Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

LSI 8 vjet në qeveri, si një pikë mbi “i”

Postuar: 13/01/2018 - 09:20

LSI është një parti, që qëndron si një pikë mbi “i”. Edhe pse 8 vjet në qeveri, s’do të dijë është rozë, blu, apo gri, me të gjitha rrymat ha e pi dhe ulurin për padrejtësi. Morali politik i saj është i përdhosur e ka degjeneruar. Vërtet, që duket qartë se është koha e lulëzimit të paturpësisë së partive politike, për të marrë karrigen e pushtetit. Por loja e LSI-së, është mamia e paturpësisë. Metamorfoza politike që pëson ajo, brenda stinëve të ndryshimit të klimës postzgjedhore, është apokalipsi më befasues i moralit politik. Me qëndrimet e LSI-së sa majtas- djathtas, morali politik jo vetëm që është zhvleftësuar, por ka humbur funksionin si nocion filozofik. Pretendimi i liderëve të LSI-së, në rast se mund t’i quajmë të tillë për rolin që i kanë ngarkuar vetes, që synojnë të kenë pushtet të përjetshëm, edhe kur e humbasin atë me votën e popullit, kërkojnë ta marrin me dhunë duke bërë agresion me aleatët, është dobësi intelektuale dhe morale. Kanibalizmin politik e kanë barazuar me eufemizmin.

Demonizimi i pushtetit në Shqipëri po kthehet në një fenomen që ka prekur liderët e rinj, që kërkojnë të pushtojnë drejtimin e partisë për përfitime pasurore. Gara për të fituar pushtetin, te LSI-ja dhe aleatët e saj në opozitë është kthyer në një makth, që si dy vëllezër ujqër janë gati të shqyejnë çdo pre, që ju del përpara për t’u prerë rrugën e grabitjes së pushtetit me mjetet e dhunës. Në garën e etur për pushtet, LSI-ja që qeverisi për 8 vjet ka marrë revanshin të tregojë arrogancën e saj duke përdorur çizmen fluturuese në Parlament, rrugaçërinë mediatike, fjalën cinike, dhunën psikologjike dhe muskulaturën demokratike. Politika është molepsur nga korrupsioni, ndaj e ka bërë atë të lakmueshme për gardianët e politikës shqiptare. Këtë fakt e përligj më së miri qëndrimi i opozitës, që pas humbjes së pushtetit për më pak se pesë muaj, ata janë egërsuar për mungesën e karriges së pushtetit. Demagogjia më diabolike është kur dëgjon liderët e opozitës që dalin nga foleja e SHQUP-it, si një kope çakejsh dhe përbetohen për mjerimin e njerëzve, a thua ti, se nuk e kanë provuar kurrë pushtetin. Edhe pse ende s’është tharë boja e pushtetit të LSI-së, ajo me papagajtë e saj në krye të partisë qan hallet e Shqipërisë. Gjatë gjithë kohës që ka qëndruar në pushtet, si te e djathta për katër vjet, ashtu dhe te e majta ka bërë si ka dashur vetë. Ka marrë dikasteret më të majme për nga përfitimet pasurore dhe i mbushi me militantë, injorantë, ku motua e tyre ishte: ha, merr dhe ik, si ta kishin institucionin çiflig. Militantizmi e vyshk, e asfikson dhe e përthan pushtetin. Formula që funksiononte te punonjësit e LSI-së në të dy pushtetet, sipas filozofisë së liderit ishte një për vete e dy për shefin. Pas largimit nga qeverisja, qoftë te e djathta që kishte marrë racionin më të majmë të pushtetit, ashtu dhe te e majta, kur janë larguar nga sofra e plaçkitjes, dikasteret që kanë pasur në drejtim, janë lënë në mjerim. Kush është kurioz t’i dijë, t’i apelojë nominalisht dhe s’ka nevojë për interpretim.

