BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Listat e partive për deputetët e tepsive

Listat e partive për deputetët e tepsive

Loja për lista të hapura apo të mbyllura për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, është e vjetër sa vetë pluralizmi politik në vendin tonë. Shkurt, ka moshën tridhjetëvjeçare. Meraku i liderëve politikë është ta ruajnë ekskluzivitetin dhe listësekretin deri në fund dhe shpallja e emrave të propozuar për deputetë të bëhet në minutë të fundit. Surprizë për të ruajtur, jo vetëm unitetin e radhëve, po edhe traumat që shkaktojnë te militantët, mospërfshirja e atyre që cilësohen rëndom, si qëndrestarë, luftëtarë të paparë që meritojnë një vend në sallën e tempullit të demokracisë. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve kalojnë në një kalvar që nis me simpatitë personale të kryetarëve, kryesisë qendrore e partisë në bashki, rekomandimeve miqësore, për hatër të nënës, merita të babait, siç është organizmi vertikal e horizontal i partive politike në vendin tonë. Në realitet, këmbëngulja për lista të hapura apo të mbyllura, ka në themel, jo parimësinë, po formalizmin dhe fshehtësinë, sekretin, pabesinë, skuthërinë si dhe forcimin e autoritetit të kryetarëve, të cilët kanë në duar gurin dhe arrën, diellin e shiun, fatin e atyre që do na përfaqësojnë në organin më të lartë legjislativ të vendit. Po nuk është thjesht një listë e skicuar nga drejtuesit e partive si e nxjerrë nga kasafortat hermetike me kode sekretë, ajo që i bën kaq të debatueshme mënyrën e hartimit të listave. Ajo që ka ngjallur debate dhe kundërshti të palëve politike, opozitës së re më së shumti, gjatë këtyre ditëve, është se nga mënyra e hartimit të listat varet sistemi. Brenda mënyrës së hartimit të listave, fshihet një filozofi e tërë. Nis nga transparenca. Debati i munguar mes strukturave të partive dhe konsultimi i kandidatëve me popullin. Në vendet me demokraci dhe pluralizëm të pjekur as që bëhet fjalë për lista të mbyllura në kuptimin pa i ballafaquar individët me votuesit. Pa i kontaktuar për t`i njohur ç’mall dhe kualitete janë sa janë të vlerësuar, cilët janë tek e fundit, sa i meritojmë, për t’u garantuar cilët do na përfaqësojnë. Listat e mbyllura janë baras me subjektivizëm. Individualizmi dhe subjektivizmi është i pashmangshëm. Po të deshi kryetari, kur të ka me sy të mirë, të simpatizon, je i garantuar në vend preferencial. Ndryshe mbetesh poshtë vijës së kuqe. Ose si në prapalistën e Lipe Shtogut. Hartimi i listave ka brenda, jo vetëm subjektivizëm, po së pari parapëlqim të liderëve politikë. Përzgjedhje pa asnjë kriter. Mjafton që të vendosen sipas traditës, tre katër emrat e parë, individë të njohur, pastaj të tjerët janë mbushës topi, kashtë. Pa asnjë identitet. Individë që nuk i njeh as lagjja. Nuk është vetëm forma që i ndan listat, në të hapura a të mbyllura. Nuk është kaq sipërfaqësor ky akt. Pasi nga kjo varet mënyra e votimit. Do votojmë për individët ballë përballë apo partitë?! Listat e mbyllura i përngjajnë historisë së fshatarit që kishte dalë në treg me një thes me arra, të lidhur në grykë. Pesha ishte në rregull, mund të verifikohej në peshore. Po cilësia? Blerësit qëndronin para fshatarit dhe i kërkonin të hapte thesin, të shikonin mallin. Po më kot. Ai ishte kategorik, jo. Nuk bindej. O merreni total ose ikni! Janë të gjitha të mira. Po si ta besonin blerësit në ishin të sakta apo të krimbura? Kështu edhe listat e mbyllura. Formalisht në kryesitë qendrore të partive, dërgohen tri kandidatura. Edhe ato të mbyllura, pa debat apo ballafaqim paraprak. Në përfundim, ata në majë të Olimpit, zotat e plotfuqishëm, vendosin si me goglat me ngjyra. E kuqja po. E verdha jo. Bluja sigurisht. I pëlqen apo jo populli, kjo është punë e tij, vendimi i kryetarëve mbetet i panegociueshëm. Në fund kryetarët deklarojnë: Ja, u sollëm dhe u vërvitin para këmbëve, si thesin me kocka të kolonelit, plaka Nicë, e Ismail Kadaresë. Ky është dhëndri, merreni! Është ulok, i çalë, i verbër, shurdh, ska rëndësi. Votojeni dhe pikë! Është miratuar me lista të mbyllura lart në kryesi, me konsensus si i thonë tani. Votuesit, ngrejnë supet dhe pyesin me të drejtë: Vërtet ky është ai që do na përfaqësojë si deputet? Dhe jo rrallë del