BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

LSI propagandon përditë rininë, po në Kuvend delegon pleqërinë!

LSI propagandon përditë rininë, po në Kuvend delegon

Mbështetja e të rinjve, është detyrim moral dhe i domosdoshëm për çdo forcë politike. Është detyrë e tyre të krijojë kushtet që të vihet në jetë, motua e viteve 1990, rinia është e ardhmja, asaj i takon të marrë stafetën për të çuar përpara progresin, zhvillimin, Shqipërinë. Është shtresa më e etur për integrimin dhe të renë. Që në fillimet e lëvizjes së dhjetorit nëntëdhjetë, ishin të rinjtë që i dhanë tonin kërkesës “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Realisht, të rinjtë u bënë shtylla kryesore e ndryshimit të sistemit komunist. Forcat e reja politike opozitare, kishin në themel të politikës, bazament dhe themel, mijëra të rinj, të etur për lirinë dhe pluralizmin politik. Ata i dhanë revolucionit të viteve nëntëdhjetë, shpirtin dhe energjitë. Vetëm rinia ka në ADN-në e saj, ndryshimin. Nëse në forcat e reja politike, kishte shumë të rinj, PS shumë pak. Të rinjtë, ata që iu bashkuan kësaj force politike që vinte nga pesëdhjetë vite sistem komunist pasi aderimi në radhët e saj ishte jashtë mode ishin të paktë. Ata që trokitën në dyert e saj, sot janë burra në moshë mbi pesëdhjetë vite dhe kanë arritur të përfaqësojnë këtë forcë politike në qeveri e Kuvend e në krye të shtetit shqiptar. Ishte një udhëtim i gjatë që u dha të rinjve edhe pse të paktë mundësinë të tregonin forcën dhe energjitë e pashtershme, po së pari, shpirtin e ndryshimit në mentalitetin e shoqërisë dhe aspiratave për të cilat ishin përfshirë në këtë rrugëtim që do të thoshte e ardhmja e Shqipërisë në BE dhe organizmat më prestigjoze në shkallë europiane dhe më gjerë deri në SHBA. Me këtë frymë ka qenë i dakordësuar gjatë këtyre tri dekadave i gjithë populli ynë. Shqiptarët e kanë parë rininë si shpresa dhe garancia që do siguronte ardhmërinë e vendit, pse jo edhe përmbysjen e mentalitetit të një shoqërie që i kishte rrënjët në pesëdhjetë vjet në sistemin komunist, ku nuk e njihnin lirinë dhe demokracinë dhe fatkeqësisht ishin të mbrujtur me ideologjinë që shumë shpejt u vjetërsua dhe në përfundim u përmbys. Në këto tri dekada kanë lindur në Shqipëri shumë parti. Nuk flasim për partitë tradicionale PS, PD e të tjera forca politike më të vogla, si PR, PA, PBDNJ, PDIU, PDK dhe së fundi edhe partitë më të reja që morën pjesë në zgjedhjet e 25 prillit në të cilat spikatën shumë figura në moshë të re, po edhe individë me personalitet të spikatur dhe formim e shkollim të plotësuar. Njohës të teknologjive më të përparuara deri edhe shkollime në universitetet më prestigjoze të botës. Me dy e tre gjuhë të huaja. Njohës të programeve kompjuterike. Këta të rinj, janë kontingjenti i së ardhmes për të cilët shoqëria jonë duhet ta mbajë hapur portën dhe ata të zënë vendet në administratë e kudo ku kërkohen energji dhe profesionalizëm, dinamik dhe efikasitet që tek të rinjtë tanë, brezi i ri nuk mungojnë, mjafton t`u krijohen premisat dhe të promovohen pa ndarje partiake, po thjesht për zotësi, për atë që përfaqësojnë. Po me kalimin e kohës partitë ndryshuan qëndrim në lidhje me motivimin e të rinjve. Pasi nga partia me mungesë të të rinjve, PS u bë streha e dëshiruar për ta. Më së fundi, shqiptarët pas promovimit të mjaft figurave deri në emërim, ministra e drejtorë të rëndësishëm, u njohën me qindra aplikime të të rinjve që kanë përfunduar studimet dhe u bënë pjesë e platformës qeveritare “Gati për Shqipërinë”, të cilët me CV e tyre surprizuan mbarë opinionin shqiptar në një gjeografi nga SHBA deri në Angli, të gatshëm të lënë vendet ku studiuan e mbrojtën diplomat në interes të vendit ku u lindën ose kanë rrënjët e tyre. Kjo gadishmëri e të rinjve është për t`u vlerësuar dhe ata kurrë nuk duhen lënë të zhgënjehen dhe aq më pak mos t’u krijohet mundësia të japin atë që zotërojnë në fusha të ndryshme, ekonomisë, politikës, brenda e jashtë vendit. Këta të rinj duhet të kenë mbështetje pasi janë brezi që zotëron informacionin më të gjerë e më të thelluar, të aftë që të vënë në jetë risitë dhe përvojën e kualifikimet e tyre në shkollat më prestigjoze të globit. Të rinjtë shqiptarë, kanë shkëlqyer, sa herë u është krijuar mundësia në art, kulturë, sportel, pikturë, muzikë, studiues, inxhinierë, në aviacion e ushtri, pilotë deri edhe