Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lufta ndaj krimit çarmatos dhe varfëron politikën e korruptuar!

Postuar: 23/10/2018 - 07:13

Sado që ka fjalamanët e zakonshëm pushtetarë, portalistë, kundërshtarë, opozitarë që duan të bëjnë "kundrapedalin" si për policinë dhe prokurorinë, po shikohet qartë se tashmë koha ka ndryshuar! Cila kohë!? Pikërisht koha e mbrojtjes së krimit nga politika, ruajtjes së gangsterit të trafiqeve dhe zullumeve të mëdha, nga lidhjet me politikën! Një kohë tjetër në përfundim e sipër është "funksionimi në mbrojtje të krimit në rrugë dhe hapësirën e përbashkët" nga gjykatat dhe prokuroritë politike dhe korruptive! Një kohë tjetër në përfundim është kapërcimi i lehtë i pengesës së lidhjes në funksion polici, gjykatë, prokurori, por në vetëm një sektor të rëndësishëm, duke bërë që aksionet dhe rezultatet të jenë tre katërfish më të sigurta dhe të mëdha! Por ka dhe një kohë në fillimet e saj dhe kjo është koha e "realisht bashkëpunimit me ndërkombëtarët" duke qenë se e para, ata e kanë seriozisht dhe e dyta, që kanë gjetur partner në Ministri të Brendshme, Prokurori (Përgjithshme dhe Krimeve të Rënda) dhe një gjykatë! Kjo ka pasur tepër, por tepër rëndësi! Ka dhe një kohë që duhet përmendur dhe pse politika opozitare lënguese në Shqipëri e transformon ose e devijon! Nga pushteti nuk ka forcë "mbyllëse" ose kapacitete "mbyllëse bllokuese" dhe nganjëherë dhe rrethana që vetë PS-ja dhe njerëz të saj aty këtu, nuk mund të ndalin arrestimin e miqve të tyre dikur! E kjo është e rëndësishme, sepse padyshim ka probleme të mëdha aty për të tejkaluar thellësinë e luftës së vërtetë kundra krimit!

Pse? Po sepse krimi rrugës, gangsterët dhe një pjesë e madhe e trafikut, drogës, arrogantët e pasurimit të tejskajshëm janë "elektorat i partive dhe politikës"?! Nuk ka krim rruge pa miq në politikë dhe jo vetëm te njëra anë, por te të dyja! Nuk ka krim të organizuar pa "përkëdheljen dhe marrjen me të mirë nga ana e politikës" dhe pa përdorimin e resurseve të tyre në fushata elektorale! Dy prej tyre, janë akoma të vegjël në raport me çfarë ka mundur të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë, krimi me superbiznes dhe të pasur deri në tragjedi për shtetin ligjor! Janë dhe sot aty! Ky është vetëm fillimi dhe duhen inkurajuar si MB dhe policia, por dhe Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e krimeve të rënda për luftën që kanë filluar! Të tilla aksione, sigurisht nuk janë parë kurrë dhe besoj se kanë miratimin dhe ndihmën e amerikanëve dhe europianëve në rrugën e tyre! Patjetër ky krim do të reagojë politikisht! Do të reagojnë kundërshtarët militantë duke e konsideruar "vepër të Ramës" dhe individët e lidhur me krimin që po humbin plotësisht kontrollin mbi territorin shqiptar! Janë miliarda që po luhen dhe kjo është një sipërmarrje e guximshme dhe e madhe! Janë miliarda (kriminalisht në 360 gradë) që janë akumuluar dhe sigurisht mbas tyre ka politikanë e politikë si dhe kriminelë të lidhur me të ngushtësisht! Do reagojnë dhe kjo është e sigurtë!

Por kjo luftë nga kushdo të bëhet, kushdo të jetë orkestrues dhe zbatues është e drejtë! Në kushtet e kundërshtimit të ngritjes së SPAK dhe BKH, kjo luftë duhet zgjeruar dhe le të thonë dhe nga brenda PS-së "se nuk më pëlqeu arrestimi", sepse sigurisht nuk ka për t’ju pëlqyer disave brenda "situatës"?! Nuk i pëlqen njerëzve "anti kryeministër" dhe sikur të dihet se lufta drejtohet nga ndërkombëtarët. Nuk duan t’ia dinë, se kanë jo inat, por urrejtje për arrogancën e "akuzuar" prej tij dhe vetitë e tij komunikuese me një pjesë të madhe të tyre! E kanë problem personal me tipin dhe modelin e tij! Në fakt, lufta ndaj krimit nuk ka lidhje me "inatin politik dhe patologjik ndaj kryeministrit" sepse nuk është model i tillë i shtruar dhe zbatuar nga SHBA dhe BE për ne! Po hiç fare, nuk ka lidhje me këtë temë!

