BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit prej 9 muajsh nga SPAK në bashkëpunim me Policinë

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit
x

Opinion / Editorial

LSI, katastrofa e tmershme e teqesë së Likes

LSI, katastrofa e tmershme e teqesë së Likes

Partia e Ilir Metës po shkon me spejtësi skëterre drejt një pikiate  vdekjeprurëse. Largimi i Naços dhe i Brahos, të cilët janë pjesë e krahinës së pronarit të LSI, duket se paralajmëron fundin e këtij biznesi që u krijua për të thyer dominancën e Fatos Nanos në PS,si dhe për të fraksionuar këtë parti që po ngelet e pamposhtur edhe sot e kësaj dite pas 30 vitesh konsum.

 LSI, si parti e krijuar mbi rrënjët e majta të PS, e fuqizuar me sistemin e punësimeve dhe beneficeve të pushtetit e ka humbur tashmë fuqinë e saj për të mbledhur elektorat rreth vetes.   

Fakti kryesor është që Likja si njeri pragmatist dhe pazarxhi i rëndomtë nuk arriti të shndërronte LSI në një lëvizje ideologjike për të rrëmbyer terrenin gri që ngelet baza e dhënies së pushtetit për dy forcat kryesore politike. 

Presidenti Like krijoi më shumë imazhin e sekserit politik, sesa të liderit që do krijonte një lëvizje politike të besueshme për të pasur një pol të tretë konkurrues me dy polet e tjera PD-PS. Si njeri i pabesë, frikacak, injorant, i paskrupullt dhe pazarxhi i rëndomtë nuk arriti të ngrinte parti vlerash dhe konkurruese.

 Gjithkush që u fut në LSI pas 2009, u josh me poste pune, pazare me pushtetin dhe oferta fitimprurëse, të cilat u konvertuan në vota dhe anëtarësim në këtë parti. LSI e sotme është katandisur në një grusht njerëzish të paguar nga sënduku i Monikës, sesa në një grupim politik vullnetar. 

Kryetarllëku i Monës është kthyer në një bufonatë bajate dhe po shërben si një burim memesh për rrjetet sociale.  Kretarja e sotme e LSI ka më shumë nivelin inteligjece të  një fallxhoreje, sesa të një drejtuese partie. 

Largimi nga kjo parti, i nisur kohë më parë nga eksponentë potencialë të së majtës si Brokaj, Legisi, Klosi, Xhufi dhe hemoragjitë e reja me njerëz si Braho, Koka dhe së fundmi Naço e shndërruan këtë parti në hamamin e Monikës, e cila qeveris me tespijet e Likes fisin e saj dhe të burrit.

 Fati i LSI është tashmë i përcaktuar, ashtu siç edhe fati i themeluesit të saj. Gjithçka është kundër tyre. Opinioni publik, elektorati, ndërkombëtarët dhe shumë faktorë që përcaktojnë lëvizjet politike në Shqipëri. Pas 25 prillit do e kujtojmë me shprehjen “ndjesë pastë” këtë parti, ndërkohë presidentit i duhet parë fundi i zi i filxhanit për fatin që e pret pas 25 prillit.