BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

Lulzim Basha sulmohet nga e gjithë politika e vjetër

Lulzim Basha sulmohet nga e gjithë politika e vjetër

Berisha, Nano, Meta e Rama janë 4 zullumqarët që e mbajtën peng Shqipërinë, zhvillimin, progresin, demokracinë, drejtësinë dhe integrimin e Shqipërisë për 30 vite të tranzicionit. Kush më shumë e kush më pak, të katër këta vijnë nga regjimi kumunisto-enverist, të formësuar, të edukuar dhe të shkolluar në shkollën dhe përvojën ideologjiko-komuniste, ateiste e antinjerëzore të regjimit kriminal marksist-leninist. Të katër këta janë pengmarrësit, autorët e shkaktarët e stërzgjatjes së këtij tranzicioni rrënimtar e shkatërrimtar në Shqipëri; këta janë zullumqarët dhe keqbërësit publik e kombëtar që instaluan sistemin kriminal, grabitqar e hajduto-korruptiv në Shqipëri e që e rrënuan sistemin demokratik e ligjor apo më saktë, këta të katërt janë ata që punuan për interesat e tyre personale kundër Shqipërisë, kundër interesit kombëtar, kundër demokracisë, kundër integrimit e pro hajnisë, krimit e korrupsionit. Oksigjeni që i mbajti në krye të Shqipërisë këta zullumqarë janë jo vetëm partitë politike PS, PD e LSI, por janë edhe mediat dhe mercenarët mediatikë manipulues, të blerë e të shitur; janë edhe intelektualizmi dhe intelektualët, pseudodijetarët halabakë, servilë e sahanlëpirës që u rreshtuan në taborë mbrojtësish e propaganduesish të këtyre 4 shtriganëve. Shqiptarët të ndarë e të përçarë prej këtyre 4 zullumqarëve dhe të partive personale të tyre ua besuan, i votuan e i mbajtën të katër këta në politikë e në pushtet prej 30 vitesh. Dhe ky “pëlqim” apo ky gabim i shqiptarëve ka bërë të mundur që vetë shqiptarët të pësojnë e të vuajnë me meritë këtë realitet traumatik, sepse ashtu siç është komuniteti ashtu atij komuniteti i erdhën në krye edhe politika edhe pushteti edhe qeveria. Prandaj SHBA-të dhe BE duke e parë këtë farë derexheje ku është degdisur vendi, shteti, shoqëria, ligji, demokracia e drejtësia nga këta 4 ustallarët e rrënimit e të shkatërrimit dhe duke parë që shqiptarët nuk ishin vetë në gjendje për të dalë nga ky qorrsokak, atëherë SHBA-të dhe BE më në fund ndërhynë duke ngritur drejtësinë nga e para, pra duke miratuar vetingun si i vetmi mjet reformator e jetik që do ta shpëtojë Shqipërinë, shtetin, shoqërinë dhe do ta vendosë sundimin e moralit e të ligjit. Dhe Lulzim Basha duke mos qenë as si Berisha, as si Nano, as si Meta e as si Rama, pikërisht për këtë arsye atë e sulmojnë gjithandej e gjithë politika e vjetër e degraduar, e korruptuar, e kriminalizuar dhe e dështuar në aleancë me mediatikët, analistët, opinionistet e intelektualët servilë, sahanlëpirës e të padinjitet, të cilët shiten për pak interes te paraja e te pushteti. Kundër Lulzim Bashës është e gjithë politika e vjetër e këtyre 30 viteve, janë të gjithë ata politikanë e pushtetarë si ishët dhe ata të tanishëm, të cilët kanë përfituar nga politika e pushteti; kundër Bashës janë ata që kanë abuzuar, vjedhur e grabitur prona, pasuritë dhe paranë publike. Por me Bashën është e ardhmja që do të triumfojë kundër dhe duke i dhënë fund këtij tranzicioni, i cili është marrë peng nga të këqijat dhe korrupsioni.