BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Listat 30% të mbyllura që fyejnë gratë!

Listat 30% të mbyllura që fyejnë gratë!

Mirë se kemi një opozitë që bie erë "mazut" me të cilën punonin dikur makineri të rënda, të ngathëta, konsumuese dhe të shëmtuara, por kemi dhe Rilindjen e komandantit që çdo gjë që bën apo kryen, e ka me përllogaritje për ta kthyer në pikturë që shitet sipas gustove të kryepiktorit! Një nga mrekullitë e fundit të tij, është ai i famshmi 30% si lista të mbyllura për hatër të grave! Po pra ka hallin se i mungojnë ose nuk ja voton kush modele si të Spiropalit që thërret për komandant legjioni dhe për Skënderbeun, ose Manistirliut që bërtet në parlament për maskat si “zysha” e klasës së pestë nxënësve, pse nuk ka fshirë qurrat para se të hyjë pikërisht zysha në klasë!? Mos të them gjëra të tjera me përkëdheljet e Ballukut kur ecën përballë kamerës dhe tregon arritjet e mëdha rrugore! Po nuk është ky qëllimi shkrimit! Qëllimi është te marrëzia dhe perfidia e komandantit të Legjionit të Spiropalit, për të përdorur gratë për “shitjen e pikturës së tij”! Pse? Sepse ai sigurisht nuk ndërton shtet, por e pikturon sipas dëshirës së tij, apo ambicies dhe interesit të tij, shtetin! Ai nuk mund të jetë kurrë njeriu i shembullit të respektit ndaj grave! Kurrën e kurrës, sepse ka shumë fakte jetësore, fakte të qarta personale të tij që e vërtetojnë këtë mos respekt të tij për gratë! Por ta zëmë se ka ndryshuar! Ku është problemi që po bllokon 30% të listës me arsyen e daljes së grave sipas një direktive që duhen një e treta gra - në përfaqësim! Po pa ditur në se shoqëria jonë është kaq anti grua! Pyetja reale është po pse 30% dhe jo 40% xhanëm!? Hëëë?! Këtu fillon dhe persekutimi i grave në emër të promovimit dhe lëshimit të tyre në politikë! Janë "soros-izma" që përdorin gruan në politikë, kur ajo nuk është kaq shumë e interesuar, sepse ka hallin e vet e shkreta, familjen fëmijët, burrin, pronën, oborrin etj! Kur ajo është disi e ç'interesuar nga familja, fëmija, puna dhe ky univers - sigurisht pastaj ka dhe kohë të merret me politikë dhe e kam fjalën jo për Gjermaninë, Francën as Holandën dhe as Danimarkën, por Shqipërinë! “Rrezik-zezën grua” e çoi Enveri në tre turne, e ngarkoi të punonte në fushë, në hekura, aksion, zbor, por dhe në bujqësi dhe sot në emër të saj po luhet dhe komedia tragjike me kandidim dhe përdorim të pa skrupullt nga individë meshkuj ( jo burra) që duan nënshtrimin e tyre politik dhe përdorimin e tyre si “fole grenzash” dhe t’jua paraqesin shqiptarëve si - gratë e duhura në politikë! Sigurisht që politika shqiptare ka pasur dhe gra të mrekullueshme të ditura dhe të forta, por Komandanti i Spiropalit nuk i do dhe i ka larguar në periferi të politikës dhe jashtë qeverisjes të gjitha pa përjashtim dhe nuk ka shans një e tillë, të ketë rrugë pa pengesa nga Rilindja e Ramës! Po kështu ka bërë dhe “Kryeministri ardhshëm” i Shqipërisë së “Republikës së Re” duke larguar gra që nuk bëjnë cërr cërr cërr dhe me sa duket kjo është shkollë e babait të tyre ideologjik si fondacion që ka ngritur si Bashën dhe Ramën në lartësitë ku janë sot. Po pra njëri kryepozitar dhe tjetri kryeopozitar! Por në