BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Loja BE me “bashkë veç” Shqipëri-Maqedoni, është teatër absurd integrimi!

Loja BE me “bashkë veç” Shqipëri-Maqedoni,

Përpara se të shkruhej ky opinion sigurisht ka qënë një prononcim i ministrit të Jashtëm gjerman Michael Roth që të sqaron se sa zvarritëse dhe e pa kuptimtë është dhe pjesa ku BE vonohet dhe stërzgjatet me vendet e Ballkanit, në të ashtuquajturin integrim për të cilin me fjalë të gjithë janë dakord dhe me vepra ka vite që shtyhet e shtyhet, duke imituar dhe për Ballkanin (kjo është fare pa kuptim) modelin e përdorur ndaj Turqisë me forma dhe mënyra nga më të ndryshmet. Në gazetën “SOT”, ditën e djeshme thuhet: Mbledhja e Këshillit Europian që do të mbahet ditën e sotme, ku do të shqyrtohet progres raportet e përgatitura nga Komisioni Europian përsa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri gjerman për Europën, Michael Roth ka reaguar në lidhje me mbledhjen dhe në fjalën e tij, Roth la të kuptohet se nuk do të ketë ndarje të dy vendeve, pra do të gjykohen si paketë, nëse do të hapen negociatat për të dy vendet apo për asnjërin. Michael Roth: Bëhet fjalë për besueshmërinë në Ballkanin Perëndimor. Në samit do të diskutohet për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimet e nevojshme janë nën hije nga konfliktet dy palëshe. Tani sigurisht shkrimi (ky që po lexoni) është bërë përpara se të bëhej takimi, por tashmë nuk ka rëndësi se çfarë vendimi është marrë nëse janë pranuar hapja e negociatave është bërë për të dy vendet apo asnjërin. Vlen të përmendet mënyra e trajtimit në zvarritje krejtësisht nga “Teatri Europian” dhe jo nga vendet që aspirojnë. Jo nga vendet që aspirojnë sigurisht, sepse ka disa herë që Komisioni Europian dhe vendet aderuese pranojnë se Shqipëria dhe Maqedonia janë gati zyrtarisht për to, se kanë plotësuar çfarë kanë pasur kushte deri tani, por vjet Holanda dhe Franca nuk donin Shqipërinë dhe sot Bullgaria nuk do Maqedoninë. Tani të jemi koshientë vendet e Ballkanit janë problematikë në demokracinë gati folklorike që kanë dhe Shqipëria gjithashtu, por nuk është se janë kaq larg bie fjala Bullgarisë dhe Rumanisë sa për të përmendur dy shtete. Korrupsioni dhe aferat, por dhe demokracia shpesh herë devijate, korrupsioni dhe trafiqet apo dhe droga dhe lufta ndaj saj, janë problem i madh dhe kudo përreth rajonit. Problemi është se Shqipëria dhe Maqedonia nuk po futen të bëhen të barabarta me Holandën dhe Francën apo Bullgarinë, por po iu hapen negociatat për t’u plotësuar dhe shumë kushte të tjera për t’u futur në BE. Pra është proces i gjatë, i cili dje nuk donte nga dy vende Shqipërinë dhe sot nuk do Maqedoninë nga Bullgaria. Kurse politika e kancelerive të mëdha si bie fjala Gjermania, Franca, nuk mund të shikojnë ndarjen veç të Maqedonisë dhe Shqipërisë për shumë e shumë faktorë politikë, etnikë dhe sidomos religjionarë në rajonin ballkanik. Keq do të ishte të futej dje në negociata Maqedonia pa Shqipërinë, sepse do të thuhej se Europa paragjykon shumicën myslimane dhe shqiptarët, keq është sot të futet Shqipëria dhe jo Maqedonia duke pasur dhe ajo shqiptarë dhe duke qënë një shtet i brishtë që rivendikohet nga të gjitha shtetet përreth e sidomos nga Bullgaria dhe Greqia, pa përjashtuar Kosovën dhe Shqipërinë që në fakt po tregojnë se janë në saj të shqiptarëve aty, miqtë më të mirë. Pra teatri absurd i BE-së për vonesën e fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ka arsyen një herë për Shqipërinë kundra dhe Maqedoninë pro negociatave dhe pastaj e kundërta, e zbatuar kjo taktikë nga shtete të ndryshme në rajon dhe Europë. Një herë nuk duan të negociojnë me Shqipërinë dhe një herë me Maqedoninë dhe sigurisht teoria – “mos t’i ndajmë” bën pastaj që të mos negociohet për të dyja. Tashmë nuk është më zvarritje, por është teatër absurd që tregon një burokraci që kështu sillet deri sa pëson dhe ndryshimin e mentalitetit europianist në vendet që aspirojnë të integrohen. Një gjë mund të thuhet sot për Shqipërinë. Ajo nuk është më një vend kaq shumë i apasionuar për integrim. Pak për funksionim të keq të demokracisë në Shqipëri nga kjo klasë politike korruptive disi dhe bashkëbiseduese prej vitesh me BE dhe tjetra është e vërtetë që vonesa iu ka dhënë të kuptojnë se BE dhe Europa, kanë shumë fjalë dhe shumë më pak vepra si fjalët. E kanë kuptuar se Europa cinizmin e saj ndaj Ballkanit e ka teatër që e luan me një grotesk, tepër të frymëzuar nga dëshira për të pasur vetëm një dritë të zbehtë në fund të tunelit. Në BE ky teatër absurd ka dhe arsyen e uljes së marrëzisë shqiptare me dashuri pa kushte nga shqiptari për BE dhe dashuri me shumë kushte të BE-së me shqiptarin dhe Shqipërinë. Në fund të fundit, sa më shumë shkon koha aq më tepër binden njerëzit se rëndësia më e madhe është që Shqipëria është territor europian përpara dhe se në disa vende sot të kulturuara të Europës që kur shqiptari ka pasur krijimin e qytetërimit, lulëzimin antik të tij pellazgo-ilirik - nuk ekzistonin fare, as si kombe dhe as si shtete, as si popuj. Kjo ka rëndësi pastaj të tjerat janë loje teatrore europiane me regji nga burokratët veç e veç dhe grumbull në Bruksel, apo kryeqytetet e veçanta europiane. Mbase Bullgaria mund të jetë bindur dhe na pranojnë të dy vendet për bisedime dhe unë dua që sot të jetë kështu, por po nuk ishte kështu atëherë vitin tjetër do të jenë dakord për Maqedoninë dhe ndonjë shtet nuk do të jetë dakord me Shqipërinë. E teatri do të vazhdojë. Shpresoj të na kenë hapur rrugën për negociata. Përndryshe… ne tashmë u mësuam dhe do të vazhdojmë interesat tona sidomos atë më të madhin që është interesi kombëtar.