BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Loja me qumështin e derdhur

Loja me qumështin e derdhur

Në mes të muajit të kaluar, fermerët (bujqit) tanë derdhën qumështin në mënyrë demonstrative në rrugë. Protesta fermerësh kur një taksë u ulet mbi tre herë(tatimi mbi vlerën e shtuar nga 20 përqind u bë 6 përqind për qumështin e shitur në grumbullim tek ne) janë të rralla në botë, në mos unikale. Megjithatë, tek ne ndodhën disa herë, duke filluar nga data 13 mars. Qumështi i parë më 13 mars u derdh nga një autobot qumështi (që mbante me qindra litra qumësht) të një kompanie që prodhon nën-produkte të qumështit. Të gjithë në televizion e kuptuan se autoboti i mbushur me qumësht nuk mund të ishte i një bujku të thjeshtë, qoftë ai dhe nga Divjaka. Dhe se pas fermerëve-bujq protestues qëndronin kompanitë e mëdha të përpunimit dhe tregtimit të qumështit. Organizuesit e vërtetë të protestave e ndreqën këtë gabim imazhi disa javë më vonë, duke derdhur në rrugë bidona disa dhjetëra litrash, që sigurisht bujqit i kanë. Megjithë imazhin dhe ndjeshmërinë e prodhuar, nuk qëndron llogjika ekonomike. Kur ta ulin një taksë normalisht duhet të gëzohesh. Por pse nuk ndodh kjo tek ne? Sepse gjithçka bëhet false, fiktive. Bujqit ua shesin grumbulluesve, që janë zakonisht kompanitë e mëdha që përpunojnë qumështin tek ne. Prodhojnë qumësht të paketuar, kos, gjalpë, gjizë, salcë etj. Por shitblerja e qumështit, lëndës së parë nuk dokumentohet si duhet. Çmimi është më i lirë kur bujku merr paratë e qumështit që ka shitur, të dakordësuar me pronarin e kompanisë apo përfaqësuesin e tij, që e grumbullon qumështin (të themi 300 lekë të vjetra për litër). Me letra kompania deklaron se e ka blerë me 500 lekë të vjetra litrin. Deri tani i merrte mbrapsht shtetit, në formën e rimbursimit (pagimit më vonë) të 20 përqind të këtij çmimi të trukuar të shitjes, pra 100 lekë të vjetra për litër. Tani që qeveria e bëri 6 përqind TVSH-në(tatimin mbi vlerën e shtuar), për të lehtësuar bujkun, ky duhej të gëzohej. Por ja që po proteston! Po pse? Sepse kompanitë e grumbullimit dhe të përpunimit të qumështit e marrin tani rimbursimin e gënjeshtërt për shitjen e qumështit tre herë e diçka më pak, pra rreth 30 lekë të vjetra për litër. Duke qenë se qumështi i shitur nga bujqit tanë tek kompanitë që e përpunojnë atë është me miliona litra në muaj, kuptohet se sa humbin kompanitë nga ulja tri herë e këtij rimbursimi abuziv. Prandaj dhe bëhet protesta për një taksë të ulur! Qeveria bëri shumë mirë që e zgjidhi gjendjen duke subvencionuar drejtpërsëdrejti (duke u dhënë para direkt) bujqit për qumështin e shitur. Të paktën paranë e buxhetit të të gjithë ne, buxhetit të Shtetit të mos e marrin aq shumë sikurse e kanë marrë padrejtësisht oligarkët e qumështit. Loja me rimbursimin e TVSH-së është një lojë që nuk bëhet vetëm këtu tek ne, në Shqipëri. Por tek ne skemat e abuzimit janë shtuar fuqishëm. Dhe po ashtu edhe abuzimet e zarfat nën dorë ndaj zyrtarëve që e kanë në dorë të mos vonojnë me muaj të tërë një kompani për të marrë rimbursimin e TVSH-së. Shifra e parave të rimbursimit është e frikshme. Sipas KLSH-së,vetëm për vitin 2017 ishin 165 milionë euro detyrim i akumuluar. Llogarisni se si mblidhet si mizat rreth kalit punonjësit e tatimeve tona (ata që kanë të drejtën e firmës) për të trysnuar kompanitë që kundrejt vonesave të justifikuara dhe të pajustifikuara, t’i detyrojnë të paguajnë 20 përqindëshin nën dorë për t’ua dhënë rimbursimin në kohë ose përpara rradhës! Ja përse drejtuesi i ri i tatimeve bëri shumë mirë që largoi të gjithë shefat e degëve rajonale të tatimeve. Boll janë ngopur me këto abuzime. Urojmë që rrokada të mos shërbejë për të sjellë të tjerë që të nisin edhe ata të majmen duke mjelur bizneset me pagesat e rimbursimeve, apo me uljet e gjobave. Deri tani janë rreth 370 milionë euro gjoba në sistem dhe deti është bërë pothuajse kos për abuzuesit e rinj dhe të vjetër në tatimet e Shtetit. Kriza politika dhe vëmendja e shtuar e drejtuesve të qeverisë ndaj lojrave në atë fushë shahu rrit mjergullën dhe mundësitë e abuzimit me detyrimet ndaj shtetit. Bën përjashtim vetëm zvkryeministri i ri, që i kërkon çdo tatimori që takon detyrat e tij dhe përshkrimin e punës. Mirëpo pas kësaj kërkese llogarie duhet të vendosë sistemin e ri të vlerësimit të punës së tatimorit, me vlerësues gati policë, që të mund të shmangë në maksimum abuzimin e përbindshëm në këtë sferë veprimtarie të shtetit.

Nga Fatos ÇOÇOLI