BREAKING NEWS

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga kryeministri Rama

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga
x

Opinion / Editorial

Lufta dhe rezistenca

Lufta dhe rezistenca

Në fjalorin e shqipes së sotme për fjalën rezistencë shpjegohet se është qëndresë e armatosur kundër një sulmi, më aspektin ushtarak, dhe shoqëror i bën ballë një veprimi të jashtëm, duron, qëndron, u reziston tundimeve të dëmshme etj.

Në historinë e njerëzimt dhe shqiptare gjenden mjaft shembuj të rezistencës lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj luftërave dhe epidemive të ndryshme të ndodhura në kohë të ndryshme. Kështu mund të përmendim rezistencën kombëtare shqiptare për 25 vite rresht të udhëhequr nga Skënderbeu ndaj pushtimit osman, rezistencën shqiptare 500 vjeçare të pushtimit otoman, rezistencën në Kryengritjet e Tanzimatit, në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, të kryengritjeve të mëdha për liri dhe pavarësi më 1911-1912, rezistencën ndaj andartëve grekë më 1913-1914, rezistencën e popullit shqiptar gjatë Luftës së Parë Botërore ku shkelën shtatë ushtri pushtuese, rezistencën tre mujore në Luftën e Vlorës, por dhe të Dibrës dhe Koplikut të vitit 1920, rezistencën në kohën e Zogut, rezistencën Antifashiste, rezistencën gjatë Luftës së Ftohtë dhe rezistencën në kohën e Tranzicionit dhe sot.

Lufta e lashtë dhe moderne

Në shek. XIX francezët pas rënies së Napoleonit vazhduan pa pushim të luftonin për rezistencë, si një ndër forcat më të mëdha të luftimit evropian. Në këtë shekull shpikjet e reja teknologjike shkaktuan ndryshime mjaft të rëndësishme në doktrinat dhe taktikat e ushtrive evropiane. Ndërsa mendimi ushtarak francez kontribuoi në studimin e aspektit psikologjik të luftës. Kështu, Koloneli Charles Ardant Du Pik (1821-1870) bëri shumë përpjekje në gjetjen e çelësin për të fituar luftën. Në veprën e Du Pik të lënë përgjysmë “Studime të luftimit: lufta e lashtë dhe moderne”, arriti në përfundim se sjellja e njeriut ishte elementi më i rëndësishëm në luftë. Ai analizoi ushtarin, si qelizë nga ishte krijuar ushtria. Me teorinë e tij dha shpjegim shkencor për rëndësinë e ushtarit, duke e konsideruar figurë qendrore në luftë. Më tej theksoi se që të ndërtojmë moralin e fortë në ushtri, dilte si domosdoshmëri e nevojshme vëzhgimi i sjelljes së njeriut, pra ushtarit, nëpërmjet një disipline të ngushtë. Ai i bëri një interpretim “mjegullës së luftës“, përmes syve të ushtarëve të zakonshëm, kur ata ishin ballë për ballë me armikun. Duke ju kthyer shembujve të historisë ushtarake se romakët zhvilluan një disiplinë hekuri që bazohej në dënime dhe arritën të mposhtin barbarët që si individë ishin jashtëzakonisht trima. Në Kanë, Hanibali fitoi duke masakruar dy herë romakët, sepse i përgatiti ushtarët të presin humbje të mëdha në qendër dhe i futi romakët në kurth. Cezari e mposhti Pompejin me ushtri të dyfishtë, sepse dinte se si luftonin romakët. Këto janë shembuj nga historia ku ushtria romake pikërisht për shkak të humbjes së kohezionit moral dhe disiplinës pësoi humbje. Në të dyja rastet, ushtrin e ka kapur paniku.

Disiplina nuk arrihet brenda natës. Ajo është një faktor institucional i trashëguar tradicionalisht dhe përmirësohet me kalimin e kohës. Disiplina është pjesë e kulturës së përgjithshme të një ushtrie, por disiplina e një ushtrie varet nga kultura e popullit. Sot betejat moderne ndikojnë në moralin e ushtarit. Në luftën moderne sot, po bëhet më e vështirë për të kontrolluar ushtarin, i cili në kohë e ka përshtypjen se është i vetëm në fushën e betejës, pavarësisht se në luftërat e kaluara, ka luftuar me ushtarë e tjerë “krah për krah”.

Ndërsa sot, kjo “luftë” menaxhohet nga distanca, fushëbeteja bëhet “e zbrazur”, sjellja e ushtarëve (njerëzve) bëhet e vështirë për të kontrolluar, shkakton panik dhe konfuzion. Po nuk u disiplinuan ushtarët (njerëzit) kjo luftë sjell kaos në fushën e betejës. Prandaj dhe performanca e ushtarit (njeriut) varet nga gatishmëria morale dhe psikologjike për të luftuar (rezistuar). Historia ka provuar se jo gjeneralë, por ushtri të disiplinuara kanë arritur të fitojnë në luftë. Ushtari mesatar është bazë e ushtrisë dhe se nga morali i tij, varet fitorja në luftë. Kjo sot është një bazë e doktrinës së ushtrisë më të fortë në botë. Në doktrinën e ushtrisë së SHBA-së, FM-1 shkruhte: para së gjithash, ushtarët. Pa marrë parasysh se sa janë përmirësuar mjetet e luftës, ushtarët janë ata që përdoren për të kryer misionin. Ushtarët të dedikuar i shërbëjnë kombit, janë pjesa qendrore e organizatës ushtarake …

Lufta botërore krijoi rezistencës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë në Luftën e Parë Botërore më 6 Prill 1917. Lufta e Madhe, e zjarrtë e industrializuar dhe e mekanizuar, ishte ndezur nga vera e 1914 por Presidenti Uillson e kishte mbajtur vendin jashtë luftës. Në total, mbi vendet e 100 në Afrikë, Amerikë, Azi, Australia dhe Evropë ishin përfshirë në Luftën e Parë Botërore. 17 milion vdiqën dhe miliona 20 u plagosën. Lufta ishte një nga konfliktet më vdekjeprurëse të të gjitha kohërave. Një milion më tej, vdiqën në mbarë botën nga gripi spanjoll në fund të luftës, një epidemi e lindur dhe përkeqësuar nga kushtet e luftës.

