
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Loja e Qeverisë me pagat, më keq se Lojërat e Fatit

Shkruar nga Rushan Dosti 16 Nëntor 2023

Ka një vëmendje të habitshme të Qeverisë, veçanërisht këtë vit, për të rritur pagat, kryesisht ato të mjekëve, mësuesve dhe Administratës Publike. Për të qenë realist, rritje pagash ka patur, por sa ka ndikuar kjo rritje në mirëqenien e shqiptarëve, këtë as një institucion shtetëror nuk e thotë. Madje edhe në Projekt Buxhetin e vitit 2024, sipas Kryeministrit Rama, do të ketë rritje pagash në disa sektorë, përfshi edhe Administratën Publike. Dakord. Le të ketë rritje pagash, por kjo duhet të shkojë në unison me rritjen e çmimeve dhe inflacionit, sepse do të vijë një ditë që kjo lojë e Qeverisë me rritjen e pagave, të jetë e njëjtë me fatin e Lojërave të Fatit, ku jo të gjithë lojtarët fitojnë. E thënë troç kjo lojë ngjason më shumë me një fasadë propagandistike se sa me një realitet të prekshëm nga njerëzit, veçanërisht nga shtresa në nevojë, e cila sa herë rriten pagat e lojtarëve ortakë të Qeverisë, ndihen më të kërcënuar më shumë se kurrë. Sidomos shtresa e të papunëve, e cila për momentin përbën grupin më të dëmtuar nga kjo politikë, invalidët dhe pensionistët sa herë dëgjojnë Kryeministrin të flasë për rritje pagash, drithërohen para kuletës së tyre të mbushur jo me para, por me ilaçe. Të fajësosh fëmijët, nipërit apo mbesat, që baballarët e gjyshërit e tyre janë në këtë gjendje për shkak të tyre, është një akuzë që Kryeministri i bën rinisë, moshës me të aftë për punë, që pikërisht ai dhe politika e tij e kanë lënë pa punë, është ndoshta një lajthitje e radhës që nuk zgjidh asgjë. Natyrisht, që shumica e njerëzve e kërkojnë një vend pune për të kryer një punë dhe për të përfituar një pagë për vete dhe familjen, njësoj si ata që janë pa punë, futen në Lojërat e Fatit, me mendimin se mund të përfitojnë diçka, edhe pse e dinë që kjo lojë është një aventurë. Ka qenë një profet që dikur ka shkruar se “Fati ndihmon guximtarët” dhe ndoshta nga ky mesazh nisen edhe aventurierët e lojërave të fatit dhe në vend që të vënë vetullat, shumica nxjerr sytë. Politika e pagave dhe politika e pensioneve janë dy gjëra që janë disa milje larg njëra _ tjetrës. Në korsinë e rrugëtimit jetësor, skuadra e pensionistëve nuk vrapon dot për të ndjekur dhe pse jo për të fituar garën me zyrtarët e lartë, të cilët edhe pse të dhjamosur nga mundi e djersa e tyre disavjeçare, dalin gjithmonë fitues. Nuk flas këtu për bonuse e përfitime jashtë bankomatit të pagës mujore apo për vjedhje e zhvatje vetëm e në bashkëpunim. Flas vetëm për fatin që edhe pse u takon njerëzve, nuk është njësoj për të gjithë. Flas për një lojë ku fati për disa del mbi tokë e për disa të tjerë, mbytet bashkë me fatkeqët. Kryeministri dhe Qeveria që ai drejton prej dhjetë vitesh, e di mirë që nëse ka dështuar realisht, është politika që ka ndjekur me pensionistët, të cilëve asnjë herë nuk u ka bërë rritje pensioni, por vetëm indeksim e u ka bërë “dhuratë” një kaposh deti për vit të ri. Si ka mundësi që kur bëhet fjalë për rritje të ardhurash në xhepin e grisur të pensionistëve dhe shtresave në nevojë, kjo qeveri i numëron dhe deklaron shumë dhe kur vjen fjala te votat që ata kanë dhënë bëhet shurdh memece? Një llogari e thjeshtë e nxjerr zbuluar dhe jashtë loje këtë qeverisje, që nga shtresat në nevojë ka marrë “kartonin” e kuq dhe vijon të bëj lojëra të tjera për tu kujtuar për ta ditën kur të shkojnë në kutinë e votimit. Kjo sepse një pensionisti të vetëm fillikat në muaj, përveç ushqimeve, u duhet dyfishi për ilaçe që Qeveria mendon se i ka rimbursuar. Po dy pensionistë të mbetur vetëm, për shkak të shpopullimit të vendit nga të rinjtë, sa duhet të shpenzojnë në një muaj, kur çdo muaj zënë radhën për të marrë një pension qesharak, çfarë llogarie mund të bëjnë? Në këto kushte më duket se Qeveria bën lojën e saj dhe nuk mund të them që është pa fat dhe njerëzit në nevojë shpresojnë lojën e tyre të fatit, por që asnjëherë nuk kanë fat. Loja e qeverisë me politikën e rritjes së pagave vetëm për njerëzit e saj, është më e keqe se lojërat e paligjshme të fatit. Në këto kushte i bie që Qeveria më mirë të ndalojë lojën e saj propagandistike, se sa të burgos fatkeqë që shpresojnë vetëm tek Lojërat e Fatit.
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
