nikolla nuk përmbush detyrimet që i ngarkon ligji? Fare e thjeshtë; me urdhër të Edi Ramës investohet që Partia Demokratike mos të dalë nga kolapsi i debatit të brendshëm në lidhje me përfaqësimin e saj. Ajo u mjaftua me një deklaratë në seancën plenare të 14 shtatorit por nuk ka konkluduar me vendim. Pra, çështja e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare për shkak të mungesës së vendimmarrjes nga ana e Kuvendit. Shumëkush, deklaratën e saj se i ka ardhur një shkresë nga z.Basha e kuptuan sikur kjo çështje mori zgjidhje por në fakt vetëm sa nxiti më tej konfliktin e brendshëm. Mazhoranca e ka kaluar tashmë debatin në një tjetër nivel; kreu i grupit parlamentar është zj.Açka autorizuar nga Lulzim Basha apo z.Bardhi autorizuar nga Sali Berisha? Investimi direkt i zj.Nikolla, padiskutim me urdhër të Edi Ramës, tregon se Trekëndëshi i Bermudës është në unison kundër ngritjes dhe konsolidimit të një force politike euro-atlantike. Filozofia izolacioniste e treshes Berisha-Meta-Rama e ka burimin te veprimtaria hetimore, sidomos e pavarur, e Prokurorisë së Posaçme. Ata nuk e duan integrimin e Shqipërisë. Nuk duan hapjen e vendit dhe rritjen e bashkëpunimit të institucional me organizata partnere sepse zbulohen lidhjet e politikës me çunat problematik të Londrës dhe mbarë Europës ku në çdo raport shqiptarët rezultojnë dominant të tregut të narkotikëve. Ata nuk duan zhvillim ekonomik sepse blihen më lirë votat. Ata nuk duan institucione sepse sipas tyre vullneti i 1-shit prevalon mbi gjithçka. Thënë ndryshe, çfarë nuk do njëri nuk duan as dy të tjerët. Kjo sepse kanë të njëjtin qëllim për shkak të të njëjtit hall; frikën nga drejtësia. Mosveprimi i zj.Nikolla, duke modalë me vendim, shfaq dhe një anë tjetër të errët të saj. Zero kulturë institucionale. Nuk njeh institucionet e dala nga vota e anëtarësisë së PD. Nuk njeh shkresat dhe komunikimin institucional. Koha, jo shumë e largët, ka provuar se me kreu e Kuvendit komunikimi më efikas është ai në whats up. Kujtoj këtu mesazhet e z.Noka që kërkonte fjalën për procedurë në emër të Berishës. Provë e qartë se për zj.Nikolla nuk është rasti i parë që ajo investohet për të thelluar edhe më tej debatin e brendshëm në PD. Prandaj, në mënyrë që çështja e kreut të grupit parlamentar të PD të marrë zgjidhje përfundimtare, përsëris pyetjen e bërë në fillim: Kush e ka nr e Lindita Nikollës?!
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
