Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lubonja opinion në gazetën austriake: Jemi narko-shtet, Rama ka nevojë për ultimatum, jo për hapje negociatash

Postuar: 18/06/2018 - 11:32

Analisti Fatos Lubonja ka publikuar një opinion te gazeta e njohur austriake, Der Standard, në prag të vendimit për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë. Lubonja shkruan se në kushtet ku është Shqipëria, hapja e negociatave nuk do ishte diçka e mirë për vendin. Sipas tij, Shqipëria është një narko shtet.

“Shqipëria, nën udhëheqjen e elitës politike dhe ekonomike, nuk ka bërë asgjë këto 25 vite, vetëm hapa të ngadalshëm në drejtimin e duhur. Madje mund të thuhet e kundërta. Si rezultat, Shqipëria nuk është bërë një shtet kushtetues evropian, por një shtet i dështuar, i qeverisur nga krimi i organizuar dhe oligarkët, prandaj etiketohet si narko-shtet”. Ai sulmon ashpër kryeministrin Edi Rama në shkrimin e tij. “Opozita frikësohet vazhdimisht dhe çdo zë kritik ndaj qeverisë dhe Brukselit shihet si një pengesë ndaj aspiratave shqiptare për anëtarësim, madje kritikuesit etiketohen si anti-shqiptarë dhe armiq”. “Mjafton të shihet se si kryeministri Edi Rama u përgjigjet akuzave të opozitës për kanabizimin e vendit dhe pasojat tragjike, duke iu referuar ‘ndërkombëtarëve’. “Nëse janë të vërteta akuzat, përse nuk flasin ambasadorët e SHBA dhe BE”. Hapja e negociatave për anëtarësim do të lejojë Ramën që të mohojë dhe shmangë çdo kritikë. Si pasojë akoma më e keqe, ai do kishte një dorë edhe më të lirë për të shfrytëzuar shtetin e drejtuar prej tij për interesat personale dhe të oligarkëve dhe krimit të organizuar, me pasoja të pariparueshme për ekonominë, demokracinë dhe lirinë”. Si shembull se hapja e negociatave nuk është gjithmonë në të mirë të një shteti, Lubonja sjell rastin e Turqisë. Gazeta austriake shkruan se Lubonja është shkrimtari dhe intelektuali më i rëndësishëm në vend. “Sipas meje, për realitetin shqiptar dhe evropian, Rama dhe mbështetësit e tij kanë nevojë për ultimatume përpara se të jetë tepër vonë dhe jo për inkurajim dhe legjitimitet në një situatë të pasigurtë”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:25

Përmbysja e pushtetit të Demokracisë Popullore, që u ligjërua pas zgjedhjeve farsë të 22 marsit 1992, kur në pushtet erdhën forcat e djathta të prira nga komunisti antikomunist Sali Berisha, shumë shqiptarë naivë patë

Postuar: 19/09/2018 - 07:23

Kur popullata çame erdhi e detyruar në Shqipëri për t’i shpëtuar vrasjeve dhe masakrave të

Postuar: 19/09/2018 - 07:22

Në rrethet normale, secili prej nesh do t'i gëzoheshim liberalizimit të vizave, gjegjësisht l

Postuar: 18/09/2018 - 07:22

Sa herë vjen ndonjë "Konferencë Peze" dhe sigurisht dalin nostalgjikët e Enverit, Parti

Postuar: 18/09/2018 - 07:19

Ndryshe nga trajtimet e mëparshme, jo të pakta, në lidhje me zbatimin e ligjit, ku është shkruar

Postuar: 18/09/2018 - 07:15

Askush tek ne nuk i shpëton dot politikës.

Postuar: 16/09/2018 - 07:50

Si qytetar i zakonshëm por edhe si vëzhgues i kujdesshëm në kuadrin e gjithë jetës të shoqërisë t