BREAKING NEWS

Parlamenti Europian “ngrin” negociatat me Serbinë në BE, zbardhet dokumenti nga Strasburgu që po shkakton “tërmet” në Ballkan, kushti i fortë që rrezikon dhe anëtarësimin e Shqipërisë

Parlamenti Europian “ngrin” negociatat me Serbinë në BE,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe/ Lindita Nikolla jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçe mësuesja dhe drejtoresha e palodhur dhe model, anëtarja e këshillit të Bashkisë Tiranë

Humbje e madhe/ Lindita Nikolla jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta në
x
BREAKING NEWS

Dosja Meta, drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve zbardh detaje të reja: Ne vetë nuk kemi bërë hetim, por...

Dosja Meta, drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve zbardh detaje të
x
BREAKING NEWS

Genta Sula zbulon si u zhdukën "dosjet e nxehta" të ish-Sigurimit të Shtetit

Genta Sula zbulon si u zhdukën "dosjet e nxehta" të
x
BREAKING NEWS

Deklarata tronditëse e kryetares së Autoriteteve të Dosjeve: 78 personalitete që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, vijojnë ende punën

Deklarata tronditëse e kryetares së Autoriteteve të Dosjeve: 78
x
BREAKING NEWS

“Ka vite që në Shqipëri nuk ka më të djathtë dhe të majtë”, Lorenc Vangjeli bën deklaratën e fortë: Kemi një opozitë që suksesin e saj e shikon duke pritur dështimin e pozitës, s’ka marrëzi më të madhe se...

“Ka vite që në Shqipëri nuk ka më të djathtë
x
BREAKING NEWS

Raportet me PD, Yuri Kim: Alibeajn e takoj në cilësinë e një kryetari të Partisë Demokratike! Ja çfarë thotë për Berishën

Raportet me PD, Yuri Kim: Alibeajn e takoj në cilësinë e një
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i fortë i ambasadores Yuri Kim: Anëtarësimi në BE i Shqipërisë rrezikohet nga futja e...

Paralajmërimi i fortë i ambasadores Yuri Kim: Anëtarësimi
x

Opinion / Editorial

Lufta politike bëhet nën flamurin kombëtar, për interest e Partise jo të kombit!

