BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Liria e cunguar e lëvizjes, vizion i individëve pa patentë!

Liria e cunguar e lëvizjes, vizion i individëve pa patentë!

Si një ide e kahershme e kryeministrit tonë ajo e ndalimit të makinave, mund të kthehet në realitet si ndalim i tyre. Kjo ide bëri që urdhri i tij jashtë çdo logjike dhe ligji, të detyronte mbajtjen në sedilje mbrapa të bashkëshortes, nënës së fëmijëve në pandemi. Nga idetë e tij "pandemike" makinat u bënë modeli i "autorizimit", i cili imitoi në mënyrë të shëmtuar ato të dikurshmet e marrjes së televizorëve apo lavatriçeve dhe frigoriferëve në diktaturë. Kur imitim u bë racioni i lirisë në grindje mes anëtarëve të një familjeje se kush (njëri) do të kishte autorizim për të dalë jashtë. Arratia mendore e një deliri piktoresk për të ngushtuar lirinë, për të frikësuar me mungesën e saj në pandemi, ishte prova se do të vazhdonte dhe kur të mbarojë ligjërisht ajo. Megjithëse ishte marrë anti ligjit dy muaj më tepër. Gëzimi në sytë e KM-së tonë se po "na shpëtonte jetën" (ai beson se na ka shpëtuar me gjithë mend) se na mungonte lirinë me dëshirën për të bërë diçka që nuk e kishte bërë as Enveri, na jep të kuptojmë se ai realisht e ka me lirinë si cak (pikë kulminante) që i bën shqiptarët folklorikë të "marrin vesh". Nëqoftëse Enveri boshatiste rrugët se i çonte njerëzit në punë, zbor, shkollë, aksion, burg dhe mbledhje partie, një artist i dalë nga shkolla e tij e artit, boshatisi rrugët duke trembur shqiptarët me mungesë varresh, blinda në parakalim bulevardi dhe burg tetë vite, pse je i sëmurë dhe kërkon lirinë duke dalë në rrugë. Tani inati me lirinë e shqiptarëve shkon te makinat e tyre, të cilat ishin të privuara nga "themeluesi" i partisë që nxori dhe PS-në, e cila ka në krye sot "Rilindjen" e "Komandantit të Legjionit të Nderit". Liria e shqiptarëve që tashmë kanë pronë atë të mohuarën për dekada në diktaturë makinën personale) e ka "inatosur" KM-në e Shqipërisë. E ka inatosur në tre pika të rëndësishme. E para, është ajo e pamundësisë së kënaqësisë së guidës me automjet, e dyta, liria për të përdorur pronën e tyre për t’u shkëputur në distanca për të parë atdheun e tyre, Ballkanin dhe botën. Por e treta është pasioni i shqiptarëve për makinën e mohuar dikur, që e bën atë pothuaj të barabartë me klikat sunduese, me administratën dhe me horrat e rrugës që janë pjesë e partisë. Kjo e treta është e padurueshme me sa duket për KM-në. Ne kemi pasur një fat të keq me tre njerëzit që kanë sjellë dëme të mëdha në jetën tonë, në lirinë tonë për lëvizje, pronë dhe punë të lirë. Enver Hoxha nuk i jepte makinës, nuk kishte marrë kurrë patentë, Sali Berisha nuk i jep makinës dhe në dijeninë time nuk ka patentë dhe Edi Rama nuk i jep makinës dhe nuk ka patentë. Po pra po, janë njerëz që automjetin nuk e njohin, nuk i dinë vlerën, nuk kanë kulturën e lirisë së guidës dhe as gëzimin që sjell kjo liri e përdorur vetë. Si për liri dhe për punë e pronë, që është vetë makina ose mjeti lëvizës. Tashmë propozimi i KM-së është që shqiptarët më shumë se gjysmën e vitit në fundjava mos të përdorim mjetin, sepse kështu qytetet sipas tij do të mbroheshin nga Covidi. Pra vazhdon të thurë plane provokative në ngushtim të lirisë së shqiptarëve mbasi i ka dhunuar dhe me veprime të tjera në pandemi dhe përpara asaj. Ju ngushtoi me një ligj (nuk e di n se do ta arrijë) lirinë e të shprehurit dhe shkruarit për ligjin që dënon me gjoba në të ashtuquajturin "shtyp të lirë" në Shqipëri që ai i thotë kazan, duke pasur kazanin e tij personal ose ERTV. Ai ka kuptuar mirë Enverin, që i çonte në skaj të lirisë së munguar (dhunuar) shqiptarët dhe ata i qëndronin pastaj me kokë të ngritur lart në përdëllim duke u lutur si zogj të vegjël, strukur në bajgën e ngrohtë që diktatura dhe diktatori ju kishin siguruar. Por KM-ja i privoi shqiptarët nga liria, duke i mbyllur në shtëpi në mënyrë të skajshme duke ju urdhëruar daljen me racion dhe jo me "autocertifikim" si bota demokratike, por për të kjo nuk ka rëndësi fare. Ai e konsideroi makinën familjare një "mjet vrasës" dhe të ndaluar të atyre personave që qëndronin bashkë