BREAKING NEWS

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga
x
BREAKING NEWS

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me
x
BREAKING NEWS

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja
x
BREAKING NEWS

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision,
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe
x
BREAKING NEWS

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut
x
BREAKING NEWS

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja
x

Opinion / Editorial

Lufta e Kosovës 1999 dhe Kosova sot

Lufta e Kosovës 1999 dhe Kosova sot

Data 24 mars 1999 shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë moderne shqiptare (nuk po them të historisë së Kosovës, por po e theksoj të historisë shqiptare). Është dita, kur organizata më e madhe ushtarake në botë NATO të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisi fushatën bombarduese ajrore ndaj Serbisë dhe objektivave të saj ushtarake, të cilat i ishin vërsulur me tërbim ndaj Kosovës dhe popullsisë së saj autoktone. Millosheviçi me shpurën e tij shpërngulën me forcë nga vatrat e tyre popullsinë shqiptare, që është autoktone prej mijëra shekujsh. Në këtë luftë u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova, ku pjesa më madhe erdhën në Shqipëri dhe ku ne, populli shqiptar u hapi dyert e shtëpive dhe të vatrave tona për një kohë të gjatë. Kjo fushatë bombarduese zgjati nga 24 marsi 1999 deri më 9 qershor 1999, ditën, kur u arrit marrëveshja për tërheqjen ushtarake nga Kosova dhe një ditë më vonë Komiteti i NATO-s e ratifikoi marrëveshjen dhe pezulloi operacionet ushtarake ajrore. Përpos mizorive dhe dëbimit të popullit shqiptar të Kosovës nga trojet e tyre, arsyeja tjetër e sulmit të NATO-s ndaj Serbisë ishte mosnënshkrimi me vetëdije të plotë i Marrëveshjes së Rambujesë nga ana e presidentit serb Slobodan Millosheviç. Qëllimi kryesor zyrtar i NATO-s ishte të detyronte qeverinë e Sllobodan Millosheviçit të tërhiqte ushtrinë nga Kosova dhe në këtë mënyrë të parandalonte shkeljet e mëtejshme të të drejtave të njeriut nga Serbia në të ardhmen, siç ishte masakra e Raçakut, e cila ishte kryer më herët, sepse të gjitha metodat dhe mënyrat diplomatike për të mos agravuar më tej situatën dhe për ta sjellë në rrugën e duhur zgjidhjen e problemit kosovar ishin ezauruar dhe tejkaluar. Gjatë kësaj lufte janë vrarë sipas statistikave 15 000 persona, prej të cilëve 1 500 ishin luftëtarë të UÇK-së, 1 008 ushtarë dhe policë serbë dhe të tjerët qenë civilë të thjeshtë. Por gjatë luftës, siç ndodh rëndom në çdo rast të tillë, janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i një pjese prej tyre deri më sot është zbardhur, por akoma më i madh është numri i rasteve të pasqaruara, sepse deri më sot shteti serb nuk ka shfaqur vullnetin e tij për të ndihmuar në sqarimin e këtyre rasteve të mbetura në hije. Është ndër luftërat më të lavdishme të historisë moderne botërore, sepse përballë u vendosën vullneti dhe vendosmëria popullore i popullsisë shqiptare të Kosovës për të mbrojtur veten dhe vendin e tyre nga armiqtë e përbetuar prej shekujsh dhe mizoria e egër e pushtetit dhe makinerisë ushtarake të Serbisë së Millosheviçit. Vullneti i popullit shqiptar të Kosovës ishte bashkuar rreth UÇK-së, kësaj ushtrie të rregullt, e cila u mbështet fuqishëm si nga shteti shqiptar, ashtu edhe nga NATO-ja. Ndërsa sot UÇK-ja është vënë nën shënjestër nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB-së (ICTY), e cila ka