Lufta politike bëhet nën flamurin kombëtar, për interest e

Në kohën e PPSH dhe Enver Hoxhës,ne e pranuam ndihmën e huaj por luftuam hegjemonizmin se nëqoftëse do të mbylleshim nuk do të zhvilloheshim kaq shpejtë! Pas kësaj ne ndërtuam Socializmin me forcat tona,duke u mbështetur në burimet tona natyrore. Siguruam pavarësinë ekonomike, politike, ushtarake. Perëndimi e izoloi Shqipërinë,kurse tani dyert janë hapur,por a e shikoni se ku kemi arritur! Koha ecën ,nuk qëndron në vend por Historia mban shënime dhe argumenton me data e fakte pa përpunuar të vërtetat historike  se  Pluralizmi politik ishte “një farsë “. Për çdo gjë duhet mare leje nga ambasadat e huaja! Populli shqiptar është shumë më i zgjuar se sa e mendojnë politikanët tanë që na drejtojnë!Nuk ja vlen të mbyllim një vrimë ,të rrëzojmë një qeveri, kur nesër qeveria e PD do të sjelli dhjetë fishin e dëmit! PD është provuar këto 32 vjet që e nisi me urën e zjarrit në dorë duke shkatërruar industrinë dhe ekonominë e vendit  me teorinë e zerove, çeku i bardhe,tregtia me Serbinë, falja e territorit Greqisë, grabitje dhe korrupsion i paparë, lidhje me mafien dhe qarqet antishqiptare për pasurimin e oligarkisë! Dhe për çudi klasa politike që drejton akuzon komunizmin për gjithë këto dështime dhe kërkon të nxjerri jashtë ligjit Partitë Komuniste! Ne paralajmërojmë se nuk mbajmë asnjë lloj përgjegjësie për çka mund të ndodhi! Bota është në rrezik nga uria për shkak të luftës në Ukrainë”, thonë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara. Rusia është eksportuesi i parë në botë i grurit dhe Ukraina është e pesta. Gati 50 vende të botës varen nga importi i grurit nga Ukraina ose Rusia (balkan.aljazera.net). Kanë ardhur vite të vështira kur, më në fund të gjithë duhet të kuptojnë se sa e gabuar është të mbështetesh ekskluzivisht në tregun e jashtëm, domethënë të mos zhvillojë prodhimin e tyre, në radhë të parë të ushqimit dhe energjisë. Bota sot vuan për shkak të njerëzve pa vizion dhe politikave të tyre të gabuara, për dekada të tëra. Të gjitha deklaratat e OKB-së në lidhje me uljen ose zhdukjen e varfërisë dhe urisë në botë kanë mbetur një kartë e vdekur, ndërsa numri i miliarderëve po rritet jashtëzakonisht. Çmimet nuk rriten, ato çmenden! Nuk janë vetëm energjia dhe ushqimet bazë që rrisin çmim, por gjithçka që do të thotë jetë për të jetuar një person. Jo të gjitha produktet janë kaq të varura nga rritja e çmimeve të energjisë ose importet nga vendet prodhuese, pasi prodhuesit dhe tregtarët janë të uritur për fitim! Të gjithë po përfitojnë nga kriza e madhe ekonomike, siç po bëjnë kompanitë farmaceutike, veçanërisht prodhuesit e vaksinave gjatë pandemisë Covid-19. Njerëzit e gjallë e të guximshëm dëshmojnë, kundërshtojnë dhe mbrojnë, sehirxhinjtë servilët ,vëzhgojnë, kundërshtarët kritikojnë ,tani e ka radhën historia ta shkruaje! Partia Demokratike me te ardhur në pushtet ndryshoi Kushtetutën ku çdo paragraf i saj ka konflikt me vetveten! Në fraza të përgjithshme flitet për-lirinë, në prapaskenë -zhdukjen e lirisë” dhe shqiptarët u kthyen një plaçkë tregu!Një fushatë e madhe antikomuniste mashtrimesh akuzash e kundër akuzash ka filluar ku viktimat janë të rënda sa malet ndërsa përgjegjësitë e pushtetarëve janë më të lehta sa pendët".PD miratoi ligjin 8001 dt 26.09.1995 :”Për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike,ideologjike dhe fetare”.  Objekti i ligjit -neni 3 përcakton :” nuk mundet te zgjidhen paskëtaj në organet qendrore dhe lokale të pushtetit dhe as të emërohen ne administratën e lartë të shtetit,ne sistemin gjyqësor dhe masmedia …. kush ka qenë deri më 31 mars 1991, ish anëtar i byrosë politike dhe te KQPPSH dhe PKSH,ish ministra deputet ish anëtar të këshillit presidencial, ish kryetar te Gjykatës Larte,ish prokurore,ish sekretaret e parë te PPSH ne rrethe, ish punonjës te sigurimit te shtetit, ish bashkëpunëtor si dhe denoncuesi”. Pas dy muajsh PD e thelloi me Ligjin 8043 dt 30.11.1995”Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”. Në “Nenin 2”, thuhet “Objektivi:” - nuk mundet te zgjidhen paskëtaj në organet qendrore dhe lokale të pushtetit dhe as të emërohen ne administratën e lartë të shtetit, ne sistemin gjyqësor dhe masmedia nga 28.11.1944 deri më 31 mars 1991 : ish anëtar i byrosë politike dhe te KQPPSH dhe PKSH,ish ministra deputet ish anëtar të këshillit presidencial, ish kryetar te Gjykatës Larte,ish prokurore,ish sekretaret e parte te PPSH ne rrethe,ish punonjës te sigurimit te shtetit,ish bashkëpunëtor si dhe denoncuesit… “. PD dhe Sali Berisha krijuan firmat piramidale dhe deklaroi se leku ishte me i pastër se dollari  dhe grabiti gjithe populli dhe kjo bëri që të shpërthejnë revoltat në vitin 1997 dhe largimin nga pushteti të PD  dhe solli në pushtet Partinë Socialiste ! Partia Socialiste mori pushtetin por nuk ndryshoi asgjë sepse punën e vërtetë” shtetërore e bëjnë dhe e zbatojnë prapa perdes në fshehtësi, diplomatët e huaj, departamentet, zyrat,shtabet, patronazhist ,militantët etj .” Jeta e popullit nuk u përmirësua! Vjedhjet ,krimet, korrupsioni, mashtrimet u shtuan! Partia Socialiste miratoi Ligjin 8219 dt 13.05.1997 ku i beri disa ndryshime ligjit 8001 dt 26.09.1995:”…por e la në fuqi përcaktimin “nuk mundet të zgjidhen deputet pastaj,kryetar bashkie dhe as të emërohen ne administratën e lartë të shtetit,në sistemin gjyqësor dhe masmedia ata që kanë shërbyer deri më 31.12. 2001, ideatorët zbatuesit e krimeve te mësipërme që kanë qenë :deputet,President Republike,anëtar qeverie,sekretar shteti, zëvendës, drejtor i përgjithshëm në presidence, administrate,kuvend,qeveri ministri,guvernator, zv/governator drejtor te Bankës Shtetit, gjeneral, kolonel, prefekt, kryetar bashkie, shefa shërbimit informative, te ushtrisë e SHISH, shërbimit informativ te rendit (SHIR)ne gardën e republikës,shefa komisariati,shef policie, drejtues ne RTVSH, ATSH,redaktor, gazetar si dhe ne funksionet financiare , ne universitete e shkolla te larta…”. Pasi mashtroi elektoratin për 8 vjet sot në vitin 2022 PS kërkon të miratoi ligjin për nxjerrjen jashtë ligjit partitë komuniste ,për tu treguar besnike ndaj perëndimit dhe SHBA! Populli e di mire se politika PD+PS+LSI është një kompromis i kalbura,sepse punësimi, biznesi janë bërë bastione me patronazhist partiake. Këtë e pasqyron më mire kronikat e zeza në TV deri edhe tek akuzat për spiunë të ish Komandantëve të Përgjithshëm të FA  ish dy presidenteve Ilir Meta e Sali Berisha ! PD+PL në mënyrën më mafioze më primitive kanë shpallur shtatorin 2022 si muaj rebelimi! Sa here e ka futur popullin në qorrsokak e djathta shqiptare ?? Por edhe fakti që qeveria  shkarkon një ministër, kryetar bashkie, Prefekt, shef policie, drejtor burgu e etj, vërteton se është një kompromis i kalbura se gjaku i popullit do  derdhet sërish në rrugët, për argëtimin e oligarkëve. Sistemi borgjez, është në krizë të thellë e cila do ta çojë drejt shkatërrimit!  Duhet të jetë plotësisht i qartë - një zgjim vendimtar i vetëdijes në masat e nënshtruara , zgjimi i rezistencës në vetë klasën punëtore! Vetëm Marksizëm Leninizmi "Dielli i së Vërtetës" Revolucioni proletar ,kryengritja popullore e udhëhequr nga Parti Komuniste mund ta ndryshojë këtë gjendje!