BREAKING NEWS

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e vet Ballkanin Perëndimor pas refuzimit të BE dhe pse Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk “e fundosi” vetëm Bullgaria

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për Ukrainën

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x

Opinion / Editorial

Lulzim Basha, antiteza e politikës së vjetër

Lulzim Basha, antiteza e politikës së vjetër

Sot, ashtu  si gjithmonë, për shqiptarët janë jetike marrëdhëniet me SHBA-të. Në këtë prizëm e këndvështrim duhen parë interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve dhe prandaj duhen parë e vlerësuar gjithmonë SHBA-të. PD-në dhe Bashën SHBA       i konsiderojnë partner të besueshëm e serioz dhe jo korrupsionin dhe as ata të cilët SHBA i shpall “non grata”. Në këtë linjë me SHBA janë edhe BE.  Problemi i Partisë Demokratike ishte Berisha dhe e vjetra, ndërsa Lulzim Basha dhe e reja janë  zgjidhja. Problemi sot për Shqipërinë janë pushteti dhe keqqeverisja superkorruptive dhe e papergjegjshme para kombit e Edi Ramës, korrupsioni gjithnstitucional  dhe e gjithë elita politike e vjetër, ndërsa  zgjidhja e ndarja me të shkuarën ,pra zgjidhja ishte dhe është Basha dhe elita politike e re.  Shqiptarët më në fund kanë nevojë e domosdoshmëri për një Shqipëri,  për një politikë  dhe për  një pushtet që punojnë e mbrojnë interesat gjithkombëtare, të cilat Tiranës i kanë munguar prej 100 vitesh.Pra Shqipërisë i duhet një elitë politike e re  me   vizion , mision e që është në kundërshti dhe në antitezë me politikën e vjetër. Fakti që Partia Demokratike ka 9 vite që është në opozitë, vertetoi se problemi i Partisë Demokratike ishte, por vazhdon që të jetë akoma Berisha dhe politika e vjetër e akumuluar në të ashtuquajturin grupi regresiv i rithemelimit, apo më sakt do të quhej si grupi i vjetër i uzurpimit dhe riciklimit të mbetjeve, rrangallave dhe fantazmave të politikës së vjetër, si dhe i disa të rinjve egoist e të padinjitetshëm të cilët iu lëpinë të vjetërve ose duke u bashkuar me ta, apo edhe duke pritur e fërkuar duart që ta zëvëndësojnë ata Bashën, pavarësisht se nuk kanë as aftësi  e as meritë për të qenë as deputetë të parlamentit. Zgjidhja e Partisë Demokratike, ringritja, ndarja me të shkuarën dhe nga fantazmat e së kaluarës; ndarja me tranzicionin dhe ardhja në pushtet e Partisë Demokratike dhe si parti proamerikane ishte misioni,vizioni dhe përkushtimi i Lulzim Bashës dhe i disa bashkëpuntorëve të tij. Grupimi rreth foltores i demokratëve , të atyre që vazhdojnë e mashtrohen edhe për pak kohë, pasi tani edhe ata u bindën se cfarë farse ishin zhvillimet foltoristike,  në fakt e ka përcare PD-në dhe i shërben mjaft mirë që Edi Rama të penetrojë e te sundojë edhe pak kohë, ashtu sikurse edhe në këto vite rezulton se e vjetra, korrupsioni, padrejtësia dhe antiamerikanizmi i kryefoltoristit dhe të shpallurit “non grata” dhe i disa personave me role kyc në PD e ka mbajtur në pushtet Edi Ramën , dhe ata janë sot në krye të Partisë së Foltores. Pra ata shpifësit që e akuzonin Bashën se bashkëpunonte me Ramën ,këta vetë tashmë dolën zbuluar se ata mbështesin Ramën , antiVeting-un dhe antiamerikanizmin e korrupsionin.U pa se cfarë përfaqësojnë foltoristët dhe Berisha, ata janë: e shkuara që identifikohen me korrupsionin,antiligjin, antidemokracinë, antiamerikanizmin dhe me mashtrimin.Basha ishte dhe është antiteza e tyre.