shenjëstruar liderët e ish-UÇK-së duke i gjykuar për gjoja krime lufte të kryera ndaj popullsisë vendase dhe asaj serbe, kur duhet të jetë e kundërta. Këtu mund të përmendim akuzat e ngritura ndaj anëtarëve të UÇK-së Fatmir Limaj, Haradin Bala, Isak Musliu, dhe Agim Murtezi në vitin 2003 për krime kundër njerëzimit, të cilat u hodhën poshtë me argumente bindëse. Akuzat kishin të bënin me kampin e burgut të drejtuar nga të akuzuarit në Llapushnik nga maji deri në korrik të 1998. Gjithashtu edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj si dhe bashkëluftëtarët të UÇK-së Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj. u akuzuan nga kjo gjykatë për krime kundër serbëve. Por përsëri këto akuza ranë poshtë menjëherë pas disa kohësh. Politikania zvicerane antishqiptare Karla Del Ponte në vitin 2008 publikoi një libër ku aludonte se, në fund të luftës në 1999, shqiptarët e Kosovës trafikonin organe të serbëve nga një fshat në Shqipëri. Shprehimisht Del Ponte kishte shprehur dyshimin, se UÇK-ja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte rrëmbyer rreth 300 serbë në verën e vitit 1999 dhe ua kishin hequr organet për t`i rishitur më tej. Sipas saj kishte prova të mjaftueshme për një hetim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por këto akuza të rënda u shuan pa u ndezur mirë që në fillim. Sepse as Del Ponte dhe as gazetari Michael Montgomery, i cili po hetonte këtë çështje, nuk gjetën asnjë prova të mjaftueshme për heqjen e organeve. I nxitur nga libri i Del Pontes, Këshilli i Evropës, i udhëhequr nga eurodeputeti zviceran Dick Marty nxori një raport, sipas të cilit  Hashim Thaçi dhe ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së akuzohen për përfshirje në trafikim të paligjshëm të organeve dhe përfshirje në vrasje me porosi dhe krime të tjera në bazë të "provave të konsiderueshme". Ata vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në burg me akuza idiote dhe të pabaza, të cilat nuk janë aspak të vërteta. Dhe kjo ndodh vetëm për të mbuluar krimet e tmerrshme të serbëve dhe varret masive të gjetura në Serbi dhe në Kosovë. Dhe për të vendosur në një peshore luftën e drejtë të UÇK-së dhe popullit shqiptar me krimet monstruoze dhe vrasjet masive të serbëve ndaj popullsisë vendase. Kjo politikane ka ndjekur gjithmonë një axhendë antishqiptare në dëm të popullit shqiptar të Kosovës dhe çështjes së saj në botë. Prandaj ka ardhur koha, që Bashkimi Evropian të ndreqi të gjitha gabimet, që ka bërë gjithë këto vite ndaj Kosovës dhe çështjes së saj, sepse BE-ja nuk i ka vendosur pikat mbi “i” akoma lidhur me këtë çështje., sepse situata, në të cilën po ndodhet akoma Kosova pas gjithë këtyre viteve, edhe pas marrëveshjes së “panënshkruar” të Ohrit midis Kurtit dhe Vuçiçit (marrëveshja më e pakuptimtë, ku nuk sanksionohet në asnjë pike njohja reciproke), po tregon, që kjo çështje vazhdon dhe do të vazhdojë të shkojë në një rrugë pa krye. Për të qeshur dhe për të qarë. Prandaj prognoza më e duhura do të qe, që violinë e parë në këtë çështje të mos jetë më BE-ja, por SHBA-ja. Ajo duhet të marrë skeptrin drejtues, sepse besueshmëria shqiptare ndaj BE-së lidhur me këtë çështje është gjithmonë në rënie dhe do të jetë gjithnjë një minus i madh për ne. Sepse BE-ja vazhdon dhe do të vazhdojë të luajë me dy porta. Për të ardhur shumë keq. Prandaj edhe politika jonë e të dyja anëve shqiptare duhet të bashkohet me njëra – tjetrën, sepse Kosova ndodhet akoma në një udhëkryq të rrezikshëm. Deri kur???