BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Loja “dashuri urrejtje” e të majtës, asgjësuesja e qendrës së djathtë si ADN!

Loja “dashuri urrejtje” e të majtës, asgjësuesja e

Kush nuk e ka kuptuar që në Shqipëri çdo lojë politike e aktruar që nga viti 1991, është një “dashuri urrejtje” mes të majtës shqiptare. Tashmë mbas 30 vitesh, janë të paktë ata që nuk kuptojnë se kjo “lojë e demonstruar” si demokraci, ka një mungesë të madhe të pluralizmit shqiptar. Mungesën thelbësore të së djathtës natyrore dhe asaj në ADN të tillë. Janë shumë pak ata që nuk kuptojnë se PS dhe PD dhe pas tyre LSI me disa të vegjël nga pas, me lojërat e tyre “pajtim zemërim” ose “dashuri urrejtje” kanë si qëllim vetëm pushtetin e të majtës shqiptare për të ndaluar dhe asgjësuar krijimin e çdo subjekti politik alternativ plotësues si spektër si të vjetër dhe të ri, që ka ADN dhe mishërim të djathtë shqiptar dhe sigurisht europian. Praktikisht Shqipëria me sundimin e PS, PD, LSI e kompani mbas tyre, nuk përbëjnë pluralizmin politik klasik me koncepte filozofike dhe ekonomiko-financiare djathtas dhe majtas. Krijimi i partisë të parë të shpallur jo komuniste (PD), por e dalë nga filozofia dhe organizimi pikërisht komunist ishte që me studentët që ishin fëmijë komunistësh me biografi të mirë (me që iu kishte dalë shkolla) dhe pastaj njerëzit absolutisht majtas me origjinë dhe veprimtari të tillë pavarësisht se tashmë ishin kundra Enver Hoxhës dhe PPSH. Po kështu ishte shumica edhe e shqiptarëve. Sigurisht të gjithë që nga Azem Hajdari, Sali Berisha, Aleksandër Meksi (njeriu më i mirë, i cili të çudit sot si ka pasur mundësi të qëndrojë me Berishën dje) Gramoz Pashko, Genc Ruli, Arben Imami –e më vonë të tjerë, po nga ky background jetësor dhe politik përfshi dhe njerëz të sigurimit të shtetit dhe anëtarëve të shumtë të PPSH të konvertuar politikisht, por që vazhdonin filozofikisht formën dhe përmbajtjen klasore dhe marrëzinë organizative të partisë së tyre të parë ose PPSH. PD e Berishës asgjësoi përveç studentëve të parë dhjetoristë, realisht të vendosur për një parti demokratike dhe të djathtën e dobët të dalë nga burgjet dhe internimet. Pranuan dhe lartësuan një pjesë të persekutuarve me dosje dhe sakrifikuan ata qëndrestarë pronarë dhe të shkatërruar nga sistemi. Sabotuan politikisht dhe ekonomikisht të djathën reale, duke bërë krimin me pronën e tokës dhe të pronës shtetërore, por duke lejuar dhe grabitjen e pronave të pronarëve të dikurshëm. PDSH e Berishës, u justifikua me disa eksponentë të familjeve të persekutuara të cilat i mbajti disa afër për ti rënë në qafë të djathtës në ADN dhe trashëgimi të dikurshme. Por dhe i largoi me dhunën e partitokracisë dhe sundimit të tij absurd. U justifikua me Pjetër Arbnorin si një Mandelë e socialdemokracisë ose katolikëve të majtë dhe me Jozefina Topallin si ADN e djathtë, demokristiane tipikisht shkodrane, ndryshe nga zonat e tjera të populluara me banorë të besimit katolik si Mirdita, Puka dhe zonat përreth pikërisht qytetit të madh verior. Vetë degradimi i demokristianëve italianë i bëri dhe ato në Shqipëri t’i bashkohen Berishës si “mbrojtësi i flakët i kristiandemokracisë”, i cili në fakt kristian demokracinë e shkatërroi pothuaj si të djathtën natyrore shqiptare. Njësoj si sot Basha justifikohet me Tabakun dhe Alizotin. Por as program, as të folur, as filozofi, as qëndrime dhe as perceptime të djathta nuk ka kjo parti dhe nuk ka për të pasur kurrë, sepse është krijim më “lumpen proletariat” shumë më keq se sa vetë PSSH-ja. Me keq, sepse ato thonë jemi të majtë dhe në fakt e kanë origjinën - ADN dhe pse sot me Edi Ramën, bëjnë më shumë të djathtën e pasuruar padrejtësisht në Shqipëri. E bëjnë të djathtën, sepse duan të kenë “full pushtetin filozofik në Shqipëri”. Gjë që nuk duan dhe nuk duan asnjëherë, ta kuptojnë ata bolshevikët e PD. Edi Rama i ka ndryshuar filozofikisht socialistët dhe jo kaq shumë politikisht. Filozofikisht, sepse me Rilindjen e tij, iu ka demonstruar se krijon organizma të pasurish pothuaj pa “skrupuj” dhe nganjëherë pa “fre” të cilët pastaj bëjnë dhe mendimin e