fakt të mbyllësh listat 30% sepse “njerëzit nuk votojnë gratë” është sikur t’ju thuash grave që janë 50% e votueseve të Shqipërisë, që ju mos-gra, nuk votoni gratë! Dakord? Sepse edhe vetë ideja e përqindjeve shkon në kundërshtim të demokracisë! Sepse është imponim dhe se përfaqësimi i grave duhet të jetë një prodhim i kontributit të tyre jetësor në politikën e vendit dhe jo i katapultimit të grave nga burrat skutha, jo të ndershëm dhe marrëzisht të dyshueshëm që përbëjnë dhe atë pikturën lëtyrë që me sa duket e arrijnë më mirë me gra që binden dhe që nuk i kundërshtojnë ose bëjnë akoma më keq se sa "mentori" i tyre politik! Nuk ka pse të ketë 30% mbyllje liste, sepse ka mundësi që gratë në listën e partisë që renditen nga lista e hapur, t’ju jepet mundësia sipas votave që marrin të kenë dhe rreshtimin dhe aty shikohet mirë dhe në çfarë gjendje është shoqëria jonë! Nëse është kaq "idiote" që nuk respekton gratë, apo në se është shumë më e emancipuar sa që 30% është një ndalesë e politikës e cila përdor gratë akoma më keq se kur përdorin pushtetin me burra! Mund të zgjidhet teknikisht kjo gjë, por unë besoj se komandanti i Surrelit e do 30% listën e mbyllur dhe për fillimin emëror i caktuar prej tij, përveç grave! Komandanti Surrelit ka dy alternativa për të pasur pushtet të pa kufizuar. Ose të gjejë gra të tilla konkubina politike ose burra kaq shumë të pa burra që të sillen si pikërisht si - jo burra! Sepse kështu sillet dhe partia e “Kryeministrit të ardhshëm” ose ajo (PD) që propozon Gjinot si deputetë ( partia e Gjinove) që marrin leje lindje në vend të gruas dhe pastaj nuk dalin dot përballë drejtësisë nga që e kanë bërë vetë drejtësinë baltë dhe tregojnë qartë se për kë kanë punuar politikisht, kur ishin gjyqtarë dhe në lartësitë e drejtësisë! Kur je konkubinë politike, ( e përsëris politike) çfarë do marrëzie që thotë ai sipër, i përgjigjesh me një "po" të syve të dashuruar! Po si përballë një pikture katastrofikisht të shëmtuar e cila një konkubinë i duket një kryevepër arti sepse atë pikturë e ka bërë - shefi i madh i 30% listës së mbyllur për hatër të grave! Komandanti ka shumë mënyra për të futur gratë që ai mendon se i duhen Rilindjes së tij, por listat nuk duhet ti ndalojë, sepse vërteton se edhe atë hapje e ka jo të sinqertë, të shëmtuar dhe aspak të projektuar që të forcojë demokracinë edhe kështu mjaft të “shqyer” në Shqipëri! Shqiptarët duken sikur nuk respektojnë gratë dhe unë kam idenë se në Shqipëri gratë nuk respektojnë kaq pikërisht shumë gratë, por jam i bindur se votat e burrave dhe grave të Shqipërisë do të shkonin me shumicë te gratë që në politikë kanë ndershmërinë e treguar, kanë kontribute dhe kanë pasion! 30% është për të futur gratë politike të komandantit, por jo kaq shumë gratë në politikë, ose ato të vërtetat që përballen me votimin dhe jo me katapultimin e komandantit! Prandaj them se të gjitha këto manovra janë në radhë të parë fyerje për gratë dhe vajzat! Janë fyerje sepse është qartë dhe e pastër një përdorim nga burra levendë dhe tiranë në demokraci! Kaq, asgjë më shumë dhe prandaj ai 30% është një marrëzi për të mos thënë një poshtërsi që bën sikur hap listat dhe i mbyll ato me marifet!