BREAKING NEWS

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste dhe të formuar nga UDB-ja, ja si “gjeneralët” e tij takuan Arkanin

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste
x

Opinion / Editorial

Loja shumëpalëshe konkubinizëm “sa ta teprojë ai” dhe “sa të kenë në krye atë”!

Loja shumëpalëshe konkubinizëm “sa ta teprojë

Në ditët e sotme të “konkubinizmit” madhështor të Ramës ku “Komitetet Teknike” nuk janë të zot të bëjnë mbyllje të plota, por nëpër televizione i bëjnë vrasës të sëmurët që ju do 1 javë t’iu vijë përgjigja e tamponit, mrekullia politike jona merr krahët e fantazisë. Fantazi me kaseta dhe fantazi me lojën në pandemi, e cila po i detyron të pasurit të bëjnë lojën e tyre për një model shfrytëzimi për pasuri dhe të varfrit për t’u bërë akoma më të varfër, por pa pasur as mundësi të rebelohen apo ankohen askund. Jo nuk kanë mundësi sepse i gjithë establishmenti politik është vendosur në pozicionin e duhur për të ruajtur në pandeminë që ju shërben për mbrojtje pikërisht sistemin sundimtar të tyre. Të gjithë partitë politike sot në Shqipëri po mbrojnë asetet e tyre politike dhe sidomos ato financiare (kryetarët dhe elitokracitë korruptive) dhe po e bëjnë sepse në media dhe thashethemeve në Tiranë SPAK-u, BKH dhe Amerika apo BE po ju afrohen për t’i akuzuar apo gjetur paratë apo pronat etj. etj. Dëgjojnë dhe korifenj të medias që përditë thonë “Amerika do tju bëjë këtë Gjermania atë dhe BE-ja atë” dhe duket sikur vërtet ky establishment i stërkorruptuar dhe kriminal po i vjen fundi se deklarohet kështu. Në fakt janë mashtrimet e radhës që të ruhet sundimi i plotë i një klase kriminale plutokratike e stërpasuruar dhe mbështetur me financa kaq të mëdha dhe asete kaq të mëdha se ambasadorët që bashkohen në kor për drejtësinë në Shqipëri ju duken atyre që e njohin situatën dhe pasurimin si një kor patash që i ankohen hënës pse reflekton në ujë. Nuk kanë për t’iu bërë asgjë as lidershipeve dhe as të korruptuarve sepse nuk është ky plani në fakt. Janë vetëm fjalë në erë për të mbajtur këtë shoqëri folklorike me gajret. Sepse janë vaksinuar herët dhe kanë kaq shumë mbrojtje sa asnjë proces serioz dhe i drejtë nuk do të duket dhe për shumë kohë në këtë vend të mjerë pa drejtësi. Kryemashtrimi dhe kryedeviacioni është sjellja e deformuar dhe mashtruese e bashkëpunimit më të qelbur politikisht që ka pasur ndonjëherë politika shqiptare. Asgjë nuk është marrëveshja delirante e Berishës me Ramën për ndryshim Kodi dhe Kushtetute në raport me “konkubinizmin” e degraduar politik Rama-Basha dhe pjesëve të korruptuara Rilindje dhe kupolë në SHQUP-in e Bashës dhe pjesën groteske të luajtur poshtërsisht mes të majtave renegate në Shqipëri, Rilindje dhe LSI. Po e dakordësuar në Teatrin Migjeni në Shkodër dhe me skenar të plotë menduar mirë dhe për ditët e sotme. I them konkubinizëm, sepse që nga e drejta romake e jetesës pa të drejtë ligjore zyrtare bashkimet ishin dhe kur ndaloheshin nga rrethanat dhe publiku dhe nga besimi apo nga një martesë tjetër zyrtare etj. etj. Në fakt mes PD dhe PS që në maj të 2017 është arritur “konkubinati” dhe ishte edhe më përpara. Kurse mes PS dhe LSI ky konkubinat është si një dashuri e dhunshme që do të demonstrojë “parime ndryshe” kur nuk ka asgjë në fakt ndryshe përveç faktit që nuk besojnë njëri-tjetrin për “konkubinën e bukur PD” te njëri apo tjetri si bashkëjetesë financiare dhe ekonomike. Për këtë kanë dhe një duel të madh kryetarësh dhe marrëzi mediatike që do të tregojë pluralizëm të ashpër politik në Shqipëri, i cili është vetëm – konkubinizëm. Kjo lojë shumëpalëshe konkubinizmi absurd që do ruajtjen e sundimit të kësaj klike politike ka në bazë arsyen kriminale të “defektimit” apo qelbjes së demokracisë. Në PD dhe LSI thonë si bazë filozofike të ardhjes së tyre në pushtet kështu: sa ta qelbin akoma më shumë se sa e kanë qelbur Rama dhe Rilindja. Degradimi dhe arroganca e tyre është arma më e madhe jona. Vazhdimi i Ramës dhe pak me marrëzitë e tija sipas tyre, është dhe çelësi i fitoreve të shtuara si argument i urrejtjes në popull për Ramën dhe Rilindjen e tij. Këtu e bazojnë fitoren Basha dhe Monika, por dhe shumë e shumë tipa të tillë në medemek opozitë. Por ky është pikërisht konkubinizëm, apo bashkëjetesë morboze ( jo dashurie) kur nuk të lejohet apo ndalohet, sepse duhet të jesh i ndershëm politikisht dhe i pa fajshëm si ai që po e “tepron”. Ndërsa në krahun socialist tashmë janë të qartë pothuaj të gjithë, se parulla është kjo: sa të jetë Basha në krye të PD dhe Monika në krye të LSI-së ne (domethënë PS) do të vazhdojmë të qetë në pushtet. Ky është konkubinizmi madhështor që justifikon mungesën e demokracisë, degradimin e saj dhe fajësinë në pushtet gjithmonë duke i mbyllur rrugën alternativës në sajë të mbajtjes së njëri-tjetrit sa në pozitë dhe opozitë. Dhe pse? Po sepse si PD, LSI dhe PS e Rilindja apo dhe bishtat e tyre majtas djathtas nuk meritojnë jo vetëm të jenë në pozitë si të fajshëm që janë, sepse sabotojnë prosperitetin, por nuk meritojnë të jenë as në opozitë, sepse sabotojnë alternativën politike të vendit. Prandaj jemi në ditët më të këqija që nga fillimi i demokracisë. Konkubinizmi grotesk dhe korruptiv i tyre kërkon t’i mbajë ata në pushtet dhe ata në opozitë në mënyrë që të vjedhin dhe grabisin bashkë. PD-PS-LSI tashmë kanë martesat e tyre jo zyrtare, sepse duhet të mbajnë pushtetet e qarta që kanë. Kështu devijojnë dhe vonojnë dhe reformat si drejtësi dhe kudo, mjafton që të bëjnë bashkë medemek pluralizmin në Shqipëri. Kjo është një fatkeqësi e madhe politike dhe do ta vuajmë jo vetëm sot dhe nesër, por për shumë vite të tjera me radhë. Këta tipa do të kalojnë nga konkubinizmi në konkubinizëm mjafton të pasurohen. E pikërisht kjo është dhe arseja që nuk ka ambasador dhe as opinionist apo epitafist politik batutaxhi entuziast, që mund të ndalë revanshin dhe transformerin e tyre. Jo askush. Kur të vijë dita e ndarjes së tyre dhe nga konkubinizmi, atëherë realisht fillon dhe pluralizmi në Shqipëri.