BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Lojërat politike të pingpongut dhe viktimizimi i social-ekonomisë

Lojërat politike të pingpongut dhe viktimizimi i social-ekonomisë

Nuk është aspak çudi të themi se shoqëria shqiptare, e ka pranuar demokracinë si një nocion teorik, pa respektuar dhe demonstruar mbështetjen mbi ligjet dhe normat e saj. Kemi tri dekada që flasim dhe nuk merremi vesh me njëri-tjetrin, duke mbetur larg proceseve të ndërtimit strukturor dhe afrimit praktik të saj. Lojërat e pingpongut me diskutimet pa fund për reformat, Presidencë-Qeveri-Parlament, që kanë krijuar këtë mega konfliktualitet, janë derivat i mos respektimit të parimeve demokratike. Qytetarët e thjeshtë të cilët përbëjnë autoritetin shtetëror, me të drejtë e krahasojnë këtë klasë politike, me nivelet e shek. 17, kur filluan të marrin jetë idetë religjioze si dhe ato politike, të cilat ndryshuan rrjedhën e marrëdhënieve shoqërore në vijimësi. Megjithëse modelet e demokracisë si forma të progresit shoqëror nuk mungojnë, klasa jonë politike nuk respekton parimet, që përbëjnë jetën e brendshme të saj. Ajo që po vuan kjo klasë politike, është mungesa e gjuhës së komunikimit, sepse pluralizmi politik në Shqipëri, nuk konsolidoi diversitetin e ideve dhe opinioneve për përfaqësim në debat publik. Ky pluralizëm tendencioz e konfliktual, nuk ka mundur të ndërtojë e sigurojë struktura fleksible, për t'iu përshtatur kushteve dhe ndryshimeve demokratike në Shqipëri. Dëshmi që vërteton konfliktualitetin e pluralizmit tendencioz, janë debatet për reformat si ajo në drejtësi, e cila ka mbetur gjysmake për mosmarrëveshjet Presidencë-Qeveri-Parlament. Po në të njëjtën korsi po noton edhe ajo zgjedhore, e cila nuk po pranon modelin danez ose edhe ndonjë tjetër, si më i përshtatshmi për kushtet e Shqipërisë. Lojërat e pingpongut të tyre për mos dakordësitë e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese, duke mos hequr dorë nga trashëgimia e debatit banal, se këto struktura po kapen nga ky e ai, i kanë lënë këto institucione peng të dogmatizmit dhe marrëdhënieve të pandryshuara në vite. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve duke mos ndryshuar rrjedhën e komunikimit në favor të reformave, në vend që të afrohen në këto debate, po largohen akoma dhe më shumë nga natyralizimi me këshillat e aleatëve strategjikë SHBA-BE. Askush nga këta përfaqësues institucionalë, nuk mund ta ketë ndërgjegjen e pastër, sepse mendon se ka arsye të plota të kundërshtojë edhe kur nuk ka të drejtë. Askush nga këta përfaqësues honorifik, nuk e ndien veten fajtor, sepse nuk i është thënë kurrë që edhe kjo që po bën, është akt kriminal i fshehur, është mashtrim i pademaskuar siç ka ndodhur në krye të shtetit dhe Presidencës. Nëse ju kërkohet llogari për çka nuk kanë bërë në dobi të reformave dhe emergjencave kombëtare, shpërthejnë dhe bëhen të papërmbajtshëm deri në skajmëri, siç po bën presidenti aktual me kursin e pandryshuar në krye të mbrojtjes së gërmadhës së teatrit. Qëndrimet e tij dhe të aleatëve që e mbështesin bashkë me disa nga mediat, kanë krijuar një gjendje kllapie e jermi, ashtu si në epokën e "terrorit blu" që i la popullit në dorë aspiratën dhe mjerimin. I gjithë gjykimi i tij dhe klasës politike të hazdisur, përballë zullumeve të deritanishme, nuk rezulton si një katarsis dhe shpresë për të besuar tek eficenca e reformave, por largim sa më larg nga frika e goditjes së tyre. Me këtë strategji të oponencës së kundërshtimit si presidenti edhe opozita e përgjysmuar, kërkojnë të viktimizojnë reformat nëpërmjet zbatimit