BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Lufta heroike dhe e lavdishme e UÇK-së kundër Serbisë, dhe lufta e ukrainasve kundër Rusisë

Lufta heroike dhe e lavdishme e UÇK-së kundër Serbisë, dhe

Këtë shkrim vendosa ta shkruaj për t’i kujtuar e treguar opinionit të vërtetën e madhe: atë të luftës heroike e të lavdishme të UÇK -së, luftë e cila për nga heroizmi është më e lavdishme se sa lufta në Ukrainë kundër pushtuesit rus, dhe kjo për këto arësye:

1-Ukraina në Bashkimin Sovjetik ka qenë republika e dytë më e madhe pas republikës ruse, dhe Ukraina ka pasur gjithcka që kishte një shtet brënda Bashkimit Sovjetik.

2-Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, Ukraina fitoi Pavarësinë dhe shtetin e saj sovran, dhe si e tillë Ukraina ishte shtet që u njoh ndërkombëtarisht si edhe nga vetë Rusia.

Përkundër kësaj Kosova ka qenë koloni e uzurpuar nga Serbia që prej më shumë se 100 vitesh, dhe Serbia kishte instaluar në cdo cep dhe anë të Kosovës administratën, policinë, ushtrinë dhe tërë sistemin e shtypjes dhe të genocidid serb, aq sa Perendimi e njihte Kosovën si Krahinë të Serbisë, e madje edhe si krahinë autonome Kosova përsëri ishte një krahinë nën Serbi.

Madje kundër Luftës së Kosovës për liri dhe kundër pavarësisë së saj ka qenë edhe vetë Ukraina ashtu sikurse edhe të gjitha republikat ishsovjetike qe dolën shtete të Pavarura.

UÇK-ja lindi si ushtria më e re në Botë, dhe ajo e filloi luftën clirimtare duke u nisur nga zeroja, pa armë e pa municine, e pa pushkë përballë një ushtrie si ndër më të fuqishmet dhe  më mdernet në Europë e pajisur me tanke, avionë e raketa.

Rinia dhe pjesa më vitale e patriotike e Kosovës ishte persekutuar, burgosur dhe dëbuar nga Kosova.Luftëtarët e UÇK-së nuk ishin vetëm nga Kosova, por ata vërshuan dhe u kthyen nga diaspora për të luftuar okupatorin barbar  serb, gjë që shumë rrallë ka ndodhur me popujt e tjerë.  

UCK-ja nuk kishte armatim, pervecse me shumë mundime ajo i blinte ato nga Shqipëria, dhe madje edhe ata kallashnikov dhe fishekë e granata qe i blinin në Shqipëri ato ishin të vjetra e të skaduara.

Nëse UÇK-ja do të ishte furnizuar me armë moderne nga Perendimi,  nga Turqia dhe Shqipëria ashtu sikurse po furnizohet sot lufta e ukrainasve, UÇK-ja do ta kishte cliruar vetë Kosovën.

UÇK-ja si ushtri shqiptare doli nga populli dhe është mishërim i popullit heroik e patriot të Kosovës, dhe nuk duhet të ngatërrohet  Lufta Heroike dhe e Lavdishme UÇK-së me përfituesit, spekulantët dhe keqpërdoruesit e saj , të disa ishkomandatëve që koha tregoi se ata paskëshin “luftuar” për interesa personale për të rrëmbyer pushtet , pasuri e privilegje e që për këto ata sakrifikuan dhe përvetësuan sa mundën pushtet, troje, ndërmarrje, banesa, pasuri turistike,pyje e toka shtetërore; nuk ngatërrohet lufta e UÇK-së me  ata që e tradhtuan atë dhe që  rrënuan ekonominë e Kosovës, dhe shkuan deri atje sa për interesa personale edhe bënë marrëveshje tradhtie kundër Kosovës, si me marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Serbe; me faljen e territoreve shqiptare Maqedonisë e Malit të Zi , dhe që kërcënuan edhe me ndarjen e Kosovës.Këta tipa komandantësh e politikanësh gjithfarësh  i bënë dëm të madh jo vetëm luftës së madhe heroike e patriotike të UÇK-së dhe vlerave të larta të saj, por edhe i dhanë shansin që të flasin kundër dhe të intrigojnë e të shpifin kundër saj jo vetëm propaganda e shteti serb e rus; por i dhanë shansin që të  guxojnë e të llomotisin  kundër saj ishshërbëtorët intelektualë, mediatikë , ishspiunët dhe agjentët që i kanë shërbyer regjimit kriminal e genocidist serb; si dhe i dhanë rastin që të flasin kundër saj edhe ata frikacakët, atyre që nuk kanë bërë asgjë për Kosovën si dhe “patriotëve” fallco e  nihilistë  të kafeneve e të face-bookut.

Por Lufta e UÇK-së ka hyrë në historinë kombëtare si lufta më e lavdishme kombëtare shqiptare, si lufta e një ushtrie dhe e një populli fisnik, heroik e liridashës, e një populli  si më meritori për sakrifica për liri  në historinë europiane.