djathtë ose akoma më keq, mendimin e ekzagjeruar djathtas gati gati si një social – Edramizëm, që u ngjan partive shtet në afër nesh nga lindja. Që krijon monstra oligarkie brenda dhe afër politikës dhe të krijuara nga ajo. Të bashkuar nën një sigël dhe po ashtu të bashkuar dhe në veprime urrejtje dhe dashurie me antagonistët për pushtet, por jo të krahut ku qëndrojnë si e majta PD. Rama ka spostuar në qendër PS me anën e Rilindjes dhe ka lënë majtas PD e rreth e rrotull me tentativa për ta eliminuar partinë e ish-mikut të tij Ilir Meta që edhe ajo ADN e ka majtas dhe ish-komuniste. Rama mori përsipër të majtën “transformer”, e cila sillet me një elasticitet të jashtëzakonshëm sot në kohë ndryshimesh filozofike kur PD ka brenda saj, njerëz të ndryshkur dhe hutuar filozofikisht për të mos thënë të degraduar plotësisht politikisht. Loja e LSI-së si pendul politik, tashmë po i afrohet fundit dhe pse mori katër deputetë, sepse si PS dhe PD, por dhe ndërkombëtarët, nuk e pranojnë më si një e tretë e madhe e majtë që bën pastaj dhe pluralizmin e dyshimtë në Shqipëri. Atë të partisë familje, e kam fjalën, tashmë e pakonceptuar nga askush në botë përveç se nga Ilir Meta dhe e shoqja. E majtë që imiton të dikurshmen PPSH dhe trashëgiminë Hoxha - Xhuglini. Por jo në filozofinë ideologjike të kohës, por të filozofisë së pangopshmërisë me pushtet dhe fitim të sotëm. Vallëzimi dhe llogoret PS, PD, LSI janë spazma të së majtës, e cila ka eliminuar pothuaj fare të djathtën origjinare në Shqipëri. Kanë eliminuar të majtën e kohës së Monarkisë apo “demokratët ose ballin më vonë” kanë eliminuar dhe për faj të tyre legalistët apo mbretërorët, kanë eliminuar si vazhdim i politikës klasore të PPSH-së pronarët dhe të pasurit, por dhe njerëzit e aristokracisë dhe borgjezisë shqiptare dikur. Kanë bërë gjenocid politik dhe filozofik (term që e them në grotesk) sepse nuk kanë lejuar asnjë mendim djathtas të prosperojë në politikëbërjen e tyre në tre dekada. Po duke goditur pronën dhe pronarët që në terminologji. Sigurisht i kanë quajtur “ish-pronarë dhe ish të përndjekur” kur realisht janë pronarë dhe të përndjekur. Kush prej tyre që ka bashkëpunuar me Berishën dhe më vonë me PS dhe LSI ka rregulluar pronat dhe punën e tij nuk ka sabotuar pikërisht interesat e “klasave të përmbysura” dhe në kohë të Berishës, Nanos, Metës, dhe Ramës. Një “pinjoll” i sabotimit të së djathtës dhe filozofisë së saj në Shqipëri është Lulzim Basha. Ai tashmë ka shkatërruar dhe njerëzit e sëpaku origjinës së të djathtës në parti. Një shumicë i ka “centrifuguar” për t’i larguar pa kthim. Në këto kushte “loja demokratike” me dashuri urrejtje që bëjnë PS, PD, LSI ka të bëjë me asgjësimin e të djathtës dhe po ashtu mbytjen që në djep të çdo formacioni dhe individi që fillon e artikulon djathtas. Kanë çdo institucion dhe mjet mediatik të tyrin në Shqipëri me përjashtime të pakta. E kështu i shpallin luftë pikërisht në mënyrë klasore si në luftën më të ndyrë klasore tipike të viteve 70-të idesë si lirisë dhe pasurisë me rregulla dhe shtetit me ligje e zbatim të tij. I thanë fund idesë së një djathte humane dhe të afërt me suksesin e punësimit dhe iniciativës së lirë. Mjafton të shikosh premtimet e të ashtuquajturës së djathtë si PD-ja me pagat apo shtetin asistues dhe kupton se të tillë rrondokopë, nuk duan të prodhojnë punësim, por një shtet që “ndihmon” me para dhe jo që ndihmon qytetarët si të punojnë dhe fitojnë mirëqenie dhe paguajnë taksa për pikërisht shërbime dhe rritje sërish më mirë të punësimit. Taksojnë dhe taksojnë si për të bërë të mundur shprehjen e Marksit që luftën kundër kapitalizmit e shikon te “taksim, taksim, taksim” që ai përdor si vetë rrënim i sistemit. Nesër nuk do të jetë kështu. Spektri politik shqiptar, ka nevojë për një të djathtë normale dhe filozofikisht të tillë. E këtë gjë nuk mund ta bëjnë këta sot. Kjo do të arrihet te nipat dhe mbesat tona. E deri atëherë, do të vazhdojmë telenovelën “dashuri urrejtje” mes të majtave në Shqipëri (PS, PD, LSI) për të asgjësuar të djathtën në ADN dhe atë të krijuar si e tillë pa grabitje këto tre dekada.