në shtëpi. E kjo bëhej, sepse ky është mentaliteti anti liri dhe anti mjetit që të siguron pikërisht lirinë në udhëtim. KM-ja jonë do të godasë turizmin historik, sepse shqiptarët në fundjavë, kanë kohë të lirë, të shkëputen me mjetin tyre për të parë kala, muze, vende historike nëpër Shqipëri apo Kosovë e Ballkan. Do të mbledhë sa më shumë njerëz në qytete në këmbë dhe xhiro e klube që të ketë mundësi sa më shumë "përqafimi" nga virusi. Sepse ndalimi makinës shitet si "pastërti" anti-Covid. KM-ja jonë do të shkatërrojë turizmin e fundjavës të njerëzve që lëvizin me automjetet e tyre kudo në Shqipëri, kërkon të pengojë Tiranën të vijë në Shkodër dhe Shkodrën të shkojë në Korçë apo Vlorën të shtyhet në Tiranë apo dhe kudo në Shqipëri. Po pra, të fusë në kushte ulëritëse hoteleri, restorante dhe bujtina. Të ndalojë shqiptarët që dhe një ditë pushimi, të mbyllen brenda urbanitetit të betoneve që ai dhe lali Eri ju kanë siguruar. KM-ja jonë provokacion të tillë bën mbasi ka lejuar për një kohë, se te ne nuk ka drejtësi, të dëgjojë pa asnjë kontroll policia bisedat tona dhe pse thuhet se do "përgjohen kriminelët". Po pra dhe bashkë me kriminelët policia mund të përgjojë dhe gazetarët, kundërshtarët politikë dhe njerëzit e mendimit të pavarur politik. Këtë mungesë të lirisë ai sot e shet për demokraci dhe luftë kundër krimit dhe kriminelëve që realisht shëtisin rehat pa ju hyrë ferrë në këmbë. Vërtet që KM-ja jonë ka armiqësi me makinën pronë personale dhe në vendin kur transporti publik, trenat dhe tramvajet nuk janë. Ose janë mizerabël (kur ska bërë asgjë për të pasur transport publik alternativ në Shqipëri) dhe kjo është ide për të mbyllur dhe lirinë e vogël që të jep prona personale, të cilës në vend që t’i japë mundësinë e lirisë për punë e takson shumë më tepër se sa Sali Berisha dikur. Po shumë më tepër, duke mos inkurajuar si makinat elektrike dhe ato me gaz. Përkundrazi duke ju krijuar monopole akoma më të rënda se dikur me taksa për gazin (që ndyn më pak se benzina dhe nafta) dhe monopolin e kontrollit të ndryshimit të strukturës në vetëm një vend në Shqipëri. Urrejtja dhe mbytja e lirisë nuk ka kufi dhe po shkon në delir të pakontrollueshëm. Me mbylljen e lëvizjes me automjet në fundjavë tentohet dhe rritja e çmimeve në transport dhe kjo është më se e sigurtë dhe padyshim shfrytëzim i taksave të shqiptarëve që paguajnë për lirinë e mjetit të tyre në 365 ditë të vitit dhe KM-ja pa ligj dhe me urdhër të paarsyeshëm dhe anti lirisë së pronës dhe lëvizjes - ju mbyll. Bota për të pastruar ajin (të cilin e bëjnë super pis tymrat, grimcat e betonit të shumëkatësheve të lali Erit dhe KM-së apo dhe pluhurat e teatrit dhe monumenteve të kulturës së rrëzuara padrejtësisht) përdor vetëm një ditë targa të alternuara apo thjesht një ditë, por KM-ja kërkon rrëzimin e lirisë dhe rritjen e çmimeve, jo ajrin që e bën vetë pis. Provokimi i KM-së ka qëllim që të shkojë më tej me urdhërat dhe mungesën e lirisë së qarkullimit, tregtisë dhe turizmit. Ai ka në mend një Shqipëri tjetër! Shqipërinë "pandemike" ku njerëzit kanë frikë dhe ku sundimtari ju ka lirinë në dorë dhe i përdor si "majmunët" në kafaz. Ka një të keqe të madhe kjo arrati e mendjes normale te KM-ja jonë. Sepse ka aleatë dhe bashkëpunëtorë në opozitë! Gjysmat i shantazhon sepse ju di mjaft krime dhe "gostit" dhe gjysmat i rreh, sepse janë të përçarë. Tani është radha e makinave të cilat për disa vite në pushtet të KM-së do të kontrollohen dhe pse janë pronë - nga vizioni i shteti të individëve pa patentë. Po nuk kanë "lejen e drejtimit të automjetit", por kanë patentën e lirisë së munguar të shqiptarit që e realizuan në pandemi. Ashtu sikundër dhe njeriu që nuk i ka dhënë kurrë makinës me duart e veta dhe që ka kërkuar timonin, që nuk di se çfarë është kur thotë: përvoja është mësuesi më i mirë, në fillim bën provimin dhe pastaj të shpjegon mësimin! E këtë KM-ja e ka lexuar te Oskar Ëilde. Pra KM-ja jonë, të ndalon përdorimin e makinës tënde dhe pastaj të shpjegon pse i është tekur atij, që ti mos të përdorësh pikërisht makinën tënde, për familjen tënde dhe për lirinë tënde. Kaq, jo, asgjë më tepër se kaq.