“Lufta për t’i dhënë fund luftës” ishte thirrja në betejë e aleatëve për të mposhtur Gjermaninë, Ky slogan u zgjodh më vonë nga presidenti amerikan Uillson pasi ndryshoi nga një politikë e neutralitetit në luftë.

Rezistenca në Gjermani përfshinte socialistët, gratë, dhe anarkistët hebraikë, pacifistë etj., të gjithë ishin të ndarë, por gratë marshuan dhe protestuan për vrasjen e burrave dhe djemve të tyre. Lufta botërore krijoi një lëvizje mbarëbotërore të ndërgjegjes, rezistencës dhe mospajtimit.

Rezistenca Antifashiste shqiptare

Gjatë Luftës së Dytë Botërore rezistenca shqiptare ishte një lëvizje kryesisht e bindjes komuniste drejtuar kundër forcave pushtuese italiane (deri në 1943) dhe më pas kundër forcave gjermane në Shqipëri, lëvizje që çoi në çlirimin e suksesshëm të vendit më 29 nëntor 1944.

Rezistenca shqiptare filloi në vitin 1940 me çeta të vogla, por u bë një forcë e konsiderueshme në 1942. Rezistenca në Shqipëri u bë aktive pas mposhtjes së italianëve në luftën kundër Greqisë, e cila filloi më 28 tetor 1940. Më 17 maj 1941, Vasil Laçi bëri atentat ndaj mbretit Viktor Emanualit III dhe e qëlloi me armë. Atentati dështoi dhe autori u ekzekutua.

Gjatë vitit 1942, Partia Komuniste ju bëri thirrje të rinjve për të luftuar për çlirimin e vendit prej Italisë fashiste. Në shtator 1942, Partia Komuniste organizoi një organizatë fronti popullor, Lëvizja Nacionalçlirimtare, prej grupesh rezistence, disa prej të cilave ishin anti-komunistë. Gjatë luftës, partizanët e LNÇ dhe Ushtria Nacionalçlirimtare i injoruan paralajmërimet e italianëve se do të kishte reprezalje për sulmet guerile. Përkundrazi, udhëheqësit partizanë shpresuan se dëshira për hakmarrje që këto reprezalje do të sillnin do të rriste numrin e rekrutëve të rinj.

Në Labinot më 17-22 mars 1943, u mbajt konferenca e parë e Partisë Komuniste Shqiptare. Vlerësimi i situatës politike dhe ushtarake në vend çoi në përfundimin se duhej të krijohej një ushtri çlirimtare. Një vendim në lidhje me taktikat e luftimit gjithashtu u mor; udhëheqësit e njësive duhej të ndërmerrnin veprime me forca më të mëdha.

Pas marsit 1943, LANÇ krijoi batalionin e saj të parë dhe të dytë të rregullt, të cilat më pas u bënë brigada, për të vepruar përkrah njësive më të vogla ekzistuese. Rezistenca ndaj pushtimit u rrit shpejt pasi shenjat e dobësisë italiane dhe më tej asaj gjermane u bënë të dukshme. Pas Kongresit të Përmetit u kalua në ushtri të rregullt dhe u krijuna Divizionet dhe Kompormata shqiptare të cilat luftuan deri në ish-Jugosllavi duke e zmadhuar rezistencën shqiptare, deri në fitore mbi nazi-fashizmin.

Rezistencë për ekzistencë

Kjo ka qenë dhe thirrja që kryeministri Rama ju është drejtuar shqiptarëve për t’u mbrojtur nga lufta COVID 19. Ushtarët dje ishin në vijën e parë të luftë, sot ushtarëve ju kërkohet të jenë ‘pasiv’ dhe të luftojnë nga pozicioni në shtëpi, për të dalë nga lufta më shpejt se të tjerë.

Kryeministri në mënyrrë të përsëritur i ka bërë thirrje ushtarëve (popullit) për të qëndruar në shtëpi, dhe se kjo rezistencë duke që po jep rezultate. Fakti tregon se rastet e reja me COVID 19 në vend nuk po rriten. Kështu që ka funksionuar rezistenca e shqiptarëve.

Kryeministri shprehet se falë rezistencës së ushtarëve (popullit) do t’ja dalim, do t’ja dalim dhe shumë më shpejt se të tjerë. Masat nga qeveria u morëm në kohën e duhur. Ushtarët (populli) i disiplinuar po i reziston dhe i respekton të gjitha masat. Kurba nuk po rritet, kjo tregon se rezultat i kësaj rezistence do të jetë pozitiv, jo me humbje dhe se disiplina popullore ndaj kësaj rezistence ka qenë shembullore. Dhe rruga për të ecur përpara është rezistencë për ekzistencë. Në këtë rezistencë është dhe thirrja kuptimplote për të fitura këtë luftë “Rri në shtëpi”. I duruar i fituari thotë populli ynë.