kallp ai që shitet për flori, në vend të grurit zgjedhim egjër për tagji. Cilat janë kontributet për shoqërinë, formimi, specializimet, studimet, karakteri, aftësitë, virtytet, aftësitë profesionale dhe menaxheriale? Se nuk mund të vijë një person dhe t`u thuhet votuesve: Ja ku e keni, ua sollëm, vrisni veten! Votojeni dhe pikë. Kësaj i thonë të votosh derr në thes. Shkurt se kështu thotë partia, ata që janë në krye të saj. Dhe deputeti i listuar, në fund na del problematik. Nisin avazet. Bëhen pazaret. Shton kontot. Vendos për emërimin e pastruesve të qytetit. Rezulton individ pa kualitete. Ashtu siç votohet me lista të mbyllura, punët i bën në errësirë, mungon syri dhe veshi i atyre që e kanë votuar. Propozon në vende pune, ata që ka stimuluar, të bindurit. Emërimet i bën sipas llogarive, sa vota ka dhënë. Sa influent është në fshat? Dhe ky far deputeti mban pas vetes individë problematikë, të fortët, të kamurit në qytete e fshatra. Dhe kështu sipas këtij stili, në lista fatkeqësisht, mungojnë kapacitetet intelektuale, juristë të shquar, profesorë të nderuar, intelektualë të spikatur me rrezatim mbarëkombëtar. Dhe deputetët e kryetarëve mbeten rob të pazareve. Ikona e tyre është kryetari, populli nuk është asgjë fare. Ai sa i voton, se kryetari i emëron. Listat e kandidatëve janë primare, themeli i demokracisë. Kur është produkt i një grushti funksionarësh nga të cilët nuk del fjala, produkti është skarco. Po këto listat e mbyllura, i kanë qejf të gjithë kryetarët e partive të mëdha, Rama, Basha edhe Monika. Po edhe ato të vogla. Nëse vini re të gjitha partitë, bëjnë sherre dhe debate, deri në denigrime ekstreme për një tullë, një kopsht fëmijësh, një tender, PPP, një fjalë goje, po me listat janë në harmoni, se në mes është pazari. Të gjithë heshtin. Është vendimmarrje ekstra, liderët i kanë për zemër punët e heshtura. Unë nuk i besoj përrallat urbane, se kandidatët maten me xhep, vila, saraje, llogari bankare. Po ajo që duket është e vërtetë. Listat e partive politike në Shqipëri për deputet janë preferenca të kryetarëve. Listat e partisë për deputetët e tepsisë. Nuk ka dal rastësisht sentenca: Më mirë mik me kryetarin se një çiflig. Ta kesh mirë me kryetarin e partisë është më shumë se standard, edhe pse mund të jesh deficient për të përfaqësuar popullin me dinjitet në Kuvend. Është kjo arsyeja që në sallën e Kuvendit dëgjon deputetë të listave të mbyllura, që i thonë këmbës dorë. Flasin kodra pas bregut, pështyhen e lëpihen, etiketojnë, denigrojnë, grinden, rrihen, si fëmijë problematikë. Ndodh kështu, se në sallën e demokracisë, mungojnë personalitetet e Shqipërisë. Salla mbushet me ata që bëjnë regjisorin dhe aktorin, video montazhet, përdorin forcën dhe jo argumentin. Për shumë deputetë të listuar nuk është fare problem gjykimi, logjika, fjala. Për ta ka vlerë vetëm palla. Baltosja, denigrimi, kërcënimi, përplasjet, rrëshqitjet, ikjet, daljet nga etika dhe logjika. Doemos, janë të listuarit e partive. Shikoni skalionin e dytë të deputetëve që zunë vendet e atyre që u larguan. Jo pak prej tyre ngatërrojnë Parlamentin me sheshet e protestave. Lëshojnë broçkulla. I thonë këmbës dorë. Nuk është faji i tyre. Listëbërësit e kanë përgjegjësinë. Po ata kështu janë të kënaqur se delet që listojnë kurrë nuk i kundërshtojnë. Nuk ngrejnë kokë të kërkojnë. Janë të bindur për të bërë atë që i urdhërojnë. Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë, listat e mbyllura, votimi për partitë dhe jo për individët është premisë numër një që u hap dyert të hyjnë në sallën e Kuvendit mediokërve, anonimëve, të bindurve. Vërtet është demokratike, si lista e hapur edhe ajo e mbyllur. Votim nominal dhe vota për partitë. Po cila është e drejta? Të votosh atë që njeh dhe është i sprovuar, i njohur nga votuesit, i votuar, i vlerësuar apo atë që nuk ka gojë, vuvacët, që nuk kanë cep, po vetëm xhep? Partitë tona në monologun lista të hapura-lista të mbyllura, duket sikur hapin vrima në ujë. Në të vërtetë kryetarët e partive politike tek ne i kanë listat si monopole, çeku i bardhë. Listat e mbyllura vërtet dobësojnë Kuvendin, po kryetarët e partive i forcojnë, u japin autoritet, gati i bëjnë mbret. Kësaj i thonë fiks: Jemi shoqëri e hapur, po demokraci e mbyllur fare!