Sigurisht pra, lufta vetë është e drejtë dhe mbas saj janë miqtë tanë ndërkombëtarë! Ajo që dihet qartë është se kjo luftë kundër krimit çfarëdo modeli qoftë, përbën thelbin e "çarmatosjes dhe varfërimit të politikës"?! Pse "çarmatosjes"?! Jo, nuk është thjesht problemi armë! Por problemi arrogancë dhe dhunë ndaj shoqërisë! Janë bërë arrogantë të jashtëzakonshëm dhe këtë arrogancë e demostrojnë përditë përballë shoqërisë! Sigurisht kur ju duhen armët edhe mund ti përdorin! Kanë përfituar resorte, toka, bregdet, rajone zhvillimi dhe janë bërë arrogantë në saj të përkrahjes dhe financimit të politikës, por janë dhe në shërbim të politikës! Duke goditur krimin si vertikal dhe horizontal, politika e degradit moral dhe kundër demokracisë prej shumë kohësh, por ajo e instaluara në pjesën e dytë mbas viteve 2005 e sot, përbën dhe themelet e arrogancës pushtetërore dhe politike në Shqipëri! Nga krimi dhe trafiqet të lidhura me korrupsionin janë kryer aferat më të mëdha financiare dhe kriminale në Shqipëri! Krimi i mban në këmbë, kurse politika e kriminalizuar i ruan, mbron nga një drejtësi kriminale dhe në shërbim por edhe nga individët e krimit të depërtuar në politikë me shumicë! As vetë nuk e dinë organet e drejtësisë se çfarë sprove të madhe kanë përballë tyre, por njëherë ja kanë filluar! Kjo nuk është punë politike! Dikush në politikë po lejon dhe po ju bindet ndërkombëtarëve, por kjo është seriozisht dhe sinqerisht punë e tyre në çdo aspekt! Ato kanë përcaktuar me sa duket tre katër njerëz të rëndësishëm në polici, ministri të brëndëshme, në prokurori të përgjithshme dhe të krimeve të rënda dhe me to e kanë filluar! Politika sa do të kalojë koha do të frikësohet! Por dhe do të reagojë, sepse laku i është afruar tashmë! Ajo reagon shumë keq dhe është e gatshme si në vitin ’97-të të fusë shoqërinë në hallin e madh të luftës civile! Në PD ka njerëz devijatë që e duan përditë këtë luftë! E nxisin! Shfrytëzojnë dhe arrogancën e disa pushteteve në Shqipëri, individëve që janë realisht arrogantë dhe të korruptuar, për të bërë të lartë mllefin dhe ngritur situatën në sektorin famëkeq të dhunës së rrugës dhe kundra institucioneve si në ’97-tën! Por kanë pengesë ndërkombëtarët! Jua kanë prishur planet (në fakt jua lexojnë sa ju shkon në mendje) dhe kanë bërë çmobilizimin e tyre anarkik dhe kriminal të organizuar në skalione horrash sa nga individi te partia! Një pjesë e horrave të viteve të fillimit janë plakur, një pjesë e horrave të rinj, jo vetëm kapen kollaj, por janë dhe me "parime ndryshe" në ideal! Dakord, nuk funksionon më skema e dikurshme e liderit që ishte i zoti të merrte qeveri me sulme idiote dhe militantë kriminelë në turmë! Tani dhe po të duan e pësojnë po tentuan!

Lufta ndaj krimit e çarmatos dhe varfëron politikën korruptive! Kjo luftë, ka filluar dhe nuk mund të ndalet më! Ajo duhet fituar dhe patjetër duhet ndihma e madhe e ndërkombëtarëve. Pa to, një luftë e tillë nuk fitohet në shoqërinë shqiptare! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 07:12

Edhe pse çështja e përkatësisë fetare të një Heroi Kombëtar, në fund të fundit, nuk ka aq rëndësi, në këtë vit jubilar të Gjergj Kastriotit, kjo çështje ka qenë ndër më të debatuarat në mesin e studiuesve dhe të histo

Postuar: 15/11/2018 - 07:11

Është e sigurtë se diktaturat krijojnë siguri dhe rend publik!

Postuar: 15/11/2018 - 07:09

Teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si punojmë dhe mendojmë në shumë drejtime përfshirë dhe audit

Postuar: 14/11/2018 - 12:25

Prishja e shtepive te banoreve te Unazes se Madhe eshte antikushtetuese, jo thjesht e paligjeshme

Postuar: 14/11/2018 - 07:06

 Protestat e opozitës tonë ngjajnë shumë me informacionet që jepeshin përditë në seksio

Postuar: 14/11/2018 - 07:05

 Shteti, duket se është e kundërta e asaj që thotë kënga për të dashurën.

Postuar: 14/11/2018 - 07:03

 Më thanë se edhe tre njerëz të kulturës, intelektualizmit kishin aplikuar për llotarinë ame