BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Opinion / Editorial

Lufta për para e pasuri në Shqipëri

Lufta për para e pasuri në Shqipëri

Historikisht lufta për para e pasuri ka qenë shumë e pandershme, se në varrezat e heshtjes së përjetshme ka mbuluar me vello të mistershme edhe krimet më të ndyra edhe krimet më të tmerrshme. Në sytë e fajdexhiut dhe spekulantit, lufta për para e pasuri merr formën fantastike të fatit. Në Shqipëri, rrugën e luftës për para e pasuri e shtroi Saliu dhe shokët e tij, komunistët e konvertuar në demokratë, që tri fjalë të zeza u shkojnë shumë për shtat: tradhtarë, katilë, kusarë. Pra, lufta për para e pasuri në sytë e Saliut dhe të shokëve të tij, mori formën fantastike të korrupsionit, të krimit, të degjenerimit të paparë, shumë më keq se në kohën kur kishte bejlerë e agallarë, se u bënë komunistët pronarë, qenë e zagarë. Në këto vitet e demokracisë, lufta për para e pasuri në Shqipëri, sidomos në qeverisjen e shokut Sali, e bëri njeriun të shesë e të blejë në çdo kohë, në çdo vend, çdo gjë… Edhe veten e tij, me shpirtin e zemrën, me dashurinë e lavdinë, me ndërgjegjen e pozitën shoqërore, me talentin e postet shtetërore. Në këto vite lufta për para e pasuri në Shqipëri nuk njohu kufi. Në kohë e hapësirë, ajo sa vjen bëhet më egërsirë, merr në qafë të vjetër e të rinj, thellon hendekun, këput zverkun me shumë egërsi. Mjerë ne të vegjlit, ne të varfrit!Ata të dhjamosurit, deputetët, ministrat, zyrtarët e lartë, tregtarët, bashkë me ta edhe djajtë e ferrit, janë lidhur fort, fort po të them, me botën e parasë dhe të interesit. Lufta për para e pasuri në Shqipëri në këto vite, bëri kurban gjysh e gjyshe, baba e nënë, vëlla e motër. Ajo të shpërthen si minë në vatër. Në këto vite ajo bëri që disa njerëz, t’i ndryshojnë pikëpamjet, mbi sendet dhe vlerat e shoqërisë. I bëri ata ca qenie zemërgur, të ftohtë, të ftohtë si akulli e të zhdërvjelltë si gjarpri, të zhytur thellë në gjahun e pasurisë. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri mendimin e bukur e flak tej, se borgjezëve të rinj nuk u rrjedh gjak i kuq ndër deje, por gjak i zi. Ajo vetëm mendimin e përhershëm të pasurimit në ballë të veprimit e vendos. Shpirtin dhe zemrën, i zvogëlon, i nguros… I thanë vazhdimisht në vite, se edhe gruaja e merr burrin, për para ose për stolisje. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri e bënë derrin ari, zullumqarin e vesh me flori. Ajo bën që disa njerëz, t’i shuajnë kujtimet në ndërgjegjen e tyre, se dëshira maniake, për të mbushur thesin e pasurisë, i humb përfytyrimet e vërteta, shpirtin e njeriut e boshatisë. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri, të poshtrit, hileqarët i bënë zotërinj. Ajo bën një hata të madhe, idealet e demokracisë i kthen në mirazhe boshe, që vetëm në letër kanë vlerë. Bindjet, mendimet dhe talentet i kthen në mallra, që shiten e blihen derë më derë. Sot lufta për para e pasuri në Shqipëri i shet dhe i blen me çmime qesharake idealet, si një copë pëlhurë, si një copë bukë dhe fare s’ka turp, se për cilën bien daullet. Sot lufta për para e pasuri në Shqipëri, është e pabesë, kaotike, se nga të hedhesh sytë sheh tablo të shitjes së çdo gjëje. Një tregti cinike me bindjet dhe idealet. Prostitucioni i jetës ideologjike, një stuhi që nuk ndalet… Megjithëse po mbushet një çerek shekulli demokraci, ne na mbiu në sy vetëm një njeri me emrin Sali dhe shokët e tij. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri, pushtetit të shokut Sali dhe të shokëve dhe miqve të tij, në themel prona i shtron. Prona e para, idealet e vetme të cilave u përulet, u beson. Përfaqësuesit e saj i ka pushtuar fodullëku, thatësia shpirtërore. Tek ata është gërshetuar gënjeshtra me hipokrizinë. Le t’i marrë lumi njerëzit e mirë… Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri është luftë për fitime të mëdha, kryelartësia e një despoti, se qeveritarë dhe tregtarët, ata, mashtruesit dhe kusarët, kanë të bëjnë gjithmonë, si idioti me lëkurën, asnjëherë me zemrën, e kanë kthyer në pronë dhe femrën. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri, për të ndershmen natyrë, si unë dhe shokët e mi, është e tmerrshme, e ndyrë. Ndërsa për hileqarin, kusarin, njeriun pa fytyrë, njeriun fodull e grabitqar, që të ngjallë vetëm neveri, është më e shtrenjtë se sytë e tij. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri, është egoizëm pa fre, i vetmi motor vendimtar i botës së pronësisë. Ata që janë në ballë të kësaj lufte nuk kanë zemër e shpirt, por vërsulen si një bishë edhe ndaj foshnjës që pi sisë. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri është më e madhja dëshirë. Ledit dhe xhentëlmenët tanë i bënë hajvanë me brirë. Edhe pa din edhe pa iman, me vese të ulta, meskine, të trashë dhe egoistë, performanca e tyre-neveritëse. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri, njerëzit i drejton nga tarafi, nga ndjenja e verbër, nga interesi personal, se drejtësia nuk ekziston. Nuk e gjen dot në institución, por shitet e blihet në pazar, si mishi, si molla, si djathi. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri nxjerrë në shitje gjithçka…Gjithçka që është e shtrenjtë për njeriun e për shoqërinë, mbuluar me petkun e vlerave false, ku zotëron dukja mbi esencën reale, se lufta për para e bënë njeriun, rob të kapriçove sentimentale. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri, është greminë tragjike, që ndanë ëndrrën nga realiteti, e bekon dhe shteti. Është jetë e ulët, vulgare. Ajo përqafon idealet mediokre, imiton modelet perëndimore pa ndjenjë të vërtetë njerëzore. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri e ka bërë njeriun viktimë të parasë, pronës, interesit. Ajo ka zbrazësi dhe nulitet idealesh, se njeriu i mirë pa dëshirë, nga një mbrojtës i flaktë i progresit, përfundon pa asnjë mëdyshje, si një agjent ekstra-ordiner i shtetit. Lufta për para e pasuri në Shqipëri i bën borgjezët e rinj në shpirt më të zinj, me një të çuditshme performancë, që shigjeton dritë neverie dhe mëshirim ambicie, ngushtësi shpirtërore, zemëregërsi dhe arrogancë. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri e bën kohën të turbullt. Me krizë veprimi, me mungesë besimi, me kthesë të patosit ideor. Politikanët e qeveritarët kalorës të frazës që mbajnë urë zjarri në dorë. Lufta për para e pasuri sot nuk është lojë me kukulla, se në aktivitetin shoqëror u jep mundësi zhvillimi anëve të këqija, të ulta. E bën njeriun e kulturuar gjahtar pa princip të suksesit, ose fanatik të ngushtë, të tërbuar.

Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri e bën njeriun e pamësuar si një armë të verbuar në duart djallëzore e gjakësore, sepse është paraja në mes, kjo sustë e fshehtë e krimit, që ka çuar njerëzit dorë për dore në gradën e fundit të poshtërimit. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri, unë dua që të shkrihet papushtuar në llavën e papërmbajtur të revoltës e të përpjekjeve njerëzore, si çdo gjë e keqe, e shëmtuar. Dua që t’i thuret lavdi punës së ndershme, por unë nuk e quaj fitore ngjalljen e instinkteve të turmës së njerëzve. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri nuk është lojë e maces me miun. Është luftë për jetë a vdekje… Është më e madhja përndjekje, që e mbanë të shtypur njeriun, që jetën e sakaton deri në vdekje, se demokracia heq e vuan, kur aspiron për ideale të rreme. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri dhe esencën e vërtetë të fesë e drejton nga tarafllëqet politike, nga interesat materiale të njerëzve. Ajo udhëhiqet nga ndjenja e verbër, nga ndjenja e pamëshirshme e lidhjes së ndjenjës fetare me impulset më të ulta, më të frikshme. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri, përpjekjen e njeriut për një jetë më të mirë e lidh me zinxhirët e nulitetit. Heroin romantik, të zbehur, me plane të ulta vulgare. Vulën e frymës së kohës, me të rinjtë e të rejat pa ideale. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri, kalit në farkën e mundimit gazetarë pa cipë dhe pa principe. Ajo e kthen gazetarinë nga armë në një zanat pa bereqet, që nuk ka as turp, as ndërgjegje. E kthen gazetarinë në një dyqan, ku publikut i shet fjalë për çdo lloj ngjyre. Lufta për para e pasuri sot në Shqipëri, në çfarëdo lloj allishverishi edhe në çdo lloj krimi perfomon e veshur si çupkat e udhëve. Prandaj duhet të ndodh një mrekulli, që një dashuri e pastër, që një dashuri fisnike, të lulëzojë në zemrën e një prostitute. Dhe kjo mrekulli e ka emrin drejtësi.