BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Opinion / Editorial

Lojë me kungulleshat tash tre dekada është paradoks, thotë elektorati

Lojë me kungulleshat tash tre dekada është paradoks, thotë

Kuvendi i Shqipërisë nuk ka përfaqësues të popullit, por thjesht punëtorë me mëditje të kryetarëve të partive. Ata për votën në Parlament marrin ofiqe prej kryetarëve kur vijnë në qeverisje, madje dhe kur mbesin në opozitë si tendera, punësime të pamerituara të njerëzve të tyre etj. Shikoni administratat shtetërore, ato doganore e tatimore, pushtetin gjyqësor, bordet e rëndësishme lokale e qëndrore, agjencitë shtetërore e deri tek funksionet më të rëndomta që nga viti 1990 e në vijim, të mbushura me të afërm të deputetëve të të gjitha partive. Aspak më shumë se dhjetë për qind e tyre nuk i kanë merituar dhe nuk i meritojnë këto funksione. Ky është privatizimi i Kuvendit dhe i administratës shtetërore nga kryetarët e partive, të cilët asnjëherë nuk cënojnë të afërmit e palës tjetër, por shtojnë radhët. Kjo ka bërë që të kemi jo vetëm administratën më të dobët në Europë, por dhe më të fryrën për mijë banorë. Deri më sot opozita nuk ka artikuluar shkallmimin e sistemit të përfaqësimi, këtë sistem që lind autokratë, arrogantë e bajraktarë të tipit feudal. Pra aty ku shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë të krekosur në kolltukun e kryetarit dhe të këshilltarit. Edhe nëse fitojnë, përsëri do të mbeten “lejfenë”, ku historia e mëvonshme do t’i përjashtojë edhe nga jeta njerëzore, jo më nga elektorati i tyre i lodhur prej dy dekadash. E ajo ditë ndoshta do jetë jo e largët, e dashtë Zoti që votuesit të mos jenë mërzitur e sfilitur, se Noli ka vdekur me kohë, e nuk ka kush të rrëfejë më për ta.

Pjetër Arbnori, ndjesë pastë, në kujtimet e veta, po edhe në intervista, ka sqaruar se kishte ndërruar identitetin për arsye të studimeve. Bëhet fjalë për ndryshimin e mbiemrit. Po nëse pseudonimet janë praktika të aplikuara që herët nga shkrimtarë të mëdhenj, ndryshimi i identitetit nga politikanë, deputetë, drejtues shteti, do të thotë diçka më shumë, duke qenë përfaqësues të sovranit dhe të shtetit. Në rastin në fjalë, identiteti i tyre është diçka më tronditës, pasi tingëllon mosbesues te sovrani, duke patur mbase edhe problem me të kaluarën e largët, por edhe të tashmen e afërt. Cila është procedura aktuale për ndryshimin e emrit? Procedura e ndryshimit të identitetit, emrit, mbiemrit sanksionohet me ligj, e këtë të drejtë e ka çdo shtetas shqiptar. Mjafton të paraqitet një kërkesë pranë zyrave të gjendjes civile ku ka vendbanimin shtetasi shqiptar personalisht nga kërkuesi, e drejtë kjo për çdo anëtar të Republikës së Shqipërisë, por nga vetë të deklaruarit në formularët përkatës, rezulton se ndryshimi i emrit, mbiemrit dhe gjeneraliteteve të gjendjes civile, është gjetkë, ku tashmë është sqaruar edhe publikisht nga mediat dhe vetë deklaruesit. Ndryshimi i gjeneraliteteve të identitetit, çuditërisht ka vijuar me presidentin, ish-kryeministrin, kryeministrin, ministra, deputetë, e madje edhe kryetarja e KQZ-së dhe anëtar të KQZ-së. Kjo “simptomë” ka “prekur” edhe rektorë universitetesh, apo punonjës të lartë në administratën e sistemit bankar e deri kryebashkiakë, njëri prej të cilëve, sipas deklarimit të tij, ka ndërruar katër herë emrin e tij, liderë dhe kryetarë partish. Çuditërisht punonjësit e thjeshtë të administratës publike nuk kanë bërë ndryshime identiteti, as në emër dhe mbiemër. Rezulton se ditëlindja e tyre ka ndryshime, veçanërisht rritje moshe, e veçanërisht për ata nëpunës të thjeshtë të administratës publike që largohen nga puna sa herë që ndërrohen pushtetet. Akoma në Shqipëri nuk ka stabilitet politik, as ekonomik, por vijojnë të sundojnë njerëz të korruptuar, të cilët çdo ditë pasurohen me lekët e taksapaguesve shqiptarë, duke abuzuar me fondet e shtetit, korrupsionin pasiv dhe me tenderat. Këto abuzime cilat bien mbi sovranin e lodhur dhe të sfilitur prej një çerek shekulli me gënjeshtra e spekulime, me një drejtësi që nuk pranon dekriminalizim e reformë, e një mijë e një qind probleme të tjera tashmë grumbulluar qeverisë Rama, mbi kurrizin e së cilës bien fajet e politikës tre dekada me radhë.

Largimet nga puna, reformat e dhimbshme, por mbase të duhura, përbëjnë humbjen e shpresës si në Shqipëri dhe në Kosovë për shumicën e të rinjve dhe po mësyjnë ikjen nga atdheu. Ikjet, ndonëse tashmë Europa është treguar e “ashpër” për azilantët shqiptarë, janë për motive ekonomike. Akoma në Shqipëri nuk ka stabilitet politik, as ekonomik. Çuditërisht e njëjta situatë politike dhe ekonomike sundon edhe në Kosovë, ku pakënaqësia popullore ka arritur kulmin. Politikanë dhe pushtetarë të mefshtë, të korruptuar, i kushtojnë më shumë rëndësi paraqitjes së tyre të jashtme para mediave, se sa për të përveshur llërët për zgjidhjen e problemeve akute që ka shteti i Kosovës në shumë plane, e veçanërisht shqiptarët në Mitrovicë, në Kosovën Lindore etj.