Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

LSI, një forcë politike që ka humbur rrugën

Postuar: 25/08/2018 - 07:12

 LSI i ngjan një force politike që ka humbur rrugën dhe mendjen. Shqiptarët që tashmë nuk i besojnë asnjë force politike, e kanë ndjerë që në fjalët e para që artikuluan drejtuesit e kësaj force politike në kampin veror të Jalës, kamp që i ngjan si dy pika uji shkollës së Partisë “V. I. Lenin” të Tiranës.

 Sot e vetmja përpjekje e drejtuesve të kësaj force politike, që çdo ditë e më tepër po e ndjen veten të braktisur, është faktorizimi si një forcë kryesore e opozitës. Ashtu si një vit më parë, kur brohoriste çdo ditë se ishte “forcë e parë”, se ishte “forcë e paparë”. Puna ka arritur deri atje sa përfaqësues të saj të kërkojnë edhe falje për qeverisjen sa herë ajo ishte në pushtet. LSI kërkon një qeverisje të një lloji tjetër, premton një qeverisje me fytyrë humane dhe sociale, qeverisje që deri tani i ka munguar krejtësisht vendit të shqiponjave.

 Problemi është se a i besojnë asaj shqiptarët? Të lodhur e të drobitur, vështirë se premtimet e saj të kryera nëpër shkollat e Partisë, do të bëhen të besueshme. Pasi për shqiptarët, kjo forcë politike, sido të jetë e sido të vijë puna, është thjesht një mizë kali në skakierën politike të këtij vendi të mbytur me plot 129 Parti Politike. Është një forcë politike që mbledh të larguarit nga partitë e tjera politike, apo të tjerë që për të ruajtur karrigen e pushtetit lëvizin sa nga njëra parti në tjetrën. Shqiptarët e dinë mirë sesi drejtues të LSI-së kaluan te PD dhe sot gjenden te PS. Një kapërcim më shumë se grotesk me të vetmin synim: mbajtjen në pushtet të qeverisjes familjare që tashmë i ka detyruar shqiptarët të marrin rrugën e mërgimit. Vetëm të mos qëndrojnë pranë mizave të tilla të kalit që kanë mundur vetëm të ndërtojnë një gjysmë shtet dhe një pushtet krejtësisht familjar. Edhe mbledhja e shumë të rinjve te kjo parti nuk ndryshon asgjë: të rinjtë shohin pjesëmarrjen te kjo forcë politike si mundësinë më të mirë për t’u punësuar e për të zënë një karrige në pushtetin e nesërm.

 Në gjendjen që ndodhet politika aktuale albaneze, kjo forcë politike ka një meritë: ka arritur të mbijetojë, është e vetmja forcë politike mes shumë simotrave që pasi lindën u harruan shpejt. Ajo jo vetëm mbijetoi, por edhe u faktorizua te dy forcat e tjera politike si mundësia e vetme që ato të qëndronin në pushtet. Bile, është kjo arsyeja që ajo u kthye si mundësia më e mirë për t’u punësuar nga të rinjtë që mbushen radhët e saj. Po gjithsesi, tashmë gjithë shqiptarët e dinë: e ardhmja e këtij vendi nuk është LSI, që i ngjan më shumë një koshereje mizash kali që dinë të fluturojnë nga b…. e një kali te b…. e kalit tjetër. Në fund të fundit, miza e kalit (LSI) vetëm këtë lëvizje di të bëjë.

 Tashmë edhe vetë kjo LSI e ka ndjerë se kalimi në opozitë ia ka tkurrur ndjeshëm radhët e saj. E ka parë sesi shumë prej anëtarëve të saj, shumë prej militantëve të saj e kanë braktisur me po aq lehtësi sa i janë ngjitur pas b…. si miza kali. E kanë braktisur sepse më i rëndësishëm është vendi i punës se bindjet politike që tamam tamam sot në Shqipëri as nuk ekzistojnë te ndonjë. Partitë politike u shërbejnë militantëve vetëm për një v0end pune, apo për një pasurim të familjes përmes plaçkitjes së pasurisë kombëtare.

 Është kjo arsyeja që sot jo vetëm shqiptarët, po edhe vetë militantët e LSI-së e kanë kuptuar se kanë humbur rrugën. Po as rrugëdaljen nuk po mundin ta gjejnë. Sikur kanë rënë në një humbëtirë nga e cila nuk ia kanë idenë si mund të dalin. Edhe pse përmes kampit të Jalës, duket ashiqare se është forca e parë politike që ka startuar fillimin e fushatës elektorale. Duke shpalosur diçka nga programi i saj elektoral. Vetëm ende nuk e dimë nëse do të dalë forcë më vete në zgjedhje, apo do t’i rreshtohet PD-së ? Sido të vijë puna, kjo LSI që nga shqiptarët vlerësohet “një parti familjare” mund të bëjë vetëm një vërë në ujë. Tashmë është krejtësisht e pabesueshme, ose është thjesht “një mizë kali”.

Siç kanë ardhur punët e vetmja lëvizje mbijetese e kësaj force politike është ngjitja e saj te PD. Kësisoj do të mund të marrë disa bashki. Përndryshe, këto zgjedhje mund të bëhet starti i largimit përfundimtar të saj nga skena politike shqiptare, ose i kthimit të saj si shumë parti të tjera si PDK, PR, PAA etj, që as zëri nuk u dëgjohet, po kryetarët e tyre i mbijetojnë politikës në mënyrën më groteske. Mjafton për këtë të kujtojmë kryetarin e PR-së Fatmir Mediun që zgjidhet deputet duke qenë në listën e PD-së, po me anëtarë të kësaj force politike ngre edhe grupin parlamentar të PR-së. Kjo gjë është një nga turpet ekzemplare të politikës shqiptare që sot është zhytur në një llum të paparë, sa edhe turpin e sheh sot si diçka të moralshme.

 Në këto kushte, shqiptarëve u vjen keq që kjo forcë politike tashmë ka humbur rrugën. Urojnë me gjithë shpirt që ta gjejë sa më shpejt rrugën për t’i dhënë sadopak frymë demokratike demokracisë shqiptare që ka mbetur duke notuar në ujërat e tranzicionit.

Nga Ilirian Demiri

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2018 - 07:06

 Protestat e opozitës tonë ngjajnë shumë me informacionet që jepeshin përditë në seksionet e bujqësisë në Komitetet Ekzekutive për sipërfaqet që mbillnin kooperativat bujqësore dhe fermat në vitet e komunizm

Postuar: 14/11/2018 - 07:05

 Shteti, duket se është e kundërta e asaj që thotë kënga për të dashurën.

Postuar: 14/11/2018 - 07:03

 Më thanë se edhe tre njerëz të kulturës, intelektualizmit kishin aplikuar për llotarinë ame

Postuar: 13/11/2018 - 07:13

Shqipëria sot, si një shtet demokratik, sigurues i kushteve dhe shanseve të barabarta dhe për më

Postuar: 13/11/2018 - 07:12

Kjo kohë e fundit është një model i thjeshtëzuar rrumpallëku "nacional" që na bën sa ba

Postuar: 13/11/2018 - 07:11

Shtrati i Prokustit apo "turra e druve"?

Postuar: 11/11/2018 - 07:44

Nuk janë as të parat dhe as të fundit ato pamje me deklamacione që grekët bëjnë në tokën shqiptar