obsesiv të hallakatjes degë më degë. Në një kohë kur aleatët strategjikë, që po mbështesin fuqishëm ndryshimet në Shqipëri, nuk nisen nga prejardhja, gjenetika, apo gjeografia, por nga serioziteti dhe vullneti politik, respektimi i ligjeve dhe vlerave të demokracisë. E gjithë kjo lojë është një provë morali, që nuk ka definim, por një vazhdimësi e shkeljes së tyre dhe arkivimi në sistemin e memories kolektive. E themi këtë sepse kjo klasë politike, që nuk ka qasje të guximshme për ndryshim, është e lidhur me tërësisht familjet mafioze shqiptare, të cilat kontrollojnë të gjithë jetën ekonomike të vendit. Ndër këto hapësira gjenden edhe politikanët në krye të institucioneve, që të lidhura me këto familje, nuk u interesojnë reformat, por protestat tallava larg realitetit të transformimeve soc-shoqërore. Lidhjet e këtyre protagonistëve të politikës me këto qarqe "berisho-metiane" jashtë dhe brenda vendit, nuk kanë asnjë ndryshim nga ato të "Cosa Nostrës" përderisa nuk angazhohen në proceset reformuese si dhe në përballjen me perandorinë e korrupsionit. Po a ka definim morali i kësaj politike të tipit "Cosa Nostra"që kërkon të pluskojë dhe gjenerojë krim, duke u fshehur pas protestave tallava?A ka qenë ndonjëherë politika e tyre në përmasa universale, si parakusht social, për reforma e ndryshim frontal të vendit? Kurrë. A është marrë politika me strategjinë gjithëpërfshirëse, deri tek banori i fundit rural, që nuk kërkon luks, por rrugë lëvizje, energji e ujë të pijshëm? Çfarë kërkojnë më tepër se kaq, banorët e fshatrave të harruara pranë rrugës më të vjetër në Shqipëri, Berat-Tërpan e deri në Ballaban të Përmetit? Këto tabloide përcaktojnë edhe shkallën e integrimit të demokracisë, e cila triumfon atëherë kur i gjithë vendi është i përfshirë në proceset transformuese. Kjo panoramë e zymtë ashtu si dhe shumë të tjera në Shqipëri, janë diskriminim i politikave zhvilluese të politikanëve, që çdo gjë e lidhin me interesat e tyre dhe jo me ato të qyetarëve. Çdo shoqëri demokratike në kushtet tona që ka bërë hapa para, i ka lënë pas tabutë e vjetra bashkë me mentalitetin e epokës komuniste. Shoqëria e re nuk ndërtohet me praktikën machiaveliste, ku vazhdojnë të shfaqen hakmarrjet politike, intrigat, mashtrimi, baltosja e gjithçkaje, duke harruar se Shqipëria nuk është pronë e partive, por e qytetarëve shqiptarë. Këta rrufjanë politikë që predikojnë djallëzi në vend të ideve zhvilluese, demokracinë e kanë kuptuar si shans revanshi, si në kohën e kapitalizmit të hershëm liberist. Edhe pse praktika dhe sjelljet e tyre kundërshtohen nga ndërkombëtarët, protagonistët e kësaj politike të azdisur, paraqesin si oponencë konstruktive çdo padrejtësi si të moralshme. Kur në qendër të këtij morali për fat të keq është agresiviteti, thirrjet për mos bindje civile, fyerjet banale, duke traumatizuar jetën politike e atë social-ekonomike në Shqipëri. Por më e keqja është se këtyre producentëve u rezervohen thirrje plot sharm e kënaqësi, në emisionet "Opinion" TV Klan, Ora News, e News-24, për t'u bërë moral qytetarëve. Por a ka vlerë morali i tyre në këto emisione? Sigurisht që jo. Sepse shqiptarët nuk duhet të pranojnë demagogji zullumqarësh, por nëpërmjet shembullit të mirë të luftojnë të keqen. Këtij protagonizmi e shumë të tjerëve ju ka perënduar ylli, prandaj qytetarët e këtij vendi, me vullnetin dhe fuqinë e votës t'i japin fund kësaj apatie politike. Evolucioni reformues në drejtësi e në sistemin zgjedhor, kërkon edhe një profil të ri në politikë, që shoqëria shqiptare të mos mbetet peng e politikave rrënimtare të ping-pongut.