vajzat shqiptare drejtojnë bombarduesit e ushtrisë amerikane. Të gjithë këta të rinj, janë të gatshëm të japin më të mirën për Shqipërinë. Të gjitha forcat politike tregojnë kujdes për të thithur në radhët e tyre të rinj të zellshëm dhe të përgatitur për të marrë mbi supe detyra të vështira dhe garantojnë për të arritur majat, zotërojnë energjinë e moshës dhe profesionalizëm. Është dinamika e moshës dhe motivi për t`ia arritur ajo forcë që i nxit këta të rinj për të dhënë më të mirën. Partia që në programet e saj ka vënë në qendër të rinjtë dhe u ka krijuar mundësi që të debutojnë edhe pse shumë prej tyre pa filluar universitetet ose pa i përfunduar ato që nga shkolla e mesme ka qenë LSI. Si në periudhën kur drejtonte Ilir Meta edhe kur këtë forcë politike e drejton, Monika Kryemadhi, e gjithë propaganda ka qenë një. Jemi partia e të rinjve. Sipas tyre rinia është shtylla e partisë tonë. Ne kemi më të zellshmit e më dinjitozët. Pa të rinjtë në krye të punëve nuk ka përparim. Dhe për këtë objektiv, jo pak raste, LSI ka organizuar takime e ka mbajtur konventa, ka propaganduar përfshirjen e të rinjve në çdo sektor të jetës. Kanë qenë shumë të rinj që kanë marrë mandate deputeti sapo kanë mbushur 19 vjeç. Po së fundi, kjo forcë politike pas zgjedhjeve të 25 prillit, të rinjtë i ka mbajtur vetëm si fasadë. Kur u rrudh në përmasa disa herë nga numri i deputetëve që siguroi në zgjedhjet e vitit 2017, ndryshe nga sa ka propaganduar dhe është shfaqur, duke ngritur lart flamurin e të rinjve që bën sikur i ka shumë përzemër, një rast të vetëm që pati për t`i hapur dyert në Kuvendin e ri të Shqipërisë në shtator 2021, rasti i dhënies së mandatit për deputete më të resë, Kejdi Mehmetaj, e cila renditej e dyta në listën e LSI-së në qarkun e Fierit, ku konkurronte edhe zonja Monika Kryemadhi, jo vetëm që nuk u mbështet e reja Mehmetaj, po në vend të saj në krye doli zoti Petrit Vasili në Tiranë në një kohë kur Kryemadhi sakrifikoi Mehmetajn për Vasilin. Askush nuk ka asgjë me zotin Vasili. Ai ka vlerat e tij në këtë forcë politike, si zëvendëskryetar, një muaj kryetar, ish-ministër në dy dikastere. Aq më pak nuk mund t`i mohohet kontributi në demaskimin dhe delegjitimimin e denigrimin e mazhorancës dhe armiqësisë permanente, fyerjeve, etiketimeve, sharjeve, mallkimeve të Edi Ramës. Me sa duket, ky është treguesi që e veçoi dhe i dha shansin që të marri mandat deputeti. Qëndrestarit i takoi vendi i parë përballë gjithë të tjerëve, të cilët sakrifikohen pa një pa dy, duke i lënë pas liste. Zonja Mehmetaj nuk është se nuk ka qenë aktive. Dhe nuk ka sharë më pak. Po është, ku e ku me fajkuan, Vasili! Nuk mund t`i mohohet se ka qenë edhe ajo kritike e rreptë e mazhorancës dhe pjesëmarrëse në aksionet opozitare si brenda edhe jashtë sallës së Kuvendit. Po pavarësisht tërë këtyre nuk e bindi kryelësëisten, Monika Kryemadhi, t`i jepte shansin që të ishte ajo në sallën e Kuvendit për vetë moshën dhe pretendimin që shpalos LSI si partia e të rinjve për të promovuar rininë dhe për t`u lënë atyre ballin e vendit, kudo që janë mundësitë. Po kjo nuk ka ndodhur me shpërndarjen e fundit të mandateve të atyre që do hynë në Parlament. Është fjala për Fierin. Përkundër propagandës së përditshme, ngritjen e zërit deri në kupë të qiellit për promovimin dhe dhënien e vendit në krye të rinjve, pra të rinisë që përfaqëson edhe Mehmetaj, mandatin, Kryemadhi ia la Petrit Vasilit pas një truku të vockël me zgjedhjen e Fierit dhe jo Tiranës. Zoti Vasili nuk pretendon edhe vetë se është i ri, besoj se edhe kryelësëistja nuk besoj të ketë këtë mendim ndryshe. Nëse i referohej propagandës dhe shfaqjes, dukjes, mburrjes, fasadës së kësaj force politike mund të thuhet se ndryshe flet e ndryshe bën. Me fjalë mbështet rininë, po në Kuvend delegon pleqërinë. Aq më tepër që kur ikën një zonjë nga lista duhet të zëvendësohet me një tjetër dhe LSI kishte mundësi të tregonte se vërtet është mbështetëse e rinisë dhe nuk i përdor ata si kamikazë aq më pak për dukje dhe reklamë, joshjen e rinisë. Besojmë se 362 votat e Petrit Vasilit, më pak i votuari në Tiranë, dënuar nga elektorati i LSI-së për atë që përfaqëson, veç moshës trefish me Mehmetajn, janë më shumë se votat e saj të marra në Fier. LSI me fjalë, deklarohet për rininë, po në fakt promovon pleqërinë. Kësaj i thonë: Jo promovim i rinisë, po dashuruar me hipokrizinë!