BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Lufta në Ukrainë dhe shansi për unitet në BE

Lufta në Ukrainë dhe shansi për unitet në BE

Para fillimit të luftës në Ukrainë Bashkimi Evropian po kalonte një kohë vegjetative, ku atë e kishte kaplosur një gjumë letargjik, sepse për shumë dekada Bashkimi Evropian po përjetonte periudha të gjata paqeje dhe qetësie. BE-ja u dha mundësinë miliona njerëzve, që të udhëtonin, ku të donin, pa patur nevojën e marrjes së vizës. Bëri të mundur lëvizjen e lirë të mallrave dhe të sendeve brenda për brenda kontinentit plak. Arritje të jashtëzakonshme dhe të paimagjinueshme. Evropa jonë po përjetonte një zhvillim marramendës ekonomik, shoqëror dhe social. Secili prej nesh e pranon, që BE-ja na ka sjellë të mira materiale të shumta dhe të panumërta. Megjithatë çdo e mirë e ka një të keqe dhe çdo e keqe e ka një të mirë. Gjumi letargjik i BE-së nxorri në pah shumë probleme të fshehura prej vitesh. Këtu mund të përmendim divegjencat e mëdha politike dhe ekonomike midis vendeve evropiane, euroskepticizmin brenda vetë BE-së, ku nxirren lloj – lloj marifetesh si, p.sh. nga presidenti francez Macron, që gjoja në emër të zgjerimit të BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, po e pengon gjithmonë e më shumë këtë proces duke e shtyrë drejt kalendave greke. Nga ana tjetër Gjermania po përpiqet ta shtyjë më shumë drejt përpara Procesin e Berlinit, që po shkonte drejt shuarjes dhe ekzistencës së saj. Tjetër gjë që është vënë re dhe po vihet re akoma është çështja e humbjes së identitetit të vendeve evropiane. Por kjo tezë, sipas mendimit tim, është ngritur qëllimisht nga forcat ultranacionaliste evropiane për të zhbërë Bashkimin Evropian, parimet dhe qëllimet e tij. U desh kjo luftë, ky agresion i pastër dhe i paprecedentë i Rusisë ndaj Ukrainës, që t`i hapte sytë kësaj BE-je të përgjumur. Dhe të mendosh, që kjo është goditja e tretë, që mori Evropa në këto dekadat e fundit. E para ishte kriza finanaciare dhe ekonomike e vitit 2008, ndërsa e dyta qe periudha shumë e vështirë e pandemisë Coroniane. Mendoj, se rruga, që ndoqi ish-kancelarja Merkel ndaj Rusisë dhe Putinit, ishte deri diku e justifikueshme, sepse e mbajti Evropën larg konfliktit dhe dhunës, por nga ana tjetër solli edhe kolaps politik, ekonomik dhe social të BE-së, sepse Evropa qe e varur plotësisht nga gazi dhe nafta ruse. Madje shefat e qeverive dhe shteteve evropiane në samitin joformal të Versajës, të mbajtur më 10-11 mars 2022 vendosën, që Evropa të bëhej ekonomikisht më e qëndrueshme ndaj krizës, që importet ruse të energjisë dhe të gazit të lëngshëm të reduktohen maksimalisht, që Evropa të bëhej e pavaruar energjitikisht. Pra sipas tyre, tri rrugët për t'u bërë më e pavarur nga Rusia do të ishin diversifikimi, efikasiteti i energjisë dhe energjia e rinovueshme e shpejtë. Dhe më specifikisht, Evropa do të bëhet e pavarur, kur të diversifikojë tregun e hidrokarbureve. Kjo do të thotë, që ajo duhet të gjejë ofrues të tjerë të gazit natyror të lëngshëm (LNG), si p.sh. nga SHBA-ja, Katari, Norvegjia, Nigeria, që është eksportuesi i tretë  më i madh në botë i gazit të lëngshëm, etj. Kjo do largonte kontinentin plak nga ndikimi rus në fushën energjitike. Por në këtë ka një handikap të çuditshëm: infrastruktura e zhvilluar në mënyrë të pabarabartë në Evropë. Kjo do të thotë mungesë të madhe të tubacioneve gazsjellëse në pjesën më të shumtë të kontinentit. Këtu mund të përmendim infrastrukturën fantastike në Spanjë, ndërsa në Gjermani kjo mungon totalisht. Prandaj BE-ja vendosi, që të krijojë një infrastrukturë të re dhe më efikase duke bashkuar të gjitha furnizimet me gaz e energji, që të jetë e përgatitur ndaj krizave të mëvonshme të mundshme. Por çështja më e nevojshme duhet të jetë reformimi i Bashkimit Evropian, kjo do të thotë, që duhet të krijohet një koncept i ri për BE-në e sotme, ku çështja kryesore nuk duhet të jetë më sigurimi i paqes, por kërkimi dhe hulumtimi për idetë dhe perspektivat e reja për një Evropë të përbashkët që i mundëson asaj të reagojë në mënyrë të përshtatshme dhe të shpejtë dhe t`u bëjë ballë krizave dhe sfidave të së ardhmes. Prandaj mendoj, se Evropa duhet të “ribashkohet” për t`iu përshtatur situatave të sotme dhe të ardhshme, sepse nëse evropianët nuk lënë ndasitë dhe divergjencat midis tyre për hir të një të ardhmeje më të qëndrueshme në të mirë të të gjithëve, atëherë ai ka për të shkuar drejt shpërbërjes dhe ndarjes totale. Prandaj vetë evropianët nuk duhet ta lënë, që kjo të ndodhë, por t`i vënë forcat për ta shpëtuar. Dhe lufta në Ukrainë është pika mbështetëse e këtij bashkimi të ri.