Të vetëquajtur liderë të LSI-së, si kujdestarë për punët e shtëpisë e familjes politike, bëjnë thirrje për protesta, për dhunë, kërcënojnë me retorika komike, se do rrëzojnë qeverinë, që e ka futur popullin në mjerim, se para pesë muajsh që ishin këta në pushtet, apo për tetë vjet, populli kishte prekur “parajsën”. LSI-ja s’po gjen karar, me Kryemadhin po e ndez partinë fanar, sa majtas-djathtas duke bërë pazar, se e ka kthyer partinë në biznes familjar, që e ndjekin nga pas ca qyqarë, që për ta peshuar mendjen dhe ndërgjegjen e tyre, s’ka kandar. Po këta papagaj trutharë mendojnë se kaq poshtë ka rënë inteligjenca e popullit shqiptar, sa të frymëzohen apo sugjestionohen nga këta “ideologë të demokracisë”. Propaganda bajate në mitingje militantësh, krahinarizmi apo klientelizmi, duke fshehur, deformuar apo makjazhuar gjendjen reale para shqiptarëve, por jo vetëm, edhe para ndërkombëtarëve, në takime e konferenca jashtë vendit, është një marrëzi dhe një histeri politike, që tregon klasin intelektual dhe atdhetar të dy liderëve aksidentalë, në krye të dy partive opozitare, PD-LSI. Kur përfytyron dy liderët kryesorë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në aksionet e tyre politike të vjen turp t’jua përmendësh emrat. Fjalët e tyre janë të pabesueshme dhe dhuna verbale po shndërrohet në faktor purifikues. Ata mundohen që të depërtojnë në të çarat e ideologjisë sociale duke mashtruar popullin, por nuk arrijnë të kuptojnë se fjala vdes sa herë që duan ta shtrembërojnë realitetin me metoda totalitare. Që të bëhesh i besueshëm në popull, nevojitet një minimum luajaliteti dhe ndershmërie e asaj që thua dhe predikon. Niçe thotë: “Fjalët s’kanë vrarë njeri, por lëndojnë shumë”. Ndaj fjala e politikanit duhet të jetë e matur, e mençur dhe e besueshme. Pozicionimi i opozitës së bashkuar me artilerinë e fyerjeve, kërcënimeve, paralajmërimeve dhe dhunës psikologjike, e kanë lodhur popullin dhe gradualisht situata të tilla krijojnë pasiguri dhe frikë që shndërrohen në neurozë. Ka ardhur koha që t’u themi ndal sharlatanëve politikë, që kanë uzurpuar partitë me një elektorat të mashtruar apo frustuar.

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/01/2018 - 08:26

Protestës së opozitës iu shtua ditët e fundit një protestues VIP. Në krye të mitingut do jetë jo thjesht një kryeopozitar, por edhe një superpasunar. Dhe jo nga ata që nuk iu dihet pasuria, si e kanë vënë dhe ku investojnë. Po një supermilionerë që i ra bingo në qendër të Europës.

Postuar: 17/01/2018 - 08:25

Thuhet se sipas një raporti të Komisionit Europian që do bëhet i ditur në fillim të shkurtit, Serbia dhe Mali i Zi mund të antarësohen në BE brenda vitit 2025, kurse Shqipëria,

Postuar: 17/01/2018 - 08:23

Nuk ka ndodhur deri më sot që në të njëjtin “trup”, në të njëjtën parti, “koka” të jetë kundër “këmbëve”, “shpirti” kundër &ldquo

Postuar: 17/01/2018 - 08:21

Pas protestës të 18 dhjetorit ku u zbatua një skenar i njejtë me atë të 14 shtatorit 1998 (ndryshonte vetëm shënjestra), opozita ka lajmëruar një tjetër protestë më 27 janar.

Postuar: 16/01/2018 - 18:54

Në kuadër të vitit të Skënderbeut, Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitet organizuar në Pallatin e Kongreseve.

Postuar: 16/01/2018 - 08:56

Marrëdhëniet shumëplanëshe midis Shqipërisë dhe Greqisë si dhe ato të Greqisë me Maqedoninë dhe Turqinë, kanë qenë në këto kohët e fundit edhe në fokusin e ndërkombëtarëve.

Postuar: 16/01/2018 - 08:54

Nuk e prisja që zoti Donald Lu, ambasador i SHBA, do t’i përgjigjej kaq shpejt kërkesës sime për takim. Për më tepër një përgjigje pozitive.